Schumacher Jr debuton, 10 vende të rikuperuara dhe trofeu i debutuesit më të mirë

redaktor
epa04695264 German 16-year-old racing driver Mick Schumacher of Dutch team 'Van Amersfoort Racing' walks through the pit lane at the Motorsport Arena in Oschersleben, Germany, 08 April 2015. Mick Schumacher is the son of German Formula 1 legend Michael Schumacher. EPA/JENS WOLF

Debutoi më në fund dhe, pavarësisht vendit të siguruar, tërhoqi sërish vëmendjen e medieve sportive botërore. Bëhet fjalë për Mick Schumacherin, djalin 16-vjeçar të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Gara e tij e parë në Formula 4 ishte në Oschersleben të Gjermanisë, ditën e shtunë. Aty ku ai e nisi nga vendi i 19, e mbërriti në fund në vendin e 9.

Një vend ndoshta, jo shumë për t’u lavdëruar, nëse do të bëhej fjalë për pretendime për trofe, por ia vlen, sipas të gjithë specialistëve, të përgëzohet për garën e zhvilluar dhe për pozicionet e shumta të rikuperuara.

E pikërisht me këtë vend të 9 ka ardhur edhe trofeu i parë, që nuk ka të bëjë me vendet e podiumit, por ka një tjetër stimul: debutuesi më i mirë në garën e fituar nga bashkëkombasi i tij, Marvin Dients.

Me kërshëri priten garat e tjera, por djali i kampionit të botës, që ende po rikuperohet nga aksidenti i rëndë i Alpeve në Marbella, premton.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *