Një tregtar armësh me lidhje të ngushta në Britani thotë se ka provat që vërtetojnë se Nikolas Sarkozi ka marrë miliona stërlina nga colonel Gedafi, në mënyrë të paligjshme.
Ziad Takieddine, 62 vjeç, këmbëngul se ish-diktatori i Libisë ka mbuluar financiarisht fushatën presidenciale që u fitua nga Sarkozi në 2007-n.
Ai thotë se pjesa më e madhe e parave është paguar në periudhën dhjetor 2006 – janar 2007, pra 5 muaj para ardhjes në pushtet të Sarkozisë.
Dëshmia e pasanikut që merret me tregti armësh vjen pas disa pretendimesh të hedhura nga dëshmitarë të tjerë, të cilët ngulin këmbë se Sarkozi ka qenë një kryetar shteti i korruptuar.
Ligji francez u ndalon kandidatëve të marrin pagesa kesh që i kalojnë 6.300 paudët, por sipas dëshmitarit, donacionet e Gedafit janë depozituar në llogari bankare në Panama dhe Zvicër.
Një dokument në gjuhën arabe tregon se si Gedafi ka dhënë aprovimin e tij për të mbështetur financiarisht fushatën e Sarkozisë me një shumë prej 50 milionë euro.
Paratë kanë shkuar në destinacion përmes Takieddine, i cili ishte mediatori mes sundimtarëve arabë dhe politikanëve francezë. Gjithashtu, edhe djali i Gedafit, Saif-Al Islam Gaddafi, ngul këmbë se Libia ka financuar zgjedhjen e Sarkozisë si president.
Takieddine ka një pasuri që kap vlerën 100 milionë paund. Ai është nën hetim për rolin e luajtur në çështjen “Karaçi”, për të cilën ai thotë se nuk ka bërë asgjë të gabuar. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Mire si shkrim,por duhej thënë edhe si reagoi medja franceze.Media italiane publikoi dyshimet e mëdha të show me vrasje te Gedafit,kohe me parë!Eshte kanali i Berluskonit,Italia 1-ai qe dhe sensacionin e parë se Kadafi i vertete nuk ështe vrare.Ai qe pretendonte se e kish vrare dhe i kish marrë dhe pistoletën e artë,doli falls.Mos harroni zerat ne italisht kur lincohej “kadafi”,No,no,fermati!…”tek bertiste dhe asnje italian gjer tani nuk del në TV të konfirmojë prezencën.Mos harrojme se Kadafi kishte 9 Kadafe sozi dhe vetem njeri u vra!…(me kurth te shërbimeve franceze,italiane…Ku është Kadafi i vertetë?Bota asnjehere nuk do bindet se ai u vra ne menyre banale!…Perkundrazi…parate qe ai ka shpenzuar,i kane siguruar nje pleqeri te qete me emer tjeter dhe futyre krejt tjeter…