S’do gjesh asnjë si unë

J L

1.

Me deshe ti si sytë,

Njëlloj të dashuroja,

Kur ti ishe sëmurë,

Me puthje të shëroja.

 

Më deshe ti si sytë,

Në borë e në furtunë,

Miliona janë që puthin,

Por, jo, asnjë si unë!

 

***

 

Do rendësh si i marrë,

Në botën e pafund,

Po dashurinë e parë

Nuk do ta gjesh gjëkund.

 

Dhe paqe s’do të gjesh,

Jo, kurrë, te kjo tokë,

Se emri im i bukur

Do të gjëmojë në kokë…

 

2.

Do puthësh, i mërguar,

Një tjetër, s’di se si,

Po unë, gjithmonë, si hije,

Aty do jem, aty.

 

Ashtu siç deshe mua,

Një tjetër s’mund të duash,

Pra, kthehu, mik i dashur,

Që ende të mos vuash.

 

 

Fjala “Të dua!”

 

1.

Vetëm nga një fjalë,

Nga fjala: “Të dua!”

Vajza, skuqur-mollë,

Djali, verdhur-ftua.

 

Po kjo fjalë e shenjtë

Kollaj s’thuhet dot,

Ajo edhe malet

Nga themelet lot.

 

***

 

Po kërkon guxim

Kjo fjalë me nure,

Kur thua: “Të dua!”,

Sikur shkrep kobure.

 

2.

I lëviz dhe malet,

Det dhe tërmetet,

Malet, more, malet,

Kur ësht’ e vërtetë.

 

Fjala më magjike,

Kjo është në botë,

Sikur shkrep kobure,

Sikur ndez barot.

 

Sy, o sy i bukur

 

1.

Folmë, mor, një fjalë,

Të keqen e syrit,

Se m’u ndez këmisha

Nga zjarret e gjirit.

 

Folmë, mor, një fjalë,

Si një valëz lumi,

Që kur ty të pashë,

Nuk më zë më gjumi.

 

***

 

Që kur ty të pashë,

Ëndërr m’u bë jeta,

Sy, o sy i bukur,

Që lëshon shigjeta.

 

Po ato shigjeta

Nuk më vrasin mua,

Dhe një plagë që kisha

Shkoi e u shërua.

 

2.

Folmë, mor, një fjalë,

Trëndafil me erë,

Se për njëri-tjetrin

Neve jemi prerë.

 

Në gji e në zemër,

Do të mbaj si zok,

Duam apo s’duam,

Do të rrojmë tok.

Share This Article
10 Comments
  • Gjithmone te patem thene,
    more ti Benko poet mavria,
    rri seriozisht pra tek poezia,
    sa behesh Lolo tek qeveria!

  • O Dukë, ty ta kanë dhënë gjë titullin mjeshtër i madh? Nëse jo, ç’merresh kot me Ramën, diellin tënd të vatrave shqiptare? Kur nuk të di vlerat! E mqs ra fjala te titulli, ti je pajtuar gjë me KOZMA DUSHIN? Apo partia ju ndau përfundimisht, edhe pse ishit miq të ngushtë e ti kishe bërë këngë të repertorit të tij? Ka kohë që nuk po dëgjohet më babuçi (K.Dushi). Nga bëhet? Apo ti e ke hedhur në gjyq e i ke bllokuar repertorin kurse rilindja dhe Rama i ka bllokuar daljen në ekrane?

  • LARG SYVE LARG ZEMRËS?

    Po të ishe gënjeshtare,
    nuk do mund të të besoja,
    për ty s’do kisha ndjenja
    e s’do mund të dashuroja.

    Për ty kisha nevojë,
    por ti ike larg meje,
    çdo ditë për ty mendoj,
    ndihem i gjallë afër teje.

    Kisha miq e mikesha,
    kohën me ta kaloja,
    por prapë ndihesha vetëm,
    se pranë ty të doja.

    Vetja ime është e plotë,
    kur ti je bashkë me mua,
    je kuptimi i jetës sime,
    zemër vetëm ty të dua.

  • LARG SYVE LARG ZEMRËS?

    Po të ishe gënjeshtare,
    nuk do mund të të besoja,
    për ty s’do kisha ndjenja
    e s’do mund të dashuroja.

    Për ty kisha nevojë,
    por ti ike larg meje,
    çdo ditë për ty mendoj,
    ndihem i gjallë afër teje.

    Kisha miq e mikesha,
    kohën me ta kaloja,
    por prapë ndihesha vetëm,
    se pranë ty të doja.

    Vetja ime është e plotë,
    kur ti je bashkë me mua,
    je kuptimi i jetës sime,
    zemër vetëm ty të dua.

  • Beni është poet,
    Nuk është kot së koti,
    Dhe penë e Arbenit,
    Derdh ca pika loti..

    Beni është poet,
    Një poet me nure,
    Kush s’e do Arbenin,
    Dhjet kot në poture..

    Vargje dashurie,
    Shkruan pa fund Arbeni,
    Kush s’e do poetin,
    Është më poshtë se qeni..

    Ndaj dhe Adi Thano,
    Adriani i zgjuar,
    E mban pranë Arbenin,
    Dukën e bekuar..

    • O zoti Medi, njoh unë nja 2 persona që bëjmë poezi të bukura që të qash me lot. Por nuk iu hap njeri derën si Dukës se nuk bëjnë propagandë partie siç bën ai. Ky është problemi në Shqipëri. Mediat janë të blera dhe ushqehen nga partia. Prandaj më lart e pyes Dukën në lidhje me titullin mjeshtër i madh, e në lidhje me Kozma Dushin. Shan Kozmain por është më keq se ai, ose janë të dy njësoj, pra kanë zgjedhur t’i nënshtrohen e servilosen partisë për një post apo ca para më shumë. Të gjithë i duam poetët, por poetët janë të lirë, jo peng i partisë. Le të ndalojë Ben Duka së bëri bejte propagande për rilindjen dhe do shohim pastaj a e mban më A.Thano te Dita apo jo. Një poet me mend nuk flet për komunizmin dhe Enverin ashtu siç flet Duka, se ai ishte një sistem kriminal që burgosi, persekutoi e vrau shumë njerëz. Kështu që kuptoje mirë kush është më poshtë se qeni o Medi.

    • Benko është poet,
      militant i partisë,
      “armik” i Sali kërmës,
      shërbëtor i Ram mavrisë!

      Pena e tij qan me lot,
      kur bën opozitën e opozitës,
      adhurues i shokut Enver,
      ky bejtexhiu i Ditës!

      Poet të tillë s’gjenden,
      as në Korenë e Veriut,
      me siguri atje poetët,
      rrinë te vrima e miut!

      Këta lloj poetësh,
      janë më poshtë se qeni,
      por Duka është më lart,
      se i “bekuar” është Arbeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *