VARGJET: S’e dinim që Ristani paska votuar për Ramën!

redaktor

Arben Duka
Ka qënë një sekret,
që s’e kisha ditur,
ndaj fjalimi i Ristos,
fort më ka çuditur!.

Fjalët e Ristanit,
sa më kanë dëfryer:
“Të kemi votuar,
për të na shërbyer!”

Foli në protestë,
në mes të Tiranës,
dhe fjalët ja thosh,
direkt Edi Ramës!.

Ndaj thashë pak më lart,
se më ka dëfryer:
“Të kemi votuar,
po na ke zhgënjyer!”

Vërtetë që Qershori,
bëri histori,
po për Ristan-votën,
s’kishim dijeni?!.

Për këtë asgjë,
nuk dinim të tërë,
që vetes me hile,
Ristua ja ka bërë!.

Gjersa e ka bërë,
këtë tradhëti,
e drejtë-t’i kërkojë,
Ramës llogari!.

Dhe pse bëjmë humor,
këtë s’e sajuam,
se tha mbi dhjetë herë:
“Neve të votuam!”

Veç né këtë linjë,
ky goxha fjalim,
se Rama s’ka mbajtur
as dhe një premtim!.

Epo-i thashë vetes,
si vajti kjo puné,
se kéto kritika,
mund t’i bëja unë!!

Mund t’ja bëja unë,
që jam socialist,
dhe them që s’do isha,
dhe kaq nihilist!.

Unë e kam votuar,
kjo është gjë e ditur,
dhe mijëra té tjerë,
pér Ramën kam nxitur!.

Kam të drejtë kritika,
të bëj natyrisht,
po ja që Ristani,
më ka lënë në bisht!.

Ndaj edhe na stepën,
ato që dëgjuam,
fjalët e Ristanit:
“Ne që të votuam!”

Ndaj dhe shumë kritika,
ende s’kemi thënë,
se këta Ristanët,
radhë nuk na lënë!.

Të them ndonjë gjë,
me vete pérpiqem,
po dëgjoj këta,
dhe në çast tërhiqem!.

Ristani me shokë,
jané një aset,
ndaj dhe i them vetes:
“Mbahu-o poet!.”

Mbahu-o poet,
mos e humb toruan,
sepse e kanë fjalën,
ata që votuan!.

Dhe vërtetë kam mbetur,
pa mëndje në koké,
se votoi Rilindjen,
Ristani me shokë!

Share This Article
6 Comments
  • Epo Ristana dhe Salushja nuk dine me cte thone e i bien tani qafe me qafe kur flasin,,saqe thua po keta kur flasin ,,njeri i droguar e tjetri i dehur me rakiii..U rente pika mu ne kok..Plehu doli me ne fund se c’na ishte..Se po na kercenonte Saliu se nuk shkulej me nga kolltuku i Kryeministrit..Hej belaaa

  • Kam idene se Ristani duhet te jete nga ata “meshkuj”qe prefron ti rregullojne brimen anale,sepse vuan nga Muaselli!..

  • Ket radhe nuk na the gje o Ben Poeti,me keq akoma po me dukesh njesoj me ket Ristanin. Dihet nga te gjithe se ky Ristua tek e shkel nga pak me ate te uruar raki po une nuk them se ti i ngjan vetem ne ket pike….! Ti po me cudit, si ja ke dhene voten PS duke qene se vete ke qene kandidat i nje partie tjeter aleate ne koalicion ?? Me kujtohen vargjet e tua kur na ftoje te gjithe ne te votonim per Populloren. Si u be kjo pune,te tere keni genjyer ne 23 Qershor….??!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *