Përbaltësit më të thekur ndaj lidershipit të sotëm të PS-së janë ish-ministra të Nanos dhe Metës. Detyra e këtyre “minave surprizë” të Berishës e Nanos brenda PS-së ëhtë e njohur. Këta flasin për standarde në PS dhe bëjnë sikur “harrojnë” standardet në zgjedhjet parlamentare. Unë them këtë si socialist i vjetër: Ai që dredh zinxhirin gjatë fushatës përgatitore parazgjedhore, nuk ka asnjë tagër moral të flasë. Ka prej tyre që nuk kanë më asnjë mbështetje në bazë. Kur nuk je i zoti të fitosh në një qark, si mund të pretendosh të japësh mend për të gjithë Shqipërinë ? Në këto anë ka një shprehje: “Nuk e qasin në fshat dhe kërkon çupën e priftit për grua”.
Letër e nënshkruar: Vladimir Mustaqi