Schulz: Ditë e keqe për BE-në

redaktor

Nga Anglia në Greqi, triumfi i ekstremistëve po përshkruhet si votë e qartë proteste.

Fenomeni UKIP shënoi të parën herë, që prej 1910-s, që zgjedhjet kombëtare britanike nuk i kryesojnë konservatorët apo laburistët. Dhe do të kishte dalë akoma më mirë, po të mos ishte për dy partitë e tjera euroskeptike, “Pavarësi nga Europa” dhe “Jo BE-së”, të cilave i detyrohet një rrjedhje e pjesshme e votave të Nigel Farage.

Partitë e ekstremit të djathtë e të majtë shënuan sukses në mbarë Europën. Në Francë, Fronti Nacional ishte i pandalshëm; rezultatet në Danimarkë i kryeson Partia Popullore daneze; Jobbiku në Hungari doli mjaft mirë, e nuk harrohet pa u përmendur triumfi i Syriza-s në Greqi.

Euroskeptikët janë, në përgjithësi, një grup i përçarë partish politike, me këndvështrime shpeshherë kontradiktore, ndaj pak gjasa ka që të formojnë një aleancë të përbashkët. Megjithatë, influenca anti-BE në Parlamentin Europian, me praninëe tyre, do të rritet ndjeshëm.

Në total, partitë e protestës, siç po i quan shtypi ndërkombëtar, siguruan 30% të votës europiane, nga gati 20% që kishin në Parlamentin aktual.

Me pamje të zymtë, presidenti në largim i PE-së, Martin Schulz, i tha reporterëve se do të negociojë me partitë e tjera. “Për Bashkimin Europian është një ditë e keqe, kur një parti raciste, ksenofobe e anti-semite, merr 25 përqind të votave në Francë”, u shpreh ai. “Votuesit e saj nuk janë ekstremistë, janë thjesht njerëz që kanë humbur besimin dhe shpresën”.

Për vite me radhë, BE-ja vazhdoi të zgjerohej, duke përfshirë ish-vendet komuniste të Europës Lindore, e u duk sikur blloku do të bëhej më i fortë. Sot, askush nuk mendon se kjo është e garantuar.

“I gjithë projekti europian, ka qenë që në fillim një gënjeshtër, – u shpreh Farage në intervistën e fundit televizive. – Unë nuk dua vetëm që Britania të largohet nga BE-ja; dua që e gjithë Europa ta lërë BE-ne”.

Rezultati i zgjedhjeve europiane, më fort se sa në nivel blloku, do të ndihet në politikat kombëtare, duke i shtyrë partitë konservatore edhe më shumë nga e djathta, e duke rritur presionet për frenimin e emigracionit.

Share This Article
4 Comments
  • May 26, 2014

    KRAHU POLITIK DHE EKSTREMET NE EUROPEN E BASHKUAR

    Njeriu normal apo formacionet politike natyrshem qe jane te interesuara per zhvillimet rajonale e europiajane pasi ne kushtet e globalizmit ndikimet jane te ndersjedhta me pjese te ndryshme te botes e jo me kur je pjese e kontinentit fizikisht e aspiron te behesh pjese edhe administrativisht.
    Mirpo te komentosh nga pozitat e politikanit shqiptar si favor apo indicje per forcen apo grupimin tat politik eshte me shume se tallje me inteligjencen e shumices se shqiptareve e sidomos atyre qe tashme kane vite ne perendim.
    Shqiperia megjithse ka 24 vite qe ka hyre ne rrugen e pluralizmit politik e demokracise por fatekeqesisht akoma shoqeria shqiptare ka mbetur ne fazen empirike te parapluralizmit ndermjet komunisteve konservatore e atyre liberal.
    Fatekeqesisht duhet thene e pranuar se opozita e djathte eshte fare e zbehte dhe shume e fragmetizuar dhe e pa organizuar dhe si pasoje ka 24 vjet qe opozita e djathte antikomuniste ka qene e paperfaqesuar ne institucionet vendimarrse te shtetit Shqiptar.
    Nuk du ate zgjatem ne histori pasi shqiptaret e dine mire se antikomunisteve neokomunistet liberal ne shtet e pushtet pergjate tere ketyre viteve demokraci alla shqiptare jo vetemnuk ju dhane pronat e grabituara por as eshtrit e te vrareve nga baballaret e tyre.
    Tani te kuptohemi qarte mbi ngarjen e kraheve politik si gjeneze pasi faktikisht shoqeria shqiptare si shoqeri conservative e primitive po themi eshte e ndikuar pozicioni politik edhe nga familja pra mendimi i lire shpesh nuk eshte individual. Pra ndarja klasore se bashku me luften e klasave te zhvilluar nga regjimi criminal komunist e ka ndare shoqerine dhe si pasoje ka bere edhe ndarjen politike te pas 90tes.
    Nese kesaj i shtojme edhe shpronsimin e dhunshem te familjeve shqiptare e denimin e tyre capital apo me vite te gjata burgu e internime duke ju mohuar edhe te drejten e edukimit ka bere qe opozita antikomuniste ne 90ten te ishte mjaft e dobet dhe e pafuqishme gje qe lehtesisht nekomunistet liberal e vazhduan sundimin.
    Nese i shtojme ketij realiteti te trishte edhe projektin komunist per te menaxhuar pushtetin edhe mbas ramjes se komunizmit criminal ne europen e lindjes atehere ndarja e kraheve politik ne realitetin shqiptar eshte pothuaj inegzistent.
    Shqiptaret trashigojne nga e kaluara demagogjine ne nje nivel shume te larte pasi klasa politike flasin per demokraci por realisht akoma nuk kane pranuar bazen e sistemit respektimin e te drejtes se pronens private e alternative e vlerave pra konkurencen ne te tera planet.
    Neokomunistet liberal kane 24 vjet qe vazhdojne rindarjen e prones se pronarve shqiptare qe e kane pas grabitur komunistet qe ne 1946 ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut gje qe ka beret e mundur venjen ne levizje te Gjykates se Strasburgut.
    Per cfare krahesh politik mundesh te flasesh sot ne Shqiperi kur dallimi actual per themelin e sistemit pronen private kur dallimi ndermjet te “djathteve” e te “majteve” qendron ne faktin se te “majtet” po e shesin pak shtrejt pronen e grabitur kurse te “djathtet” duan te jene pak me te lire.
    Bllokimi i konkurences ka sjellur bllokimin e qarkullimit te elitave politike ne fushen politike por edhe krijimin e monopoleve e korrupsionin galopant ne ekonomi duke bllokuar investimet e rritur varferine duke ndikuar ne braktisjen e vendit respektivisht shkombetarizimin e Shqiperise.
    Pra klasa politike shqiptare e ka ndalur ne mes fillimin e ndryshimeve ne 90ten duke mos i pranuar as sistemin capitalist parimet dhe vlerat e tije e as konkurencen e vlerave ideve e tregut e natyrisht as respektimin e te drejtave themelore te njeriut te sanksionuara ne kartat europiane ku Shteti Shqiptar ka nenshkruar.
    Te dali zv/ministry i drejtesise i qeverise aktuale e te thote se vendimet e Gjykates se Strasburgut mbi pronat e grabitura qytetarve shqiptare mundet ta coje ne kolaps buxhetin e shtetit shqiptar megjithse Kryeministri vazhdon te shperndaje me copa letrash te quajtura tapi pronat e shqiptareve si Enveri ne 1946. Deri ketu shkon papergjegjshmeria e kesaj klase politike dhe kembengulja e tyre per te mbajtur pushtetin e paligjshem politik e ekonomik qe e kane trashiguar nga baballaret e tyre mbas 90tes.
    Keta politikane se bashku me suiten e tyre te zagarve analiste diskutojne krahet politike qe diskutojne menyren e menaxhimit te parase publike, politikat sociale dhe ato te emigracionit dhe mashtrojne shqiptaret ne menyren me te paturpshme .
    Pra keta bandite nekomuniste qe nuk kane asgje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerise perendimore bejne tifozllek propogandistik per krahet politik apo ekstremet e Europes eshte vazhdim i talljes se Enver Hoxhes se jemi fanar ndricues ne Europe apo talljen e Berishes se jemi vendi i dyte ne Europe mbas Gjermanise per zhvillim ekonomik kur varferia eshte ulur kembekryq e vendi nuk prodhon asgje.
    Ajo cfare realisht eshte e perbashket me Europen pamvarsisht nivelit te abuzimit eshte abuzimi me parane publike dhe burokracia gje qe ka ndikuar ne zgjimin e popujve te Europes e nuk ka si te ndoll ndryshe edhe ne Shqiperine e raskapitur e grabitur.
    Vazhdimi i vjedhjes se parase publike e talljes me djersen e popullit do te shkundi themelet e te korruptuarve duke afruar edhe zgjidhje politike qe do i shkoje per shtat ketij trendi. Kjo eshte per ata qe abuzojne me parane publike se per shqiptaret qe akoma mbajne mendesite dhe praktikat kriminale te regjimit criminal komunist largimi nga politika duhet te jete minimum pasi realisht meritojne shume me teper.
    Ajet Delaj
    New York

  • Votimi i 25 majit ishte dite e mire per Europen qe po ndergjegjesohet per katrahuren ku e ka futur globalizmi politik miop i politikave te deri tanishme te Prodeve, Solanave, Shulzeve etj qe e ka mbushur Europen me plehra emigracioni nga Afrika e Azia. Ky votim tregon se qytetaret duan nje Europe per europianet dhe jo per talebanet e islamet. Eshte dite e keqe ky votim per rracen e politikaneve si Schulzi qe jane ca spurdhjake qe flasin njesoj me ca fraza permendesh e qe nuk bejne asgje konkrete.

  • ky ishte verdikti i sovranit i cili me vote i tha STOP BE se krizave, papunesise, korupsionit. ka ardhur koha qe gjithsekush te shkoje ne shpine e vet.

  • N.q.s B.E do te shperbehet, do te perfundojme perseri atje ku ishim 30 vite te kaluara
    bollek ekonomik por………. do kete drama sociale qe do ti shkaktoje mungesa e ndikimit e vendeve perendimore ne Ballkan por edhe ne Evropen Qendrore ,dhe me pas te jeni te sigurt qe SH.B.A dhe Rusia do te na mjelin si lope……….. do na japin 1 dhe do na marrin 10 sepse i gjithe tregu do i humbe balancat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *