Policia ka rënë në gjurmë të nënës së fëmijës që u gjet dje i braktisur në Sauk. Ajo është një nënë e re nga Mitrovica, e cila është shprehur para uniformave blu se vendimin për të braktisur krijesën e saj e mori për shkak të pamundësisë për ta rritur.
Sipas policisë, nëna e re jeton në Shkozet, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në Itali, në një burg, ku po vuan dënimin për trafik droge.
“Nuk ishte zgjedhja ime, por shpresoj që kjo të jetë një zgjidhje për të”, është shprehur gruaja.
Fëmija katër muajsh i seksit mashkull u gjet dje i braktisur në afërsi të Shtëpisë së Foshnjave, pranë fshatit SOS, në Sauk.
Gruaja kishte lënë pranë tij një shënim ku shkruhej “S’mundem” dhe bashkëngjitur kishte vënë edhe numrin e telefonit të të atit të fëmijës.