Schulz “sfidon” kancelaren Merkel: Jam më i mirë se Merkeli në marrëdhëniet me Trump

Gazeta Dita

Martin Schulz, lideri i Partisë Socialdemokrate dhe rivali kryesor i kancelares, Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, tha sot se ai do të ishte më i mirë se Merkeli në marrëdhënie me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë një interviste për revistën informative gjermane “Der Spiegel”, Schulz tha se “në fund të ditës, Trumpi ka nevojë për deklarata të qarta”.
“Unë besoj se jam më i mirë se Merkel në lidhje me këtë”, tha Schulz.

Kandidati i SPD-së tha se “presidenti Trump përfaqëson një kërcënim për vendin e tij dhe për të gjithë botën”.

Schulz gjithashtu kritikoi “nepotizmin e pamëshirshëm të Trumpit duke vendosur veten dhe familjen e tij mbi ligjin”.

Merkel po kandidon për një mandat të katërt në detyrën e kancelares në zgjedhjet e 24 shtatorit, ku pritet që partia gjermane e krahut të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), të fitojë disa vende në parlamentin e Bundestagut për herë të parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *