E mjera Shqipëri. Jemi duke jetuar në një komb i cili po shembet nga kjo keqqeverisje.
Ky vend po na ngjason përditë e më shumë me një pronë feudalësh dhe vetja po na duket skllevër. Kemi jetuar për 22 vite nën mashtrim, 22 vite presion e vuajtje pa drejtësi. Një ndër situata më kritike për mua janë qëndrat spitalore, duke filluar nga Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në këto ambjente ne shkojmë për t’u kuruar por aty të ze depresioni dhe mund të të ngitet edhe ndonjë sëmundje që nuk e ke patur. Shëndetësia në Shqipërinë me kryeministër mjek është një nga sektorët më të prapambetur. Do mjaftonte ajo që sheh rreth e rrotull spitaleve: plehra e mbeturina gjithandej. Por a është kaq e veshtirë përballja me këtë gjendje? A është kaq e vështirë që të gjelbërohen së paku këto ambjente me lule e pemë?
Letër e nënshkruar: Marjon Gorica