Schumacher mund të mbetet në koma gjithë jetën

anazapta

Legjenda e  Formula 1, Michael Schumacher, mund të mbetet në koma për pjesën e mbetur të jetës së tij. Revista javore “Focus” ka shkruar se: “Schumacher mund të mbetet në koma përgjithmonë”, pas analizave të ekspertëve për gjendjen e tij. Në anën tjetër gazeta “Bild” raportoi se gjendja e tij mund të jetë aq e keqe sa nuk ka plane për zgjimin e tij. Ai për 18 ditë është pavetëdije dhe tani heshtja nga ekipi i tij dhe i mjekëve të spitalit në Grenoble, mund të japin shenja për më të keqen. Koma do të thotë se oksigjeni për trurin e tij zvogëlohet, ndërsa ai funksionon më ngadalë dhe është në vendin më të mirë për t`u shëruar nga dëmtimet që kishte pësuar gjatë aksidentit më 29 dhjetor. Por Schumacherit nuk i është shëruar asnjë pjesë e trurit të tij, duke ngritur spekulimet se ai mund të jetë në këtë gjendje për pjesën e mbetur të jetës së tij. “Mund të ketë komplikime”, ka thënë kirurgu i trurit, Andreas Zieger, për revistën “Focus”. “Ne nuk duhet të spekulojmë. Këtu bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen. Në koma mund të jetë për gjithë jetën. Kjo gjendje nuk do ta dëmtoj trurin e tij”, shton ai.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *