Schütz: Shqipëria përpara vendimmarrjes, mos humbni kohë

Bora Basholli

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe për këtë nuk duhet humbur kohë“.

Kështu është shprehur Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz. Në një deklaratë, ambasadorja bën apel për vijimin e reformave. Ajo përshëndet faktin që edhe pse ngadalë, reforma në drejtësi po ecën.

“Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç.

Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale.

Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”, thuhet në deklaratë.

Duke komentuar vendimin e opozitës për dorëzimin e mandave, ambasadorja u shpreh se respekton vendimin e secilit deputet, ndërsa thekson se debati duhet të zhvillohet në parlament.

“Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike.

Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”.

Më tej Schutz ndihet e zhgënjyer për bashkëpunimin mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore.

“Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar.

Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.”

 

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • Po te vazhdojne te jene ne Gjykaten e Larte Zagari Zagonjari, gruaja e ish Guvernator-Hadutit Ardjan, Arjana Full-hajni e me rradhe i keni bere MUTIN Reformove ne Drejtesi.
    Deri me sot asnje hajdut dhe bashkepunetor me kriminelet, nga Sistemi Gjyqesor dhe Padrejtesise nuk eshte futur ne burg, po gezojne pasurite e vjedhura.

    • Po ja fut si kau peles ! Nuk mund te injorosh kaq kollaj europen ! Jane miliona dollar investment ne 30 vjet
      Ti pow flet si ne kohen e xhaxhit 40 vjet mbrapa me sloganin Europa kurve plake …ya ha ha sa mbrapa ke ngel !

  • Mos u nxito o Europa kurve plake…. Nuses se Fullhajnit nuk I ka ardhurr rradha per Vettingun. A e di ti qe tani nga 9 gjyqtare te Gjykates se Larte qe i jane nenshtruar ketij procesi vetem dy e kane kaluar. Me durim o djale me durim.

  • FLM Gjermanise mike dhe ju Zonja Ambasadore per perkrahjen e gjithanshme qe i keni dhene Shqiperise dhe popullit shqiptar. Gjithe Shqiperia eshte mirenjohese per kontributin e vendit tuaj dhe ne e vleresojme maksimalisht. Respekt dhe mirenjohje.

  • Faleminderit Z Ambasadore .Keta poltikanet tane pa perjashtim nuk e duan Shqiperine te integruar ne BE . Nuk e duan se kane friken , se do filloje diktati dhe tansparenca e ligjit te BE , Me keqeardhje ,kete e tregon edhe reforma zgjedhore . Ndryshimi i kushtetutes ne vitin 2008 shkateroi cdo gje ,mbi te gjitha keta kane mberthyer cdo gje . PS dhe PD . Donin te vdisnin Pashahllare deri ne fund ,SPAK do i bjere ne “terezi ” keta politikane te ketij tranzicioni te tej zgjatur post komunist ..Mendjen e kane nga frika keto kohet e fundit nga Rusi , por deshiroj te mos jete e vertete .Dyshimi e verteton organizimi i protestave kete gje .Por mekeqardhje kemi nje popull budalla ,qe i shkon hajduteve nga mbrapa .Leida Frai Scütz ..Cdo gje pritet prej ketyre anti Shqiptareve politikane ,,kane abuzuar ne maksimum ,me korrupsion ,vjedhje e tj dhe sa me shume te bejne abuzime aq me shume jane terbuar .Shkon paralel ,duhet ti japim te “drejte “. .

    Tanke :Frau, DR. Schütz
    Mit freundlichen grüßen
    Adih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *