Sateliti kinez në rënie të lirë, do të bjerë në mesnatë

Leda Hysa

 

Dritarja e përllogaritur e rihyrjes në atmosferë për laboratorin kinez hapsinor, Tiangong 1 është ngushtuar shpejt.

Koha e përllogaritur për rënien e tij në tokë, është nga mesnata e të dielës deri në orët e para të së hënës (dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me 1 prillin).

Ekspertët po gjurmojnë modulin, ndërsa ndodhet në një lartësi jo të madhe në orbitë.

Sidoqoftë, ata do të jenë të sigurt për kohën e përplasjes finale në fazat e fundit të zbritjes së tij për shkak të ndërveprimit të laboratorit me atmosferën e sipërme.

Kina ka humbur komunikimin me modulin dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të kontrolluar rënien e tij. Sidoqoftë rreziku që pjesë të Tiangong-ut të godasin zona të populluara konsiderohet shumë i ulët.

Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e modulit do të digjet në atmosferë dhe mundësia më e madhe është që ndonjë fragment që do të mbijetojë, të bjerë në det.

I hedhur në hapësirë në 2011 dhe i vizituar nga gjashtë astronautë kinezë, moduli Tiangong, 10 metra i gjatë dhe me peshë 8.5 ton, duhet të ishte kthyer në mënyrë të kontrolluar. Zakonisht, raketat dërgohen për të komanduar stacione të tilla, me qëllim që ato të zhvendosen në ndonjë zonë të largët mbi oqeanin jugor.

Por, ky opsion, duket se nuk është i mundshëm, veçanërisht pasi stacioni kinez humbi lidhjet e komandimit në 2016.

13 agjenci hapësinore, nën koordinimin e ESA-s, Agjencisë Hapësinore Europiane po ndjekin tani trajektoren e tij.

E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri për momentin është se asnjë copëz e stacionit nuk do të bjerë jashtë koordinatave 43 gradë nga ekuatori, në veri apo jug. Kjo përfshin një rajon që fillon nga Mesdheu dhe mbërrin deri në Tasmani./tch

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te gjitha Agjensite Hapsinore te Botes dhe ne menyre te vecante NASA duhet te ndermarrin nismen per t’ja ndaluar Kines hedhjen e sateliteve artificiale kushdo qofte qellimi i tyre.
    Si cdo mall i rendomte dhe skarco qe prodhohet ne Kine nuk mund te bente perjashtim edhe ky Satelit. Kane qe ne vitin 2016 qe kane humbur kontrollin dhe nashi rrine si mut, e kene te qarte si ajo loja kur luanim ne femijeri, qe hidhnim nje gur lart dhe bertisnim:
    “Le t’i bjere kujt ti bjere, vetes time mos t’i bjere”.
    Keshtu eshte edhe pune e ketij satelit qe do te bjere ne Europe, por ne dashte zoti me qene se sot eshte edhe dita e Pashkes te bjere ne ndonje zone te pabanuar.

  • Kujdes se mos ndonje cope devijon nga trajektorja e bie mbi bunkeret e Surrelit! Merrni masa shoke te ruani liderin global!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *