S’deshët nën dorë? Na i jepni me ligj!

Dita

Qejf o qejf që bën Hafizi / mish në hell pilaf orizi.…Këto vargje për dervishët “e dikurshëm” më erdhën ndërmend, kur morëm vesh pagën e pensionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve – 3.5 mln lekë në muaj. Pra reforma në drejtësi filloi “të çelë lulet”.
Të paguash një “nëpunës” gati sa dyfishi i pagës së tre autoriteteve më të larta të çdo vendi, apo sa dyzet fishi i pagës së një pensionisti, në vendin më të varfër të Europës, është një çudi, që bën vaki vetëm këtu tek ne, tanimë pa diskutim vendi i çudirave.
Çuditë që sjell “Dita” në faqen e saj të parafundit, janë një hiç para çudive shqiptare, megjithëse ato vijnë nga tërë bota dhe Shqipëria është sa një thua i kësaj bote. Arsyeja?…banale, që të mos korruptohen, pra që të mos korruptohen, t’ju japim para, sa shkencëtarëve të NASA-s.
Tani gjyqtarë e prokurorë, të bëjnë karshillëk: Nuk deshët të na i jepnit nën dorë, na i jepni ashiqare, pra me ligj. A nuk kemi të drejtë të themi të dh…reformën? Po ç’kuptim ka reforma pa luftën kundër korrupsionit, në veçanti brenda llojit në gjyqësor,madje për këtë ka tre vjet që na buçasin veshët. Tani zanati më i mirë pas atij të dervishit, është ai i gjyqtarit. Prsh “Dita”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *