Meta ktheu Ligjin,
Dhe s’e ktheu kot,
Se këtu pa shpifur,
Njerëzit s’rrojnë dot!
Meta, si dhe unë,
E di fare mirë,
Se shpifja s’ka lidhje,
Me fjalën e lirë!
Meta s’jep për Ligjin,
Zgjidhje të magjishme,
Pwrdor në shpjegim,
Terma të përgjithshme!
Meta merr në mbrojtje,
Shpifjet, thashethemet,
Për shkelje të drejtash,
Nuk na tregon nenet!
U bë njw rutinë,
Kjo për zotin Metë,
Rrallë për ndonjë ligj,
Mund të nxjerrë dekret!
S’e njoh këtë ligj,
I mirë, a i metë,
Po viktimë e shpifjes,
Meta ka rënë vetë!
Dëgjoni, lexoni,
Pamfletin pikë net,
Shikoni sa krime,
Ka bërë zoti Metë!
Aty ka hatara,
Për të dhe Monikën,
Dhe Meta sërish,
Drejton Republikën!
Shumë krime Pamfleti,
I ka numëruar,
Meta asnjëherë,
Nuk na ka sqaruar!
Krimet që për Metën,
Në të bardhë janë shkruar,
As i ka pranuar,
As i ka mohuar!…
As i ka pranuar,
As i ka mohuar,
Dhe ndonjë gjykate,
Nuk i është drejtuar!
Aspak publikisht,
Nuk është shprehur Meta,
Nëse janë gënjeshtra,
Apo të vërteta!
Dhe pa dekret Mete,
Ligji do kalojë,
Asnjë germë Kuvendi,
Nuk do ti ndryshojë!
Anti-shpifja duhet,
Kështu e mendoj unë,
Ligji dhe Metës,
Mund t’i bëjë punë!
Po mund të mos bëhej,
Ky ligj unikal,
Se shpifja është krim,
Në kodin penal!
Më kot gjithë kjo zhurmë,
Po bëhet tani,
Se shpifja dënohet,
Më gjobë dhe qeli!
Arben Duka

Fjale te mencura shume Benkua po na thot,
“Se ketu pa shpifur, njerezit nuk rrojne dot…”
por or Benko, ligj per shpifjen kemi ketu,
kur ate shpifjen vet gjykata ta ket vertetu,
se nuk shpallet shpifja me vendim qeverie,
kaq gje kuptoje Benko, e ke detyre shtepie,
shpifjen si te tille vetem gjykata e percakton,
jo Rama as AMA dhe as ti or Benkua gjiton,
se denim per shpifje mbi te gjithe e meriton,
rrenci mjekerrcjap ne krye te qeverise sone,
“shendetesi falas dhe 300 mije te punesuar”,
a te kujtohen keto shpifje o Benkua i zgjuar?
“Shpifja dhe dekriminalizimi”le te bashkohen ne nji ligj ,se keshtu sic jane ,duket se opozita denon poziten me “dekriminalizimin “dhe pozita ,opoziten me “shpifjen”;aq e vertete eshte kjo sa edhe vete presidenti nuk po e dekreton shpifjen se ka frike se do te denohet edhe ai vete dhe e shoqia Monika!
“Se këtu pa shpifur, njerëzit s’rrojnë dot…”
eh sa ndyrësira ndodhin këtu o dukë!!
një nga ato është dhe ” mbi shqipërinë është partia”!!
por ti këtë e ke të rrënjosur në gene!!nuk mund të vësh gjakun para portofolit!!
partia ta mbush!?