Arkeologët në shekujt 5 dhe 6 para erës së re, kanë publikuar të dhëna, ku shprehen se Sazani në fillim u quajtur “gur” (që rrjedh nga fjalia saso-gur).
Sipas autorit të vjetër romak Sklymi, ky ishull i është dedikuar hyjneshës Athina, e cila paraqitej në vizatimet e lashta me uniformë të praruar ushtarake. Që në antikitet ishulli thërritej me emrin Sasan, që do të thotë ishulli i Shpresës.
I pari që e përmend është autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotë: “Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej në qytetin Orik (Orikum) lundrimi mban një të tretën e ditës”.
Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu shek.II-të p.e.s përmend ishullin e Sazanit në koordinatat gjeografike të tij 44º 10’ dhe 30º 30’, që janë afër realitetit të sotëm. Detari i shquar romak Plini në shekullin I p.e.s thotë, “Tremijë hapa larg nga Oriku gjendet Ishulli i Sazanit i përmendur si qendër piratësh.
Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Gjatë Mesjetës Sazani ishte zotërim i Venedikut, që zotëronte pothuaj pikat më strategjike të Adriatikut, madje dhe të Mesdheut”. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit në vitin 1481 e ka përdorur Sazanin si bazë ushtarake.
Në shekullin e XV-të u pushtua nga osmanët. Në fillimin e shekullit të XIX-të, Sazani së bashku me disa ishuj të tjerë jonianë u pushtua nga Anglia, e cila në vitin 1864 ia kaloi Greqisë. Gjatë luftërave Ballkanike, në vitin 1912, për të bllokuar daljen në det të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, grekët vendosën trupa në Sazan. Në 30 dhjetor të vitit 1914, Sazani u pushtua nga Italia.
Në vitin 1920 italianët u përzunë nga Vlora, por jo nga Sazani. Ai u kthye në një vend internimi, më saktë në një “burg natyror” për burrat shqiptarë të besimit mysliman që kundërshtonin fashizmin.
Vendimet e Beunit nuk mundën të shkonin përtej Sazanit. Numëroheshin deri 1700 veta të burgosur, të cilët jetonin në kushte mjaft të vështira, si rezultat i mungesës pothuajse totale të ujit të pijshëm. Ata merreshin me punime mbrojtëse, rrethonin ishullin me tela me gjemba dhe minonin territorin e ishullit në ato pak vende tokë që ishulli “takon” detin.
Përkatësia e Sazanit ndaj Italisë është sanksionuar nga Traktati Italo-Shqiptar i 3 gushtit 1920, i ratifikuar nga Konferenca e Parisit në 5 nëntor 1921, edhe pse ishte një tokë tërësisht shqiptare. Ishulli i Sazanit i përkiste ëndrrës së madhe të Italisë, pasi siç thuhej ajo donte t’i kishte të garantuara e të sigurta “dyert e lindjes”.
Megjithatë kohët do të ndryshonin. Më 21 tetor 1944 ishulli merret nga partizanët dhe Sazani bëhet një herë e përgjithmonë tokë shqiptare. Ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.
Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare shqiptare. Në vitin 2009, pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme, forcat detare italiane largohen nga ishulli, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare do vazhdojë të shërbejë akoma si bazë detare.
Sazani jo vetëm që është një vend strategjik ushtarak që kontrollon tërë bregdetin shqiptar edhe kanalin e Otrantos, por ai është edhe një vend i bukur, me resurse të papërsëritshme turistike. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer.
Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra.
Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare.
Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake.
Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Në Sazan ndodhen 7 specie amfibësh, nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë: Hardhucë luspore me gushë blu, hardhuca jeshile ballkanase, zhapiku evropian i bakrit, nepërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt, por mungon në Ishullin e Sazanit.
Mungesa e kësaj nepërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.
Kërcënimi: Ja pse thoshte Enver Hoxha se çelësat e Otrantos i kemi ne!…
Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë reliktesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë sarkeologjik në Durrës.
Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katera siluruese, artileria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për ushtrinë në rast lufte.
Për këtë arsye njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe. Udhëheqësi i asaj kohe e quante ishullin e Sazanit si një nga pikat me nevralgjike jo vetëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, duke thënë shprehjen e famshme dhe të frikshme njëkohësisht se “çelësat e Otrantos i kemi ne”.
Ish-banorët e ishullit: Jeta jonë në Sazan, e vështirë, por edhe e bukur dhe romantike
Të japësh një panoramë të plotë për ishullin e Sazanit, duhet të gërmosh në arkiva, që nga historia e hershme, për të mbërritur në dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar e punuar atje në kohën e socializmit në bazën ushtarake detare, të cilët, siç thonë, ruajnë kujtime të bukura dhe mbresëlënëse.
Ata kujtojnë një qytet i vogël të ngritur aty me të gjithë infrastrukturën e domosdoshme që ka një qendër banimi, me lokale shërbimesh dhe objekte të tjera social-kulturore. Në këtë qytet në mes ujërave të thella të Adriatikut, jeta bëhej njëlloj si kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kishte shoqëri të ngushtë, dasma, vdekje.
Për të thënë të vërtetën, thonë ata, jeta në ishull ishte e vështirë. E para, se ishe i izoluar, kishe ndonjë hall a fatkeqësi në tokë, do të prisje kur të nisej anija (luftarake), që nisej vetëm dy herë në javë për në Vlorë.
Po kështu kur kishte ndonjë urgjencë do të ngrije në këmbë të gjithë ishullin, do merrej leje për lëvizjen e mjeteve deri në ministri, por edhe deti mund të ishte me dallgë. Vështirësi kishte edhe me ujin, ai vinte me autobote dhe përdorej me kursim, sidomos për të larë.
Lamtumirë Sazan!
Në shënimet e detarit të vjetër ushtarak, Diogjen Gjergji, gjejmë këtë fragment ditari, ku ai flet për largimin e një pjese të efektivit dhe të teknikës luftarake nga ishulli, në të cilin duken vlerat e një shoqërie dhe komuniteti të bashkuar mes vështirësish dhe sakrificash si pune dhe jetese. Ja ç’shkruan ai ndër të tjera:
Më 3 janar 1965, do të largoheshim përfundimisht nga ishulli i Sazanit. Në mbrëmje vijnë në anijen time Robert Bali, Kristaq Çito e më vonë Perikli Xhixho, pasi ata duke u gdhirë e nesërmja, do të niseshin për Durrës. Vjen edhe Paskal Kote e Mihallaq Papadhopuli për t’u takuar, për t’u ndarë. Kur afroi koha që do të iknin, Perikliu më thotë: Dhiogjen, kurrë nuk të harroj. Fillova të qaja si fëmijë. Berti e Kristaqi më pushtuan si ata. Dëgjova Kristaqin që tha: Lëreni, ka të drejtë! Në atë moment erdhi edhe Polo Guga, pa gjithë skenën e më tha: Po, ti ç’ke, në Flotë do jemi! Do të takohemi prapë.
U ndava me ta me mall e me emocion të madh. Pas orës 24:00 të asaj nate, jepet sinjali i përgatitjes së anijeve që do të shkonin në Durrës. Të gjithë u zgjuan, kuadro e detarë edhe të anijeve që do të ngeleshin në Sazan. Askush nuk shkoi në shtëpi. Do përcillnim shokët e anijet, të cilët do të shkonin në një bazë detare, në bregdetin e atdheut. Dolën me radhë nga baza: minaheqësja, dy gjuajtësit detarë, dragaminat, katerat silurues… Baza dhe vetë ishulli i Sazanit u duk sikur u lëkundën e lëvizën nga vendi. Buçiti ai ishull nga sirenat dhe fishekzjarrët (raketat shenjëdhënëse). Ishin momente prekëse. Sazanit, iu shkëput nga trupi i tij, një pjesë e mirë, prandaj dhe u duk se ra tërmet disa ballësh. Momente ndarjeje mjetesh e njerëzish. I gjithë ishulli, reparte e familje në këmbë, shikonin këtë largim historik e përcjellje të karvanit detar drejt veriut, i cili tashmë qe vendosur në formacion lundrimi të përbashkët. Ato lundruan derisa ne nuk i dallonim më. Lundrim të mbarë, shokëve tanë! Lundrim të mbarë, anijet tona!
U ndamë, por shoqëria mbeti e paprekur. Përsëri na dukej sikur ishulli rënkonte së bashku me grykën e Xhehnemit, atë të Arushës, shpellës së Haxhi Alisë dhe i tërë gjiri i Vlorës për atë largim. Edhe lepujt e famshëm të Sazanit kishin lënë strofullat e tyre dhe shikonin këtë skenë të papërsëritshme. Shikonin ato “gjemi” që lundronin drejt veriut, në Detin Adriatik.
Guidë, Sazani, resort turistik, një ëndërr me sy hapur!...
Në vitin 2001 një grup pune me emra të njohur arkitektësh dhe specialistësh të fushës së turizmit, hartuan një nga projektet më ambicioze turistike, që mund ta shndronin Sazanin, në një nga pikat më të lakmuara turistike të Mesdheut. Ky projekt iu dorëzua Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, por që fatkeqësisht u mbulua vetëm me heshtje, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Deri në ditët e sotme edhe qeveria aktuale, që pohon me të madhe se ka një strategji, që synon që turizmin ta shndërrojë në industrinë primare zhvilluese të bregdetit shqiptar, gjithçka është një retorikë fjalësh dhe projekti I dikurshëm , nuk dihet nëse ekziston edhe në letër.
Nëse Qeveritë do të kthenin vështrimin nga Sazani, kjo dhunti e natyrës do të shndërrohej në “ishulli i thesarit”, që do të tjetërsonte bregun nga Veriu në Jug. Duke u njohur me detaje projektin, mësohet se ishte parashikuar që Sazani të shndërrohej në një resort turistik ekskluziv për të gjithë Mesdheun, për të mikëpritur kureshtarë dhe pushues. Me një kapacitet akomodues prej 3 deri në 4 mijë shtretër, aty nuk do të mungonte as edhe porti modern i jahteve, i ngritur mbi gërmadhat e portit ekzistues ushtarak të ishullit.
Për ta kthyer ishullin edhe në një ambient argëtues për të pasurit, u mendua ndërtimi i një kazinoje, e cila do të qëndronte jashtë ambienteve të populluara lokale, duke shmangur kështu krijimin e problematikave sociale, të një vendi në zhvillim e sipër. Ishte parashikuar edhe ngritja e një muzeu, për të futur në muret e tij historinë e këtij ishulli, përfshi edhe ekspozimin e një koleksioni të uniformës së Ushtrisë Shqiptare, duke filluar që nga epoka e mesjetës.
Për ta bërë të shfrytëzueshëm gjatë gjithë vitit këtë resort turistik u ngrit ideja e ndërtimit të një qendre për kongrese, konferenca, kurse trajnimi, madje dhe për spektakle muzikore. Ish-qyteza e ushtarakëve, krejt e braktisur, do të shndërrohej në një qendër administrative, për të ofruar argëtim, gjallëri dhe jetë nate në ishull, përmes një rrjeti të tërë baresh, restorantesh, klube nate, salla kinemash dhe aktivitete të tjera tregtare.
Por të gjitha këto tani për tani mbeten vetëm një ëndërr, një ëndërr me sy hapur!…
*****
Botuar në Dita, në seksionin e Arkivës dhe Historisë

mirenjohje per gjithe usharaket qe sherbyen me familjet e tyre ne kete ishull,
duke treguar vleret me te larta njerezore me punen e tyre plot perkushtim,
dhe ne radhe te pare efektivit te logjistikes qe ju krijoi kushte megjithe veshtiresite e kohes per te plotesuar gjithmone mungesat
mirenjohje dhe punes me shume sakrifice e te palodhur te inxhinjerit elektrik FITIM BEHRI,i cili me ekuipazhhin polumbar e specialistet e infrastruktures ,ben te mundur riparimin e kabllit nenujor te domosdoshem per ndricimin e ambjenteve…
Po per Xha Skendon (Skendo Veshin nga Gumenica e vlores ish pjestar i grupit partizan qe cliroi Sazanin e qe qendroi aty deri ne vitet 70), pse nuk thua nje fjale.Po per Stefan Zogun nga Zagoria, oficer kembsorie qe qendroi ne Sazan mbi 10 vjet e qe rriti aty nbi 5 femije. Ata jane historia e ishullit dhe jo Dhiogjeni me Polon qe nuk kane qendrua r me shume se dy vjet.Anija nga Sazani ne Vlore vinte cdo dite dhe jo dy here ne jave sa tua ti.
Ate punen e anijes e di dhe une, ishte dite per dite. E mesuam ne te Postes se Pirgut kur sillnim me anijen e vogel (emri s’me kujtohet) ushqimet nga Vlora ne gjithin e vogel te Postes se Pirgut.
Na ngjall shume emocione ajo zone por nuk po vazhdoj me tej sepse e di qe kam dale nga hullia e artikullit te me siperm.
Nje gje doja ta pyesja ate qe shkroi artikullin , Mire shprehja “celsat e Otrantos i kemi ne” ishte shprehje e famshme por perse kjo shprehje paska qene edhe e frikshme?
emigrant…vertet POLO GUGA nuk qendroi shume ne SAZAN por ishte nder te paret ne mbrojtjen e nendetesave ne kohen e prishjes me BS ,dhe kur kishte dal ne pension vinte dhe na jepte mesim ne pashaliman dhe ishte njeri shume i pergatitur,megjithate RESPEKT per te gjithe kuadrot dhe ushtaret qe kane sherbyer ne SAZAN ESHTE VEND I BUKUR ,KAM SHRBYER 27 MUJ NE DRAGAMINE
vend fantastik,u rrita ne sazan dhe po te me jepej mundesia do te shkoja prap
Shiko , shiko , shiko ….! Tani e morra vesh se Lufta nacional Clirimtare i paska shtuar territor Shqiperise , duke cliruar Sazanin dhe shfuqizuar marreveshjet nderkombetare per perkatesine e tij ndaj Italise ?!!!
Shiko , shiko ! Po ky eshte krim ndaj integrimit more ! Nje nga krimet e shumta te Ushtrise NACL , qe i paska marre me force Sazanin Italise ?!?! Ua morri oficereve me shkolle te larte italiane dhe ua dha barinjve Shqiptare ? Po ku ka byth..e te rri ky krim ?
T’ia kthejme urgjentisht Italise ishullin , se keshtu futemi pjese – pjese ne Europe ! Me ishullin e Sazanit futemi nepermjet Italise , me VorioEpirin futemi nepermjet Greqise dhe me VorioGegnin futemi nepermjet Serbise …!
Ja keshtu futet Shqiperia ne Evrope ! Jo po do mbrojme krimet anti integrim neve te partizaneve te UNACL-se dhe te Veros !
Pusho ti budalla
U pu pu pu sa i poshter ky diktatori yne moe! Si ore si ne nuk e paskemi patur kurre Sazanin dhe diktatori e mori per Shqiperine? Çfare poshtersie! Jo ore po ne nuk e duam Sazanin se na paska ardhur nga komunizmi. O burra ta bejme lanet
Ne shekujt V dhe VI para eres sone nuk kishte lindur as Herodoti,babai i historise e jo me arkeologet shqiptare!
hahahaha, bre, ke ardhur me makine kohe nga shekulli VI p.e.s. qe e njeh kengetrain e historise?!?!? Pse e merr per te vertete qe ai eshtre “babi i historise”? Çfar domethene “babi i historise”, bre?
@Llesh
Ne Kongresin e Drejtshkrimit ne vitin 1972, teksa po mirreshin vendimet, u ngrit rrembyeshem delegati i Mirdites dhe kundershtoi me force vendimin qe po merrej; nga fjalet e huaja me dy l, si patollogji, gjeollogji etj, te hiqej nje l e te shqiptoheshin shqip, patologji.
-Po pse nuk je dakort?- e pyeti drejtuesi i seances delegatin e Mirdites.
-Si te jem dakort, tha ai.- Une gjysmen e emrave te Mirdites e kam me fjalen Llesh. Pse si do t’u them tani e tutje LESH?!
O Llesh, o ironik, o mentar (ka pushue do dite mendja nder ju, me u zatete ne Diber, pasi kishte pa le ne Shkoder) LESH, E SHKUAR LESHIT po jane keta int(r)egruesit e sotem, qe si thone plakat e Mirdites “Mo zot’ ma keq”. Lavdi clirimtareve partizane, qe na e kthyen Sazanin, po s’i shkrepi as Ilirit e as Fatosit (sidomos ketij) per ta bere kazinone me te famshme ne Mesdhe (ah, sa vuajme per vende te para, si per xhami, kisha etj), lavdi te gjithe atyre ushtareve e oficereve qe jetuan dhe mbrojten atdheun atje ne karakollin e pare!
LAVDI atyre bijve te shqipes o Bato Mokra ! Lavdi e perjeteshme ! Si kujton ti se te ndihesh qofte edhe 30% shqiptar , nuk mund te mos nderosh dhe respeektosh vepren e atyre djemve !
Por ne poshtersine dhe armiqesine qe ka kapluar politiken e ketij vendi , ku barishtet antishqiptare kane gjetur klimen per te mbire dhe lulezuar , nuk te mbetet tjeter vecse te besh ironi ! Ha..ha..ha.. ne fakt nuk eshte koha per te qeshur …
Bato Lavdine tyne ata e vulosen me gjakun e derdhur per Shqiperi dhe Lleshi , nuk ka asnje shanc qe te mos i nderoj !
Po kujt i intereson puna e ktyre kaperrave.
Mesa kuptoje nga komentet qenka me kollaje te bejne politike se sa te vlersojne nje Ishull shqiptare .Historia e tije ka rendesine e vecante si toke shqiptare .Detyra e brezave eshte qe kete ishull me emrin Sazan ta transformojne per vlerat turistike qe ka .Aktualisht ishulli eshte i pa pershtacem per akrivitet turistik .Mungon energjia elektrike ,uje i pishem dhe infrastruktuar. Ata qe kane banuar si civile dhe ushtarak me pare kane sakrifikuar vite nga jeta e tyre .
Me shume respekt per kete njeri qe ka shkruar keto rradhe mbi sazanin dhe qe sjell ne vemendje edhe ata djem oficere te rinj qe jetuan e ndetuan jeten e tyre aty, shume e shume te tjere pervec emrave te pervecem qe permendeen tek ditari i Z. Dhionis. sa i takon komenteve te mesiperme negative, keshilla ime do te ishte qe ndoshta ne duhet te kemi pak me shume respekt per njerezit e ketij vendi, ata njerez qe i besuan vertete moralit te punes e mbi bazen e tij ngriten e edukuan familjet e tyre, e jo ketij palo brezi injorantesh e gangsteresh qe rriten sot, familejt e te cileve sigurisht qe kane me shume para se ato familje qe jetuan ne sazan, por qe nuk kane gjene me elemntare qe duhet te kene : vleren ndaj punes, dhe perkushtimin ndaj tjetrit ne te mire e ne te keq. Nuk po flas per ate pjese te popullates qe ka mbetur ende bageti saqe edhe e USA te vije te jetoje po bageti ka per te mbetur pasi e ka te trasheguar ne gen.
Plotesisht po pajtohem me ty zoteri Arif.
Detari me emein Diogjen,pershkruan me ndjenjat e tija nje kohe te qendrimit te tije ne ate ishull,per qka ne duhet ta rrespektojme.Qdo koment tjeter ,e posaqerisht ata pa permbajtje sikur disa qe i lexova jane te pavlera dhe pa takt njerezor e kultural.
Tani celesat e Sazanit i kane Arben Ahmetaj me Edvin Ramutin. Luftuan bijte e bijat partizane, ja kthyen Sazanin memedheut, per tja lene ne dore te bushtrave ta shesin si te duan.
Poshterim per popullin shqiptar qe ka dorezuar armet dhe po e shikon Shqiperine te shitet si place e Anetes dhe Ahmetes
Enveri nderkohe qe shqiptaret i kishte nen tallonin e ushqimeve, te mishit, djathit etj etj me nga 1 kg rracion mujor per familje…paska patur celesat e Otrantos!
Ahahahaha… edhe qeros edhe fodull d.m.th.
Emigrant !
Po emigrant , për herë të parë në Sazan hynë partizanët e Brigadës Xll S ( komandant brigade Refat Bajrami nga Gumenica dhe komisar Qemal Klosi ) dhe emërin e Skëndo Veshit e kam dëgjuar shumë herët nga im atë që ishte partizan në atë brigadë .
Unë vetë s’jam nga Gumenica , por , ty bravo të qoftë që e kujton Skëndon !
Çelësat e burgut të madh të shqipëtarëve
Kur ishte gjall Enveri nuk kishte tollon o dallkauk , pyet sigurohu pastaj komento. Mas vdekjes po tolloni filloi ne vitin 86t mas vdekjes Enverit .
Si porta e Adriatikut dikur konsiderohej Shqipëria ndoshta do të del nji Sami Frashër i dytë dhe të shkruaj libër për Shqipërinë me titull Shqipëria çka çenë ç’ishte dhe çfar u bë
Enveri thoshte se Shqiperia ishte fanar ndricues ne bote, keshtu qe kishte jo vetem celsa te Otrantos nder duar por dhe celesat e botes mbare.
Qyfyre nga zboret e para 1990 –
Njohje terreni luftimi – “Shoke rezerviste, forcat e NATO, ne bashkepunim me ato te Traktatit te Varshaves (!) kane zene kodren perballe, por Ne me nje Urra te fuqishme do ti shfarosim…”
Ndjeje kenaqsi qe shkruhet per Sazanin dhe banoret e tije.Jo qe eshte pjese e pa ndare e vendit time por dhe i shembullit te shqiptarve qe kane jetuar e sherbyer ne ate pike shume te veshtire e delikate per vendin tone. Ka qene teper e veshtire jeta ne Ishull sidomos nga clirimi e deri ne vitet 1961. Ishulli dallohej nga jeta dhe aktiviteteti ushtarak i forcave te disllokuara.Sic dhe shprehet i ndjeri Diogjeni pa dyshim qe me mire ne Ishull jetonin efektivat e Bazes Ushtarako Detare . Ata te repatreve te kembsorise e te artilerise ishin per tu meshiruar . Banor civil kishte nje numer te reduktuar qe kryenin disa sherbime ne interes te garnizonit ushtarak. Nuk i kalonin me shume se 80 civile .Mbas ketij viti gjerat fillojne te ndryshojne me nje pergjegjsi edhe me te madhe mbasi kemi dhe prishjen me BRSS.Qeverija komuniste i dha nje rendesi te madhe dhe u rishikuan shume ceshtje te fortifikimit dhe shtimit te prezences ushtarake.Deri ne 1975 sipas muzeut historik te Sazanit kemi jo vetem shtimin e forcave ushtarake por dhe rritjen drastike te civilve.Si pjese e forcave rezerviste qe ishja kam pare me syte e mi se Ishulli ishte shume i populluar por dhe i militarizuar . Numri i pergjithshem i civilve qe jetonin ne Ishull ,me sa me kujtohet,ishte afersishte 2000 civile pa forcat ushtarake. Stefanija ,administratorja e Muzeut ,na thoshte se Ishulli eshte kthyer si nje shtet i vogel brenda teritorit qe ka ne dispozicjon te banorve te gjitha sherbimet . Ajo na numeroje pafund cka i kishte ne Ishullit per te perballuar nevojat imedjate e ne rrethime per 2 vjete lufte .Per rastet urgjente kishte status te vecante u vihesh ne dispozicjon cdo anije luftarak apo urgjenca nga ajri .Ishulli kishte piste per helikopteret dhe nje spital qe mbulohej me mjek te specializuar nga Spitalit Ushtarak Tirane per cdo muaj.Atje kam takuar dhe mjekun tim nga Vlora Lutfi Balilin. Duke pire nje kafe tek i famshmi klube i banorve e pyeta .Si ja kalon ketu i izoluar ne Ishull .Ai me qeshi dhe pastaj me tha .Une se kam problem se nje muaj jam po qaua hallin ketyre qe perballen cdo dite me jeten e izoluar ne Ishull. Ketu degjon vetem borijet e alarmit dhe krismat e armeve ne poligonet e stervitjes .Te gjithe te nderijne me grushte. Si ushtaraket ,grate e femijet .Jetojne ne nje harmoni te vecante qe nuk e gjen dote ne asnje vend te Shqiperise.Dale dale Lutfi se po na i bene si heronjte e lutes .Jo i dashuri im. Ju nuk e njihni jeten ketu por keta jane me shume se ata qe e bene luften .Njoh ketu oficera si te marines dhe kemsore qe kane nga 15 -20 vjete jete ne izolim .Me qe je pjese e rezervistve vit nga viti do ti mesosh se cfare sakrificash bejne keta.
Mbas 1978 mesova nga biseda me Lutfiun ,gje qe e konstatova dhe une me pas ,se pati nje lehtesire per ta. U lejua tu vinin prinderit.Mos harro me tha se deri dje keta kishin me orare si ujin e pishem dhe dritat.Lluksi per ta ishte te pinin nje gode birre te ftohte qe se gjenin ne cdo kohe. Po me kujtohet i thash . Nje gjitoni im, me duket se e quanin Guri , thoshte . 3 arka me birre qe bija me mjetin mi rrebmenin ruges pa shkuar tek klubi .
Sigurishte qe une u perpoqa ,me sa me kujtohet,te sjell keto fakte per te kuptuar se Ishulli kishte vetem vlera ushtarake. Persa i perket vlerave, si nje garnizon ushtarak, mendoje se ka shume fakte qe sot skane me rendesi. Dua te vecoje se tani ne kohe krejt ndryshe ku mundesit jane me te medhaja vlerat e natyres se Ishullit te kthehen burim i rritjes se turizmit shqiptare .E vizitova para 2 viteve dhe u befasova . Kishte ndryshuar shume sidomos bimesija . Pyjet qene dendur dhe shumellojsherija e tyre ishte shtuar .Shkuret nga me karakteristike te zones bregdetare kishin permasa te medha ndryshe nga ci kishim hasur kur e vizitoja Ishullin si rezerviste . Baterija ku une sherbeja nuk egzistonte. Bile pozicjonet e topave mezi i dallova nga shkuret dhe pishat e rritura .Kur mbrita tek vendi qe pinim cigare nje fllad i mbekullushem me pershkroje gjithe trupin .U mbusha thell me fryme sikur doja te ngapoesha e ta mirrja me vehte .O zot thash me vete. Tani eshte per te jetuar ne kete Ishull . Por menjeher mblodha mendjen dhe thash .E cmund te beje njeru ketu kur cdo gje, vec natyres, eshte veshtire per te jetuar . Mungesa e infrastruktures ishte e frikshme nga zhapinjte qe te hidheshin nje ane ne tjetren ,e ujte qe dhe ata pak ushtarak qe ishin te ruajtjes se bazes e grumbullonin si bleta mjaltin.Kur hyje ne molin e Sazanit syte ndesheshin me mbetjet e anijeve e te disa paisjeve te ndryshkura qe i sherbenin bazes .Na thane ,keta qe udheheqin guidat turistike,se do te shohim mbrekullira. Por u zhgenjeva shume . Me falni u futa neper ferra te kryeja nevojat personale . Kishja nje bidon me uje qe dhe u pastrova .Kur u ktheva nga baterija nuk vura re qe kembet me ishin cjerr nga ferrat e rruges .U kenaqa se hengra fiq te eger plot shije
por qe e pesova se me zuri barku . Ndoshta duheshin lare me pare .Ku te drejtohesha per ndonje medicine . Ne anije me bene nje caj te nxehte por dhimbja e barkut nuk me iku .Ju ankova kapitenit, mos gaboj Golja ,dhe ai me talli .E po te mbushesh barkun me fiq do ta pesosh .Me dha nje caj te dyte e kur zbrita mora ilacin e duhur tek farmacija .
Nuk di por ideja, qe hidhet per turizem ne Sazan, ku mungojne disa elemente te thjeshte, eshte propagande qe do te demtoje thithjen e turistve .Nevojat e Ishullit si atraksjon turistike duhen vlersuar nga nje grup qe di qysh eshte jetuar ne ate Ishull. Kam degjuar shume drejtues nga Tirana qe flasim me hiperbola per kete Ishull por realiteti eshte krejt ndryshe .Dihet qe nuk eshte e lehte por vetem shteti mund ta vlersoje gjendjen qe te plotesoje disa kushte mninimale.Pash qe Bashkija Vlore mblidhte nga 200 lek per cdo pasagjere. Me tingelloje keq kur mu qepen nga mbara te me merrnin 200 lek .Jo se ishte ndonje gje e madhe . Kjo shume te hyje ne bileten e anijeve ose ti merret tarife pronarve te anijeve qe shkelin Ishullin .Me pas mesova nga kapiten Golja se vetem keto 2 vitet e fundit ,pra 2017 -2018 Ishulli eshte vizituar te paktern nga 25 mije turiste vendes e te huaj Per 200 qe marrin bejne 5 miljon.Gjysmat te hidhen, per te permirsuar kushtet e qendrimit dis oresh ne Ishull, gradualishte do ti shtoheshin vlerat .Shtrohet pyetja . Si do funksjonoj . Ka plot eksperienca . Fillimi eshte i veshtire por me pas jam i bindur se vizita ne Ishull do sfidoje shume pika e qendra turistike qe sot funksjonojne .Nese shteti ka plane te tjera me mire eshte ta mbyllin si destinacjon turistike .
Ishulli Sasan kthejet ne parajse turistike ose ne nje Las Vegas hyjnor po qe se ambasadorja Yuri Kim na sjell boset e kazinove neper lumenjte e Amerikes.
2020 -ta, dhe ende meremi me parrullat e propagandes se Hoxhes. Enver Hoxha kishte celesat e Shqiperise, se sa per boten e Otranton ai kishte celesat e kashtes. Bile as llogari Bankare nuk kishte Shqiperia ne ate kohe ne Perendim. Vendosnin njerez te besuar per te hapur llogari tregtare personale, ku shteti kryente transaksione nen emrat e tyre.
Po te donte Perendimi e kishin kthyer me sum perpjet rregjimin e Hoxhes me gjithe Sazanin per 24-ore, por nuk ju interesonte, sepse ai ju sherbente mjaft mire interesave te tyre. Donin nje diktator ne Shqiperi, ashtu si tani qe kane 30-vite qe vendosin e heqin diktatore te cekuilibruar menderisht ne kete diktaturo-Demoshkerdhatokraci. Me sa duket perendimit i eshte mbushur mendja top, se Shqiptaret nuk mund te jetojne pa diktature, pavaresisht formes se saj.
Kot nje pyetje kisha une, partizanet kur kapen Sazanin me cfare varkash shkuan atje, apo me not?
Ne ishullin e Sazanit Kam sherbyer 5 vjet.E njoh pellembe per pellembe.Dy gjera ka te bukura: Pellumbat e eger ne shkembinjte perndimor. te cilet cdo mengjes me tufa kalojne detin per te kullotur ne toke dhe kthehen perseri ne mbremje dhe te bukuren, mahnitsen foken mesdhetare qe me trembi shume ne gryken e xhehnemit ku zhytesha per te gjuajtur peshk..
Ishulli Saso ose Sason(keshtu emertohet ishulli,qe ne shqip e quajme Sazan,nga autoret e lashte greke Polivios,Ptolemeu etj) me 1571 pushtohet nga otomanet e me 1696 gjendet nen pushtetin e Venedikut se bashku me ishujt e tjere Ioniane.Me traktatin e Kabo-forminios me 1797 ishulli kaloi ,se bashku me Shtate Ishujt Ioniane,tek Franca .Me vone u perfshi ne Traktatin e Konstantinopojes ne mars 1800 midis Rusise dhe Otomaneve per formimin e Republikes se Shtate Ishujve .Vazhdoi Traktati I Amienit ne mars 1802 ku njihet kjo Republike dhe mbrojtja e saj nga Fuqite Aleate dhe arrijme ne Traktatin e Parisit v.1815 ku njihen Ishujt Ioniane si Republike e lire dhe e pavarur nen mbrojtjen e Britanise .Nen juridiksionin e Ishujve Ioniane perfshihet edhe ishulli Sason “si nje nga ishujt qe konsiderohet nga specialistet si zgjatim I Ishujve Ioniane ,percaktuar ne Traktatin e Konstandinupolis te 21 marsit 1800”.Otomanet u perpoqen ta pushtonin por pa rezultat.Dorezimi I Ishujve Ioniane,pra edhe I ishullit Sason,tek Greqia u be me Traktatin e Londres ne mars 1864 .Greqia nuk e vleresoi ishullin,e konsideroi te pavlefshem dhe otomanet e pushtuan .Me 15 mars 1912 flota greke cliron ishullin ku vendosen 15 familje greke me kopete e tyre te bagetive dhe nje repart ushtarek grek prej 25 ushtaresh dhe 8 marinare.Nderkohe nenshkruhet marreveshja Titoni-Venizello,ku ne nje nga pikat thuhej se Greqia njihte protektoratin Italian te zones se Vlores,por ishullin e sazanit duhej qe Greqia tja kalonte Shqiperise dmth do ishte edhe ai protektorat Italian . Dhe Parlamenti I Greqise aprovoi me 09.05.1914 ligjin mbi kalimin e ishullit Sason shtetit shqiptar.Me 07.06.1914 vendimi botohet ne gazeten qeveritare greke ligji 272,05.06.1914. Me 2 korrik 1914,ne zbatim te ketij ligji ,reparti ushtarak grk ul flamurin grek dhe largohet. Me 16 korrik 1914 muslimanet e Vlores zbarkojne ne ishull,vrasin te gjithe pjesetaret e 16 familjeve greke qe ishin ne ishull dhe u rrembejne bagetine dhe cdo gje tjeter. Nderkohe filluan luftrat ballkanike dhe Lufta Pare Boterore dhe traktati Titoni -Venizellos nuk u zbatua.
Kur ishte gjall Enveri nuk kishte tollon o dallkauk , pyet sigurohu pastaj komento. Mas vdekjes po tolloni filloi ne vitin 86t mas vdekjes Enverit .
Lum si ju qe keni jetuar ne Sazan!
Ne nuk kishim te drejte as ta shihnim.
Poshte tunelit tek Uji i Ftohte qendronte nje Karakatine Cisterne,qe mbushej me uje per Sazan.Mbanim koken nga rruga qe te mos e shihnim,se populli vigjilent i Vlores ruante Armikun e kllases mos helmon ujin.
O zoti lexuesi !Triskat,latat,tullonat u vune qe me pushtimin komunist me Trisken e Frontit ne 1945,kur enveri nuk pinte ilace diabeti.Triska e bukes u vu ne 1946 dhe ishte me gramature sipas kategorive.
U hoq vetem ne 1969 kur Kina popullore furnizoi popullin vella shqiptar me vaporra me grure.
Ne 1976 ne kulmin e fushates se Luftes se Klasave,u vune ne perdorim Triskat dhe tullonat e mishit,vajgurit,bulmetit,vajit, me margarine.Televizor,frigorifer,nuk behej fjale,ishin vetem per anetaret e partise dhe familje deshmori.
Ne 1977 u denoncua Revizionizmi kinez,tradhetari i marx-len,Mao Ce Dun,u be Tufezimi i bagetise,qenve dhe pulave.Enveri ishte gjalle ne kulmin e Lavdise.
Sapo ishte shpallur Klasik i Marx-Len.
Prandaj o lexuesi mos na thuaj qe triskat filluan pas vdekjes se enverit,se kam qene 30 vjec ne ate kohe,aq sa je ti sot.
TRISKAT FILLUAN ME ENVERIN,VAZHDUAN ME ENVERIN DHE VAZHDUAN EDHE PAS VDEKJES SE ENVERIT,i mbeten trashegim Ramizit.
Alban Hamzai po hedh insinuata te poshtra,po u hedh mbi kurriz shqiptareve masakrat greke te Camerise.
Alban Hamzai thote se ne 1914,greket pasi e “cliruan Sazanin nga Turqit,ja falen ate shqiptareve”.
Shqiptaret MUSLIMANE,te Vlores paskan zaptuar ishullin dhe paskan vrare 16 familje greke dhe u kane rrembyer bagetite!!!!!!!!Po na thuaj o Hamza,se u beme kaq dhe kete HATA te muslimaneve te Vlores nuk e kishim degjuar????Cilet ishin ato familje greke qe u masakruan me gjithe bageti nga muslimanet e Vlores?
Po na thuaj nje emer te vetem?
Autori i shkrimit e thote qarte qe ishullin e Sazanit Ushtria Italiane ua rrembeu grekeve,jo me deshire te tyre. Ne 1914 ne Ishull u vendosen reparte italiane dhe jo MUSLIMANE te Vlores.Edhe ne 1920 kur Vlora u clirua,ishulli i mbeti Italianeve,qe vendosen aty te burgosur dhe internuar-thote autori i shkriimit.
Me cfare i masakruan muslimanet shqiptare ato familje greke me gjithe bageti,kur shqiptaret shkelen ne ishull vetem ne 1944?
Duke hedhur ne internet keto mashtrime te ndyra ky grekofil maskara kerkon te krijoje ballanca,te shfarosjes ethnike,te masakrave ETHNIKE qe kryen greket ne Shqiperine e Jugut dhe nje perligje false per ETHNOCIDIN e Camerise shqiptare.
Po na thuaj mor maskara qofte edhe nje emer shqiptari musliman te Vlores,qe paska lundruar gjer ne Sazan dhe paska vrare 16 familje greke me te gjithe pjestaret???????
enver leshi. Me triska do bënte luftë? Apo me tollona? hahahaha