Dërguar në emailin e redaksisë
Ne shqiptarëve nuk na bën reklamë as Papa dhe as Merkel. Reklamën ne e bëjmë me punën tonë, me sjelljen, me qëndrimin tonë ndaj investimeve të huaja, etj. Po ju sjell një shembull domethënës që ma treguan disa inxhinierë të një firme rumune, e cila po kryen disa punime sizmografike në interes të Bankers, për zbulimin e fushave naftëmbajtëse, në zonën e Fierit.. Ç’më treguan rumunët? “Kemi punuar në të gjithë botën, thanë, por kjo që na ka ngjarë në Shqipëri, nuk na kishte shkuar në mend. Fshatarët po na vjedhin kabllot, bateritë, kutitë bashkë me aparatet sizmografe dhe po i shesin për skrap.
Kështu do ta zhvilloni Shqipërinë? Kjo është reklama më e keqe që ju i bëni asaj. Asnjë investitor i huaj nuk afrohet në këto kushte”. Pra, së pari duhet të vijmë në vete si popull dhe t’i pushtohemi punës. Nga Iliri
