Michael Schumacher vazhdon të luftojë për jetën. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja gjermane Bild, gjendja e 7-herë kampionit të botës në Formula një është përkeqësuar në orët e fundit. Antibiotikët që kanë përdorur mjekët e spitalit të Grenoble për rizgjimin e Schumacher I kanë shkaktuar 45- vjecarit një pneumoni që pak fjalë përkthehet një infeksion në mushkri. Për momentin nuk dihen akoma pasojat e kësaj pneumonie dhe nëse ky problem do të ndikojë në rizgjimin e Schumacher nga koma.
Por sipas mediave gjermane cdo infeksion është i rrezikshëm për një pacient në terapi intensive sepse trupi I njeriut ka më pak mbrojtje, kështu që gjëndja e Schumacher mund të ndërlikohet akoma edhe më shumë. Megjithatë pas përhapjes së këtij lajmi në media , menaxherja e Schumacherit Sabihne Kehm ka deklaraur se ajo dhe familja e Schumit nuk komentojnë spekullimet. Ish piloti gjerman qëndron në koma që prej 29 dhjetori të vitit të shkuar, pasi pësoi një aksident duke bërë ski në Alpet franceze.
