Shqipëria është vend kyç në rajon, kështu ishte para shumë vitesh dhe kështu është edhe sot në kursin e qeverisë federale gjermane; reformat e vështira sjellin fryte vetëm pas tre apo pesë vitesh dhe sfidat me të cilat përballet vetë Europa sot, mund të përballohen vetëm duke qëndruar të bashkuar.
Këto ishin mesazhet kryesore që përcolli Gerhard Schröder në Tiranë, ish-kancelari gjerman, i cili njihet për rolin e tij nxitës të integrimit europian. Të hënën ai mbajti në COD një prezantim “Mbi sfidat ekonomike, të emigracionit dhe të integrimit brenda projektit europian”.
Pas ketij takimi, kryeministri Rama ka publikuar disa fotografi, duke theksuar se edhe Shreder mendon se atij i duhet edhe nje mandat tjeter qe reformat te preken nga shqiptaret.
“Mbrëmë në COD me Gerhard Schröder, Kancelarin gjerman të viteve 1998-2005, reformatorin e madh të Gjermanisë e të vetë Partisë Socialdemokrate Gjermane, që erdhi në Shqipëri për t’u njohur nga afër me reformat tona dhe folur për sfidat e modernizimit në kontekstin e sotëm europian e rajonal.
I mbresuar shumë pozitivisht nga rruga e Shqipërisë tre vitet e fundit, Kancelari Schröder uroi që të vazhdojmë në këtë rrugë reformash, duke theksuar se rezultatet e kësaj rruge kërkojnë më shume se një mandat për t’u prekur nga të gjithë”, shkruan Rama ne Facebook.

Biles i ka falur Rames edhe nje stilolaps ashtu sic ja fali Bush i vjeter Berishes ku kishte kohe qe kishte ikur si president.Po i beson njeri se ashte aq gomar te nderhyj ne punet e te tjerve.Populli qe i ka ardhur ne maje te hundes nga gjatoshi do ta flakin para se te mbaroj vjeshta,mundesisht me 8 nendor ne diten e themelimit te partis se tij.
Pse?!
Apo te besh ndonje lek edhe ti si Tony?!
Mark uk..8 nendori eshte festa e malokut tend .ai eshte krye komunist
QE TA KUPTOJ NDONJE INJORANT FANATIK,
FIRMEN E KESHILLIMIT E MBYLLI BLAIR, POR
SAPO KA HAPUR SHROEDER NJE TE TILLE.
GJITHSHKA PAGUHET ME PARATE E POPULLIT SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
SALAB ,jane te dy njesoj. Me fal se arrova dhe LSI se i ngel hatri . 8 Nendori eshte feste e tre mosketjereve SALAB ,Duhet te jesh shume naiv qe se paske kuptuar deri tani . Pa ironi ,ste kane dale 25 vite e e nuk e ke kuptuar ende .Sinqerisht me dhimbsesh .. Ta ben mumuuuu…Edveri eshte komplet adolishent i pandreqshem, nuk lavderohet vehtja o nipi S Kolekes.
Ti Mark rri se je mire ne UK dhe meso anglishten mire qe mos hapesh kanale e te besh llac po shiko mos gjesh ndonje pune me te mire per vete dhe mos u merr me politike.