Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Të lindet një njeri,
Nga gjin’i dheut tonë të rim me lot të vakët,
Nga thelb’i shpirtit tonë që shkrihet me dëshirë të flakët,
Për një gen të ri, – Të lindet një njeri“. Migjeni
Thirrja e sipërcituar e Migjenit, e ndikuar nga Niçe, ndonëse duket sikur kërkon lindjen e një “mbinjeriu” që të ndryshojë vendin, në të vërtetë është thirrje për zgjim të ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare. Si njeri që vuante nga ato që shihte në atdheun e tij dhe nga dhimbja që ndiente për prapambetjen dhe vuajtjet e popullit shqiptar, Migjeni kërkonte ndërgjegjësimin shoqëror dhe qytetar për domosdoshmërinë e ndryshimit rrënjësor të ndërgjegjes individuale, vetëdijes kolektive dhe angazhimit për progres kombëtar.
Nuk ka dyshim se një njeri i vetëm, kushdo qoftë dhe kurdo veproftë, nuk mund ta çojë vendin dhe popullin atje ku duhet të jetë, në rrugën e progresit, drejtësisë dhe humanizmit. Nevojitet një frymë dhe frymëzim shoqëror, një vetëdije e shumicës së popullsisë për domosdoshmërinë e ecjes në rrugë të drejtë dhe për nevojën që secili të sillet si qytetar, por edhe të kërkojë nga bashkësia të cilës i përket të bëhet e ndërgjegjëshme për rëndësinë dhe vlerësimin maksimal të Kodit Moral dhe ligjshmërisë.
Një shoqëri ku mbisundon individi përçmues ndaj moralit shoqëror dhe nënvlerësues e shkelës i rendit juridik, ajo shoqëri nuk mund të shkojë kurrë drejt progresit material dhe humanizmit social.
Rasti i mëposhtëm, një rast i vërtetë dhe i jetuar tani afër, flet shumë për degradimin tonë moral si shoqëri dhe për “autostradën moderne” që ne i kemi ndërtuar vesit dhe ligësisë. Miku im Haliti* është një 60 vjeçar nga periferia e Lezhës. Qysh në moshë fare të vogël ka pasur fatin e keq të bëhet invalid i pashërueshëm dhe këtë fakt e ka vuajtur fizikisht dhe shpirtërisht.
Duke qenë i tillë fizikisht por krejt normal nga ana e intelektit dhe dinjitoz nga karakteri, Haliti ia ka dalë të gëzojë, jo vetëm dashurinë e familjarëve dhe të fisit, por edhe respektin e atyre që e njohin. Meqë nuk ia ka dalë të krijojë familje dhe prindërit i kanë vdekur tani vonë, ai jeton vetëm në shtëpinë që i kanë lënë prindërit dhe nuk vuan nga ana financiare për shkak të një pensioni dinjitoz që ka si invalid.
Para pak ditëve Haliti iu drejtua spitalit të Lezhës dhe u fut në radhë për t’u vizituar tek mjeku pneumolog V. Gj. Meqënëse nuk po ndihej mirë duke qëndruar në këmbë, dhe nga frika që i kallnin shumica e njerëzve që prisnin në korridor takimin me mjekun, por pa mbajtur kurrfarë maskash anti-kovid, i kërkoi infermieres ta fuste pa radhë për vizitë.
Pasi infermieria mori pëlqimin e mjekut Halitit iu mundësua takimi jashtë radhe. “Sapo hyra brenda dhe i përshëndeta, e gjykova të arësyeshme t’i vë në tryezën e mjekut dhjetë mijë lekë të vjetra si mirënjohje për nderën që më bëri duke mos më lënë të pres”, – më tha Haliti dhe vazhdoi: “Kur prisja një “faleminderit”, në mos refuzimin e mjekut për të marrë paratë, mjeku iu drejtua infermieres me ironi dhe nervozizëm: E shikon? Na vendos dhjetë lekësha në tryezë?! Pse, për dhjetë lekësha jemi mangut dhe dalim të punojmë ne?! Pu, pu, puu!”
Mbeta krejtësisht i stepur dhe i zhgënjyer- vazhdoi tregimin Haliti. -Fillimisht kujtova se e kishte me shaka por fytyra dhe gjestet e tij flisnin për të kundërtën. Nuk fola por i mora paratë dhe i futa në xhepin tim. Infermierja vetëm heshti. Sapo mbaroi vizitën mjeku, u ngrita dhe, duke ikur, ia hodha paratë sërish mbi tryezë.
Haliti ndaloi së foluri dhe filloi të psherëtinte. Pastaj tha se ia bënte hallall bakshishin, por nuk ia falte kurrë moralisht reagimin atij mjeku. Kur i thashë se ai mjek meritonte një kallëzim penal, Haliti buzëqeshi dhe pastaj m’u përgjigj i inatosur:
“Pse, për ta denoncuar po t’i tregoj unë ty këto? Unë po të tregoj, o miku im, se në çfarë shoqërie jetojmë dhe çfarë morali na rrethon dhe nuk dua që ky fakt të bëhet publik pasi, jo vetëm që bakshishin ia dhashë pa ma kërkuar, por nuk mund të zgjidhet asgjë. Të tillë ka shumë dhe jo vetëm në mjekësi.
Për ta qetësuar disi, i premtova se nuk do e “denoncoj” dhe e “inkurajova” duke i thënë: Mos u mërzit sepse Kryeministri Rama na ka premtuar hedhjen në hapësirë të dy satelitëve spiunë vitin tjetër dhe pastaj nuk ua mban më hajdutëve të na poshtërojnë.
-Dëgjo!- ma ktheu Haliti i mençur,- i vetmi satelit që mund dhe duhet t’i ndreqë këto probleme duhet të jetë shteti, mirëpo duket se “viruset” virtuale kanë depërtuar thellë në këtë satelit dhe nuk ka gjasa shërimi. Çfarë “sateliti” përdorte ai i para 1990 kur, megjithëse jam vizituar dhjetëra herë, nuk kam shpenzuar dhe as i kam dhënë kujt asnjë kacidhe?!
Duke i dhënë të drejtë Halitit dhe duke u revoltuar së brendshmi, e kam menduar disa herë rastin e tij, fatkeqësisht jo të vetëm, dhe kam pyetur veten: Po humanizmi, ku është humanizmi ynë, veçanërisht tek mjekët të cilëve iu besojmë shëndetin dhe jetën dhe i paguajmë për këtë punë?!

Haliti as ka kërkuar dhe as ka marrë kurrë lëmoshë apo dhurata nga të tjerët, megjithëse gjëja e parë që duhej t’i shkonte ndërmend një qytetari dhe njeriu human kur ndodhet përballë invalidëve si Haliti duhej të ishte ofrimi i çfarëdo lloj ndihme apo dhurate dhe jo kërkesa për t’i zhvatur ndonjë “bakshish”. Në pagat që marrin mjekët, të cilët e ushtrojnë profesionin dhe kryejnë punën e tyre në godina të ndërtuara me paratë tona, ndodhen edhe taksat që paguajnë Halitët, të paktën sa herë blejnë mallra në treg.
Duke kujtuar rastin e Halitit, nuk mund të mos na vijnë në mendje vargjet- thirrje të Migjenit: Të lindet një njeri! Fatkeqësia jonë është se “antinjeriun” e ndeshim shpesh dhe kudo. E ndeshim tek mjekët, por akoma më shumë tek punonjësit e drejtësisë, shumë prej të cilëve janë shndërruar thjesht në “hajna xhepash” duke e përdorur vendin e punës si qender ankandesh dhe peshoren e drejtësisë si “makinë të lojërave të fatit”.
Antinjeriu të shfaqet edhe në zyrat shtetërore, në kadastra, dogana, polici, tatim-taksa, në lejet për ndërtime kullash të panevojshme dhe në tendera e koncesione marramendëse, dhe kudo ku bëhet fjalë për fitime materiale e financiare. Shikoni çfarë bën drejtuesi i një kadastre në jug të Shqipërisë duke iu krijuar kushtet banditëve për rrëmbimin e dokumentacionit të pronave, çfarë kanë bërë drejtuesit e zyrave kadastrale në Shkoder, Lezhë, Durrës, Kavajë etj. duke bashkëpunuar me kriminelët e rrugës në tjetërsimin e pronave.
Të gjitha këto akte janë kryer në këmbim të shumave të jashtëzakonshme, duke mos përfillur asnjë normë morale dhe duke mos iu druajtur asnjë pasoje penale. Shikoni pastaj sa “zemërbutë” dhe “dorëlëshuar” janë treguar e tregohen prokurorë e gjykatës në hetimin dhe gjykimin e këtyre “antinjerëzve”.
Fakti që “antinjeriun” e ndeshim kudo dhe kaq shpesh, dhe se ky fenomen nuk pëson ndonjë ndryshim të madh pavarësisht faktit kush e drejton pushtetin, tregon pa mëdyshje se e keqja ka depërtuar thellë dhe gjerë në shoqërinë tonë dhe ilaçi i vërtetë nuk është thjesht ndërrimi i pushtetarëve por “të lindet njeriu”.
Avokatët e së keqes dhe borizanët e gënjeshtrave na thonë se shtrirja e këtij fenomeni buron nga varfëria ekonomike e shoqërisë tonë. Po, a mos vallë mjeku, prokurori, gjyqtari, ministri, zyrtari, kryetari i bashkisë e kështu me radhë, marrin rushfet sepse duan të mbijetojnë apo sepse duan t’i krijojnë vetes dhe familjeve të tyre luks dhe pasuri të pamasë dhe të pamerituar?!
Po biznesmeni që iu shmanget taksave, kryen punime të financuara nga buxheti i shtetit, por pa cilësinë dhe sasinë e duhur, pse e bën këtë?Për të mundësuar mbijetesën e familjes apo për të siguruar udhëtime e pushime luksoze e qejfi nga Dubai në Los Anxhelos?! Po trafikantët e drogës dhe të femrave, në realitet vrasës të trupave dhe shpirtërave njerëzor, çfarë i shtyn në këto akte kriminale, nevojat për mbijetesë apo dëshirat për jetë luksi pa bërë asnjë punë?!
Ngritja në qiell e kultit të parasë dhe mitizimi i individëve pa përmbajtje morale dhe kurrfarë kontributesh shoqërore, që po bëhet tash tridhjetë vjet me intensitet të frikshëm, nuk mund të sjellë gjë tjetër përveç shtimit të tipit shoqëror të klasifikuar si “antinjeri”.
Antinjeriut nuk kanë ç’t’i bëjnë satelitët, sado modernë dhe dobiprurës qofshin. Kundërhelmi i tij ka qenë dhe mbetet vetëm njeriu, njeriu me formim të plotë dhe me integritet të lartë moral, njeriu që ndjen përgjegjësinë shoqërore dhe jeton me ndjenjën kombëtare, njeriu që udhëhiqet nga humanizmi dhe i kontribuon të mirës shoqërore.
Satelitët nuk mund ta shpëtojnë Halitin, prandaj nevojitet “të lindet njeriu!”
*Haliti është pseudonim pasi personazhi i vërtetë që e ka pësuar nga “antinjeriu” nuk ishte dakord me publikimin e rastit të shëmtuar.

I nderuar Viktor!
Shkruan bukur,sakte dhe mbron fukarain,drejtesine dhe te ardhmen,por vetem kaq nuk mjafton!
Ju si gazete,por edhe e gjithe media nuk vini gishtin ne plage duke botuar artikuj qe japin zgjidhje te problemeve!
Keni marre shembullin e Migjenit te madh,por si ai akoma nuk ka lindur ne Shqiperi!
U mburr Rama para botes se ishte gati te pranonte mbi 4 mije afgane duke e justifikuar gjestin e tij prej deliranti dhe bajraktari otoman,se nuk pranova as dollaret e SHBA per te mbajtur afganet!
Me pas i tregoi botes se ne e kemi me KANUN(sa turp ne shekullin e 21 te mburresh me kanunin mesjetar),qe “shtepia ime eshte e zotit dhe e mikut”,se “ne kemi qene afganet e Europes dikur” etj,etj!
Vertet te jete kaq human ky njeri,kur prej 30 vjetesh ka mijra bashkeshtetas te tij,qe jane te NGUJUAR NGA GJAKMARRJA dhe qe jetojne mijra here me keq see afganet ne vendin e tyre,sepse grave dhe femijve u mungojne burrat dhe djemte e medhenj,te vrare apo te arratisur per jete nga frika e hakmarrjes duke lene familjet pa te ardhura,pa drita,uje,femijet pa shkolle,pa libra,pa luajtur dhe takuar me shoket dhe shoqet e tyre dhe duke mbetur edhe pa u martuar per jete etj?
Dhe eshte ky kryeminister,qe kurre nuk i ka zene me goje keta fatkeqe,ndersa afganet i ka strehuar me leket e shtetit fukara,ne hotele luksoze,me ushqim te pasur,me aktivitete te larmishme,me plazhe,shetitje,sherbime shendetesore etj,etj!
Jo,ky kryeminister e PERBUZ POPULLIN E TIJ,se ai punon kunder interesave te shumices se shqiptareve !
Rama eshte njeriu me i pa pershtatshem qe sot e 8 vjet eshte kryeminister dhe ne se qendron akoma,do ta coje Shqiperine ne HUMNERE me keq se sa eshte sot!
Vetem SHBA mund ta shporrin kete kuceder dhe media idealiste qe nuk mbush faqet me hallet e politikaneve,por te popullit!
I dashur, USA nuk mund te shporrin kanakarin e tyre, mua Edi Ramen pra! Une jam nje ushtar i bindur i tyre, sic ishte Enveri fillimisht ndaj jugosllaveve dhe rusve me pas, por qe per shkak te konjukturave gjeo-politike arriti te shkeputet nga ‘ta, ndersa une nuk do ta arris dot shkeputjen nga dara e daj Samit, por kjo nuk ka rendesi, sepse skllaveria te siguron buken e gojes! Pervec kesaj, e keni vene re borxhin qe ka arritur vendi yne nen usheheqjen time!? Une e kam skllaveruar tashme vendin tek Banka Boterore dhe Fondi Monetar, pa llogaritur borxhet ndaj Turqise dhe vendeve arabe, apo dhe gjobave te ndryshme, pagesa e te cilave do te vazhdoje per nja 1000 vjet! Te gjithe keta kreditdhenes me japin mua kredi, sepse une arris t’ua ktheje nga nje kest te vogel cdo muaj e cdo vit, pikerisht nga taksat qe i mbledh biznesit shqiptar. Kur te largohem une, do te vij po nje i bindur si une ndaj dajes pertej Atlantikut. Duroni! I juaji, E.R.
Si shpjegohet kjo tendence per te kundershtuar co gje?
Shpreh personi-A nje mendim dhe “dikushi”
e kundershton.
Shpreh personi-B te kundren e mendimit te personit-A dhe “po ai dikushi” e kundershton perseri.
A perfaqeson ky fenomen nje shprehje te nihilismit?
Armir,pse ben pyetje prej naivi adoleshent?
A e ke degjuar ti ne se ka pranuar ndonjehere kryeministri Rama keshilla,mkritika etj te njerezve te ndryshem,pa folur per opoziten?
KURRE!
Ti thuash Rames se ka shume korrupsion,ai te hakerrehet se “Kudo ne bote ka korrupsion”,kur i thua se tenderi i unazes se re u be me dosje fallco,ai prap te hakerrehet se “Kudo ne bote behen tendera me dosje fallco!
Kur i thua se Tirana eshte qytet i pa pastert,ai te kundervihet se “Tirana kurre nuk ka qene me e pasater se tani”1
!
Kur i thua se UKT e Tiranes vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme,se shet ujin e pa pijshem per uje te pijshem,te pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”!
Pra kur derdellit kaq pa pergjegjesi dhe edukate kryeministri i vendit,CFARE PRET NGA TE TJERET TI?
MR. KROGER:
Eshte dhe nje opsion tjeter i lidhur me kundershtimet e pa fund, etj.
Ai mund te sherbeje si nje “terapi masive e shkarkimit te stresit”.
Pas ketij shkarkimi njerzit ndjehen me mire por nuk zgjidhin ndonje problem.
Ne njefare menyre eshte sic ndodhte ne “Koloseun e Romes” ku per njerezit e varfer biletat ishin falas.
Pasi derdhej gjithe ai gjak ne ne perplasje “per jete a vdekje”, per disa dite Romaket ishin te qetesuar.
Ne rastin tone “vrasjet jane imagjinare, shkaterrimet jane te pafund” por kenaqesia eshte sikur te jemi ne Koloseun e Romes. Eshte falas me perjashtim te kohes qe konsumojme.
Ndofta gazetat, para se te fillojne komentet, duhet te bejne dy pytje:
1. Ne qofte se ke ndonje ide, propozim per zgjidhjen e ndonje problemi Shko tek Varjanti_Propozim.
2. Ne qofte se ke nevoje per terapi te shkarkimit te stressit shko tek Varianti_Terapi
I njejti person ne qofte se i perket te dyja kategorive duhet: Ne fillim te shkoje tek Varianti_Terapi.
Pasi te jete qetesuar: Te kaloje tek Varianti_ Propozim
Armir,ti hyn tek njerezit sofiste,qe nuk i vuan hallet qe kane shumica e shqiptareve,por mbi te gjitha ti e perbuz popullin tend,sepse bashkohesh me shtypesit dhe shfrytezuesit e tij dhe jo me popullin!
Sarkazma jote idiote pervecse merr perbuzjen e shume lexuesve nuk zgjidh gje!
Ti je nga ata grevethyes te punesuar nga padronet kundra puntoreve te tjere!
Ti nuk je qenie shoqerore e vlefshme dhe njerez si ty meritojne te digjen ne krematoriume!
Komenti yt eshte sa i neveritshem aq edhe anji human!
Ti je nje naziskin “SS” i kohes moderne,sepse ushqehesh nga propaganda gebelsiane e naziskinit Rama,Veliaj dhe ju zagaret e tjere!
Mallkuar qofsh per jete dhe ishalla te bie aty ku te dhemb me shume ne familjen tende qe ta kushtosh ndyresiren tende shpirterore!
PLEHRE E NDYRE!
Mr. Kroger,
1. E humbe plotesisht Kontrrollin.
2. Kalove tek varianti Terapise.
3. Ta kane bere jeten te merziteshme apo
nuk rrom dot pa “drama”?
4. Nje 100 personat, pseudonimet qe perseriten ne keto komente nuk jane populli, jane = (1/20000) e Shqiptareve.
5. Ti nuk je perfaqesus i popullit, por gjenerator zhurmash, si ne kohen e z.Hoxha. Nuk do qe njerezit te ndryshem nga Ju te shprehin mendimet e tyre. Nuk do te degjosh, vetem te kundershtosh, nuk di se cfare do.
6. Nuk kerkon zgjidhjen e problemeve, por shkarkimin e halleve, pergjegjesive, tensjonit tend nervor. Kjo tregon se ti nuk kujdesesh per popullin, perfaqeson vetem vehten, si nje diktator i vogel i rene ne dashuri me z.Kroger.
7. Sa pseudonime perdor Zoti/Zonja Kroger. Besoj se ti mund te indentifikohesh. Kerkon”liri absolute” per vehten tende dhe “zero liri” per te tjeret.
8. Gazeta Dita duhet ti shikoje me kujdes Emailed e tua. Ke potencialin e nje terroristi. Po kerkon djegje ne krematorjume; SS. KROGER.
9. Njerez si ty per fat te keq neglizhohen nga gazetat, por ju jeni shum i rrezikshem per shoqerine.
10. Si arrin ta mashtrosh vehten te besosh se po qan hallet e popullit, se perkrah ineresat e popullit?
11. Po te kete shume si ty do jete nje fatkeqesi kombetare.
12. Mendova se po shkarkon stressin, por doli qe je nje
fanatik i terrorit te ZI,ZI,ZI, …….
13. Na ndihmove te gjitheve te kuptojme se:
* Cfare “corona-species” kane penetruar gazetat.AL
* Se ka ardhur koha per nje “disinfektim total”
* Se ne ener te demokracise ka penetruar shume “djaj”
* Duhet ti veshe duart mbi koke.
* Si mund te degradoka njeriu.
* A tu duk sikur po ofendoja “inteligjencen tende”, qe e humbe totalisht “kontrrollin e llogjikes” ?
* Mendoj se kjo eshte mbrojtja me e mire ne syte e opinionit publik dhe ligjeve te shtetit.
.
Vazhdo SS Kroger, se paske perkrahje te llapesh si ta ka qefi ne dere te qenefit.
Mendimet e mija ofendjne inteligjencen atyre qe e konsiderojne “zonen e komenteve” si “zonen e tyre te influences”.
Ku punon zoteria tende?
A desheron parazitizem te tipit ” barazi ne varferi”?
A do nje Shqiperi ku “Dembelat” te kene me shume te drejta se “punonjesit me inisiative” qe rojne me ndershmeri, me djersen e ballit?
A do te ringjallesh E. Hoxhen?
Na kerkoke the krematoriume. Cilet do te djegesh?
O Armut,a nuk e kupton se je nga ata qeniet e gjalla,qe u ka vdekur truri dhe derdellitin sui gramafon te njejtat gjera?
Po ti,more germadhe haleje,mbushur shpirtin me helm,cfare arsyetimesh ke perdorur per te me kundershtuar faktet e mija?
Ato fakte i ka botuar pamfleti ne you tube,por askush nuk eshte marre me ao,ndersa ti leh si qen i zgjebosur!
Per cfare e permend Enverin,o idiot,kur te gjitha keto kane te bejne me korrupsionin gjigand te pushtetit!
Po ti,o kerme e ndyre,me cilet je me POPULLIN spo me KORRUPSIONIN?
Kujt i vlejne o buce keto sofizmat e tua si qen i trebuar dhe me tregon mua se qenkam jashte loje,ndersa ti je ne lojen e korrupsionit antioshqiptar,qe po zhduk Shqiperine nga harta e shteteve!
Po demokracine ku e sheh ketu ti o plehre?
Na trego qofte edhe nje filiz demokracie,qe i sherben shumices se shqiptareve dhe do te kerkoj ndjese!
Demokracine dhe shtetin ligjor te vertete e kam pare ne SHBA,ndersa ketu sundon otomanizmi qe prej 30 vjetesh ka shtypur dhe shfrytezuar shumicen e shqiptareve sikur te jemi nje vend i pushtuar!
Guxo t’i postosh kryeministrit Rama ndonje kritike te qeverisjes se tij,pa e merr vesh se me cfare fjalori te papershtatshem per nje kryeminister adoleshent do te te jape,se per zgjidhje as qe behet fjale!
Ik,more kellire bythelepires i diktatures!
Armir mos u mer me Kroger bythqirin se te ulet koeficienti I intelegjences.Tre cereket e atyre qe komentojne ketu jane shoke te te njejtit klub: klubit te beqirave.
O shoku n.q.s. ne Shqiperi kane mbetur 2,5 mlion njerez, 2,4 milion jane Halite dhe 100 mije jane jane kodoshe, bandite dhe hajdute si ky mjeku i treguar.
Antinjeriu eshte shume here me i vogel ne numer ka poshteruar dhe poshteron njeriun e ndershem, jane te ndershem apo koqe….. qe nuk revoltohen por vetem bejne tregime neper klubet e lagjes etj et…..
Po ato 100mijë nga hana kanë ardhur o “profesor” apo “llogaritar” !!!!!!
Ata 100mijë ka grua,kalamaj,nipër,mbesa,prindër,vëllezër,motra pra 1meleon u bënë.
Edhe këto nga hana kanë ardhur !!!!
Jo jo re jo JU 2,4MILION JENI HAJDUTË ,MASHTRUES, TË KORRUPTUAR,……
Ne faqet online dhe print, te gazetes DITA, hera-herës shfaqet nje patriot i rralle, nje gazetar i klasit te pare, nje humanist i larte, qe mjerisht nuk vleresohet ne masen qe meriton: VIKTOR MALAJ! Une e vleresoj, por jam larg se qeni nje institucion. Keto fjalet e mia jane shume pak per te. E pershendes me emocion.
Pellumb Kulla
Haliti jot duhet arrestuar per MITDHENJE.
Morali jot meshirues eshte moral mesjetar,qe fillon me krishtin,por nuk mbaron me Muhametin,,
Bota perendimore,e pasur dhe demokratioke,e ka zgjidhur problemin e Haliterve me ligj,jo me meshire.
Lexo pak Librin e shenjt qe deshtet me e humb , lexo aty kete qe po tregon ssepse aty do te kuptojsh ti qe deri dje luftove per te ardh njeri i ri pse e si e rritet ju vete kete antinjeri! Lexo edhe si perfunduan ato qeadhuruan ´ Viçit me ar ´ … Po vjen koha qe te paguhen mekatet! Per ju eshte te shini per se gjalli sa idiote ishit sa kriminel ishit kur vellezerit e ju i vrate e i burgoset pa meshire .. per te perfunduar ne adhurimin e te keqes!
Karma is a bitsch!
Viktori na ka sjelle nje shembull te keq per te shoqeruar moralin anti-korrupsion! I semuri Halit nxjerr 10 mij lekshe (te vjeter) e ia jep doktorit. Shembull eshte ky?!?
Të falinderoi Z.V.Malaj.Je njësh në DITA,ndonse nuk na del në FOTO.
-Aktori madh aktual i Durrsit M.Kabashi ka thënë..” BISHTI QENIT BISHT QËNI Do MBETET. ”
-Anti Njeriu nuk lindi në këto 30 vjet DemoDEMOKRACI.Disa syresh aty kanë qënë,por Enveri i dënonte për 2000 lv.Tashmë janë shtuarë pasi NUK ZBATOHET LIGJI,Mungon edukimi në familje,Shkollë,Shoqëri,Kur kjo TRIO zinte vënd të parë në sistemin e kaluarë.
-Pas 90-tës nga njërzit e ligj,Idiot,Hajdut,Vrasës,..doli në plan të parë PARAJA,PRONA,P..NISHANI NËNËS.Tashmë “ÇORAPJA” është shthurur dhe vetëm ZOTI e mbledh.PSE:
-Nuk funksionon DREJTËSIA.Siç doli nga vetingu.. Gjyqtarët e Prekurorët dolën më qën bir qëni se hajdutët e kriminalët e lindur ose që u bënë në këtë sistem të pakontrolluarë dhe që nga 90-ta ndoqën parimin..” Hani Ju dhe mos na ngacmoni NE.” -Dhe GJK,SPAK+GJKKO+KLP+KLGJ..kanë lindur nga FARA E KEQE E 1992.Dhe nuk do bëhen më përsëmbari sa të ekzistoi Berishizmi,Ku Sb nuk po e mposhtin dotë as Amerikanët.Dhe arsyet janë të shumta.DITA i ka propaganduarë shumë mirë me V.MALAJ,B.ISLAMIN,A.DUKA,F.TARIFA,M.ZEQO(I paharruarë),GERI KOKALARI nga përtej Oqeanit,etj.
-Personazhi HALIT nuk është i vetëmi.Janë shumë por nuk kan çbëjnë.
-Siç duket hakmarrja popullore ndaj POLITIQËNVE të korruptuar dhe vrasës do shpërthej pas vdekjes së tyre…siç Saliu ja bëri Enverit.
-FLM VM,DITA.
I nderuar autor, kushdo qofsh nga keta te Dites se jeni te gjithe te mire, ndoshta je pseudonim i kryeredaktorit Thano qe u shfaq dhe pastaj u zhduk nga ekranet serish, pavaresisht kesaj, jeni pene e forte, kjo ka rendesi. Ju keni kalur njeren ane te problemit dhe e keni kapur mire.
Por ana tjeter nuk eshte prekur? PSE TANI DUHEN SATELITET?
Eshtë një lajm që shqiptarëve u dha si një lajm o math që duhet ti lumturonte.
Po e parë me një këndvështrim më të thelluar mendoj se është mëse normale të lindin disa pyetje dhe disa shqetësime që mua më duken shumë serjoze.
Së pari le të reshtojmë disa pyetje.
– Si lindi dhe pse lindi kjo ide?
-A ka nevojë Shqipëria që të kryej kontrollin e teritorit me satelitë dhe për cilat arësye duhet ta bëjë?
-Kur këto janë shumë të domozdoshëm a nuk kishin nevojë ta bënin këtë shtete më të fuqishëm jo vetëm në Baallkan po edhe më tej?
-Pse jepet vetëm lajmi se do hedhim dy satelitë Albania 1 dhe Albania 2 në mars dhe në qershor të 2022 dhe asnjë fjalë se ku është marë ky vendim dhe pse veprohet në një mënyre konspirative duke i vënë shqiptarët para faktit të kryer?
– A e kemi dorëzuar sovranitetin diku tjetër dhe këtu kemi vetë një qeveri teknike ku çdo gje e di dhe e ben vetëm k/ministri si përfaqësues i shtabit komandues por që shqiptarët as nuk pyeten as llogariten se egzistojnë dhe kanë të drejtën të vendosin?
Sipas njoftimit të k/ministrit ky eshtë një vendim dhe do të bëhet. Pra kjo do të thotë se ATA në erësirë dhe hije VENDOSIN dhe shqiptarët duhet jo vetëm të paguajnë por edhe të BINDEN.
dhjetra here i kam thene vetes; mos u
prononco per asgje .
vetem referimi ndaj migjenit, me shtyne tani te komentoj me dy fjale
eshte interesante, se naimi cajupi e migjeni dhe pse me nuanca pak ndryshe nga njeri tjetri, permbajne shume humanizem dhe thellesi mendimi,
por jo normalisht vleresohen si gjeni, per shqiptaret .
naimi pak “fetar” .
cajupi “anti zogist” . ndersa,
migjeni si ..”malazes” . per dy te paret ceshtje fetare politike .
per migjenin, rraciale (“nacionaliste”) .
duhet ditur se njeriu eshte njeri, i cfardo nacionaliteti te jete .
migjeni mund te quhet shpirti me human dhe mendja me e thelle, qe ka ngritur zerin per kete popull, kur e ka pare te vuaj, nga babezia dhe padrejtesia djallezore, e njerezve dhe politikaneve pa moral .
eshte krim per shqiptaret, te lihet ne “heshtje”, ky GJENI i shpirtit njerezor .
Redaktori ngre pyetjet e verteta aty ku Arbeni bene tym!
Lexova ne fillim titullin e Viktorirt -Sateliti e Haliti – e thashe ‘Shyqyr qe me ne fund po shkruhet dicka per ate gallaten Satelitore te Rames”!
Por Jo, Viktori nuk paskesh qellim te na sqaroje :
Sa do paguan Shqiperia e varfer per Satelizimet e Rames?
Viktori si gjithmone ka deshire te justifikoje absurdet e Rames me idene se jemi popull absurd e nuk ja kuptojme se gjithcka, po gjithcka ama, e ben vetem e vetem ne dobi te mireqenies sone te pergjithshme!
Fantastik dhe BRILANT VIKTOR MALAJ !
RESPEKTE për GAZETARIN VIKTOR MALAJ
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Asnjëherë ndryshimi nuk ka filluar ngaqe shumica e kerkon atë. Ndryshimi, sic shkruani ju Viktor, kërkon fryme dhe ajo nuk ka nevojë për shumë gra e burra, bile fare pake, më pake se 30, por në një mendje dhe plot patriotizëm. Frymën për Amerikën e krijuan fare pake burra dhe Amerika u be.
Respekt
z.V.Malaj! Ndofta rralle ju kam komentuar, pasi ne 100 shkrime tuajat, ai mbi natyren e Kapitalizmit i tha te tera. Thuhet,(por kohet e fundit “thone”se nuk eshte e vertete), qe kur mbreteresha e Frances, Mari Antoniette pyeti per rebelimin qe pasoi Revolucionin Francez i thane qe po populli s’ka buke te haje, ajo u shpreh qe mund te hanin biskota. Si mbreti dhe ajo shkoi ne gijotine per nje arsye tjeter, por thelbi ishte qe Revolucioni atehere donte koka ne sater, qevte thyhej frika. Ashtu ishin kohet. Sot ka fejsbuk dhe “Miremengjes” perdite nga kryeministri qejfli i videove qe fillojne me fjaline rutine “…dhe me keto drita te bukura me ngjyra te kalase/sheshit/shetitores/banjos publike/stadiumit apo bregut pas qafes se malit, etj, ju urojme nje te diele te qete”. Populli ka halle te medha, ku me i madhi eshte emigrimi, kryeministri ofron “biskota” propagandistike. Emigrimi eshte nje problem biblik per nje popull te vogel si yni. Jane brezat e rinj qe ikin e nuk kthehen me. Nuk eshte thjesht ceshtje taksash dhe shperndarjeje territoriale, eshte ceshtje mbijetese per nje komb. Kam njerez te mi qe i vleresojne pozitivisht keto qurravitje te shpifura edramiste, qe u dashka shume pune per ti bere (po e leme debatin per fondet), a thua se keto biskota/karamele Jane ngarkesa kryesore e nje qeverie. Njerezit e mi socialiste( askush ne pune shteti e pa kurrfare perfitimi) justifikojne keto emulacione fejsbuku te Rames duke me thene se ky dicka po ben ama, se ne krahasim me te tjeret si Nano qe krejt fondet i humbnin rruges apo Berishes qe nuk mbaronte kurre ate qe fillonte, ky pra, do mbeshtetur e s’do lene qe te ike, kur s’è di as ky kur do ike. Keshtu edhe ai Haliti juaj, qe sidoqofte, edhe pse hallin e kaloi, perseri i la leket mjekut. E di pse? Ka menduar per heren tjeter… Ky eshte nje sistem qensh, se demokracia eshte tjetergje. Demokracia shqiptare u nis si esperiment amerikan dhe ashtu po vazhdon. Eshte eksperiment ne natyre dhe BE e NATO, me the-te thashe, jane si vaji dhe piperi ne gjelle dhe ne jemi ne rresht qe ta hame. Gradualisht elitat e Parase, qofshin Luigjer te 25-e apo 30-te kane zene vendin komod atje tek rubineti dhe here e hapin, here e mbyllin sipas programit eksperimental. Bejne bisedime pompoze ku njeri apo dy jane vendimarres e te tjeret shkojne tu mbajne cadren apo tu tregojne barcaleta. Ky i joni vec ketyre aftesive shton fotot e kravatave me hieroglife egjiptiane apo sumere(apo edhe Surrele)dhe me kaq mbaron muzika e internacionalizmit demokratik. Firmoset aty nga fundi ndonje akord per refugjatet, siriane apo afgane qofshin, sikur me qene ne pazarin e bagetive. Pak ndryshojne gjerat nga Perandoria romake, po te heqesh fejsbukun, televizorin dhe hipokrizine euroatlantike. Ne Rome jepesh taksa e vasalitetit, kryesisht ne drithe. Tani shkembehet ne sovranitetin e kufizuar. Eh, dhe mos harroni qe Berisha ishte nje arrivist qe shfrytezoi teseren e komunistit per karriere. Rama ishte nje arrivist qe s’è pati problem te hynte e dilte me PD, pastaj radikal e se fundi socialist. Etj, etj. Keta njerez arriviste pa ideale perputhen me fjalet e Skenderbeut ne Kruje, shpikur nga gjigandi i oratorise qe ishte Noli. Por thene kryekeput ndryshe ” Mizerjen dhe maskaraden nuk una sollem ne te botes se Kapitalit, por beme qe ta zgjidhnit ju, ne mesin tuaj.
Rrespekte Viktor Malaj artikull i mrekullushem me permbajtie brilante qe e gjen rrall po shum rrall ne shkimet e gazetave sot te cilat shkruajn vetem per vrasje prostitucion kondraband e mashtrime nga politika deri posht , shoqeri e mar fund , epra njerez si Viktori qe i bien kembanave te ndergjegjes i duhen kti vendi sot , me shum sesa nje parlament me burrnesha qe kercenojn burrat , rrespekte per artikullin Viktor Malaj , je njeriu qe e ndez nje çakmak per te ber pak drit ne fund te tynelit ne kte vend , rrespekte.