Schutz: Prokuroria dhe Policia të bëjnë më shumë kundër krimit

Dita

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz, ka folur nga Shkodra për situatën kriminale të vendit.

Ajo tha se Shqipëria duhet të punojë më shumë në drejtim të luftës kundër krimit, si dhe theksoi se Prokuroria dhe Policia duhet të përmirësojë punën për rastet e konstatuara.

“Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuara. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën.”

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe.

“Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjërash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, siç janë 5 prioritetet kyçe, në mënyrë të veçantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë  përparim në këto dy pika.”

Diplomatja gjermane tha se procesi i Vettingut i ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë.

“Në lidhje me Vettingun në drejtësi, jemi të mendimit që ky është një proces në vijim që ka sjellë sukseset e para, por duhet të vijojë në të ardhmen për të dhënë rezultatet konkrete. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjitha vendet vakante në sistemin e gjykatave dhe prokurorive të mund të përmbushen sa më shpejt, sidmos në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.”

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Keta ambasadoret flene gjume ne Shqiperi dhe kur iu del gjumi mbajne nga nje fjalim sa per te kaluar radhen dhe e shenojne si fitore historike ne protokoll, per te justifikuar rrogen. Cfare Policie ke ne Shqiperi moj zonje? Policia eshte e mbyllur neper komisariate, ndersa krimi ben kerdine ne gjirin e banoreve. Kthejeni Policine ne gjirin e blloqeve te banoreve neper qytetet dhe te komunave me zyra pritjeje dhe tituj “Komisare” apo “Sherife”. Ne gjirin e popullit ata do te njihen dhe do t’i bejne prezente tek prokuroret dhe prokuroret tek gjykakat.

  • Ne politikanet ,mbare te cdo lloj ngjyre Zonja e nderuar amb ,nuk e duam Shqiperine te inkuadruar ne BE .Se po te ingranohemi ne BE ,fillon ligji dhe transparenca e saj !?!?.Pak se na i keni ngecur VETTINGUN ,spo na ze gjumi naten ,doni tna shtoni dhe halle te tjera . Ne nuk na vjen zeri per ato pese pika . Me e rendesishmja me koshjence neokomuniste ,ne shkelim kushtetuten posacerisht per pronat . Arsyeja eshte se i kemi vjedhur per vehten tone . Na lini rehat ,se me kete popull dele te ngordhuur ,ne jetojme dhe e terheqim prej hunde miliarda vite pa problem .Prandaj z Amb e Gjermanise na lihni????????!!!!

  • Ka nje shprehje popullore ketu ne Elbasan: Merre me lang se mishi u hang!!!!!! Ke ta ambasadoret tallin bythen me shqiptaret. Kane 30 vjet te njenjtat komente , Shqiperia ka bere hapa perpara, Shqiperia eshte ne rrugen e duhur, ka zhvillime pozitive por kerkohet me shume. Çuditerisht te gjithe te njenjten gjuhe dhe nena Shqiperi lengon nen kthetrat e krimit e korrupsionit gjikand e shqiptaret largohen e vetem largohen nga vendi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *