(Këngë vajze)
Më deshe ti si sytë,
njëlloj dhe unë të doja,
kur ti ishe sëmurë,
me puthje të shëroja.
Më deshe ti si sytë,
në diell e furtunë,
miliona janë që puthin,
po s’puth asnjë si unë.
Do rendësh si i marrë,
në botën e pafund,
po Dashurinë e Parë,
nuk do ta gjesh gjëkund!
Dhe paqe s’do të gjesh,
Jo, kurrë te kjo tokë,
se emri im i bukur,
do të gjëmojë në kokë…
Ashtu siç deshe mua,
një tjetër s’do të duash,
ndaj kthehu, mik i dashur,
që ende të mos vuash!
Bukuria
Doli hëna prapa malit,
doli në pranverë,
sa pa vajzën pranë djalit,
u fsheh menjëherë.
Që nga nata e bekuar,
hëna më s’është dukur,
se vajza e dashuruar,
është më e bukur.
Tani hënëza bardhoshe,
nuk del më në Maj,
ndrin një vashë bukuroshe,
në vendin e saj.
Dashuria-dashuria,
që kur është dukur,
i bën vajzat dhe djemtë,
si yje të bukur!
Fluturake-fluturake…
Fluturake-fluturake,
vitet tutje-ti s’u plake,
koha ikën e largohet,
fluturakja zbukurohet!
Fluturake pse s’m’i thua,
ato sekretet e tua,
nga të shtonet bukuria,
nga vetja, a Perëndia?…
-Bukurinë e kam për fis,
po dhe vetë e kollandris,
sekretin e dinë të tërë:
“BUKURIA LIND E BËRË!”
Bukuria lind e bërë,
kot që mundohesh, kot,
të lodhet një jetë të tërë,
njeriu s’e ndryshon dot!
Ty të puthi vetëm deti!…
Kur në breg të detit dole,
asnjeriu nuk i fole,
ca nga Ti e ca nga deti,
në grykë fjala na mbeti!
Plasën djemtë nga inati,
me ty nuk i ndiu fati,
nga zilia, nga sikleti,
ty të puthi vetëm deti!
Nga ato puthjet e tua,
Deti, moj, u ëmbëlsua,
ndaj kur dole ti syndritur,
deti s’ishte më i kripur!
Në gjithë Botën ka, moj zëmër,
veç një det me ujë të ëmbël,
deti që u puth më Ty,
Si Njeriu me Njeri!…

Me te lumte PENA i Madhi PENE ARTE,
Keto vargezime brilante sjelle
Brilante kenduar Dashirise PARE
Kryefjale permbyllisa’
*FLUTURAKE-FLUTURAKE*
Une po shtoj
GEZUAR Vitin e RI!
Mes se MADHES NENE S H Q I P E R I !
Dite NJEMIJE prag VITIT t e RI
Nga Torno te uroj une ;
Prag 85 viteve- GURI NAIMIT
Qe shpiri s’do me dale
Pa ia marre EREN TABANIT..
Vendlindie ku LINDI
I YNE NAIM FRASHERI!
Toronto 224–12-2020 Guri Naimit D.
Nuk paske ngordhur akoma ti mer Leshi Naimit?
Qysh do bëj e qysh do bësh
kur të shkosh me dhën në Mëksh
un’e di se ç’mik do zësh
por si unë nuk do gjësh
—————————
Veshur me te bardha ,
veshur me te kuqe,,
mbi kurmin e bukur,
shperndare zbukurimet ,
si petale lule!