Schweinsteiger tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Elton Tafaruci

Pas përfundimit të kampionatit Europian, legjenda e Gjermanisë Bastian Schweinsteiger ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari i cili me një letër të hapur i është drejtuar tifozëve dhe federatës së futbollit të Gjermanisë, shkruan ‘Goal’, raporton Syri.net.

Kohët e fundit i kam kërkuar trajnerit që t’i jap fund paraqitjeve të mia me kombëtaren gjermane. E ndjej të arsyeshme të largohem nga Gjermania të cilës pas Kampionatit Europian i uroj suksese në kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’. Faleminderit për këtë kohë të jashtëzakonshme”, shkruan Schwinsteiger në ‘Facebook’.

Pas 12 viteve, 120 ndeshjeve, 24 golave dhe një titull të Kupës së Botës, Schëeinsteiger ka vendosur t’i japë lamtumirë kombëtares gjermane.

Screenshot_4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *