Michael Schumacher nuk është më në rrezik për jetën. Konfirmimi vjen nga ish-piloti dhe miku i ngushtë, Philipe Streiff, i cili i referohet një prej mjekëve që po monitorojnë gjendjen shëndetësore të kampionit të Formula Unos. Qindra admirues u janë bashkuar edhe sot familjarëve dhe miqve të pilotit në spitalin e Grenoblit, ku Schumacher është në koma prej mesditës së të dielës, pas një aksidenti me ski në Alpet Franceze.
“Nuk jam mjek, por thjesht po citoj atë çfarë mu tha nga Gerard Saillant. Schumacher është ende në gjendje të rëndë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën”, është shprehur për mediat miku i ngushtë i pilotit të Ferrarit.
Ndërkohë, për aksidentin vijojnë hetimet. Në duart e hetuesve është tashmë kamera e montuar në kaskën e Schumaker-it, e cila pritet të qartësojë përfundimisht dinamikën e aksidentit. Kamera amatore përdorej nga piloti gjatë ushtrimit të sportit të tij të preferuar, por hetuesit e kanë kërkuar në dëborë për disa ditë me radhë. Aparatura në fakt ishte në duart e familjarëve të Schumaker-it, të cilët kanë refuzuar ta dorëzojnë me frikën se do të shkelej privatësia e tyre.
Mbrëmjen e së shtunës, telekamera i është dorëzuar prokurorit të çështjes, Patrick Quinc dhe tashmë pritet të qartësohet përfundimisht ngjarja në pistën e Maribelit.
Ndërkohë po merren në pyetje djali i 45-vjeçarit Schumacher, shoqja e tij dhe mazhordomi i familjes, i cili bënte ski krah tij ditën kur ndodhi ngjarja. / La repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Ja ky eshte nje lajm i mire…
Shyqyr o Zot ,shpetoje kete perle,te shoqerise njerzore .
kujt i plasi
e cfare se mbeti gjalle?! atij i ka humbur gati gjysma e majte e trurit. nga drejtues ferrari do behet drejtues karroce invalidi. mjaft na mbytet me kete lajm se atij nuk do ti behej vone per asnjerin ne bote