Në të ardhmen, çdo pasagjer i linjës ajrore do të peshohet. Kjo është kërkesa e një kompanie teknologjie, në Britani, e cila kërkon të zvogëlojë sasinë e karburantit të djegur nga avionët. Siç ka raportuar më parë “The Independent”, duke peshuar çdo pasagjer para fluturimit, mund të rritet siguria dhe të shkurtohet dëmi mjedisor i shkaktuar nga çdo fluturim.
Aktualisht, linjat ajrore përdorin “masën e supozuar”, duke vlerësuar peshën totale të udhëtarëve duke marrë në konsideratë shifrat e përcaktuara paraprake. Në mënyrë tipike çdo pasagjer supozohet të peshojë 88 kg. Linjat ajrore mund të përdorin gjininë për të rafinuar këtë shifër, duke lejuar 93 kg për burrat dhe 75 kg për gratë.
Por nëse nuk ka një arsye të veçantë për një peshë disproporcionale më të lartë, vlerësimet zakonisht janë dukshëm më të larta se realiteti. Nëse kapiteni e di se avioni po mban peshë më të vogël se “masa e supozuar”, ai mund të ngarkojë pak më pak lëndë djegëse. Për më tepër, pasagjerëve mund të caktohen vende në varësi të peshës së tyre në mënyrë që të balancojnë avionin në mënyrë të saktë, që të mos ketë nevojë për ndonjë ulje të detyruar. Udhëtarët peshohen shumë rrallë përpara fluturimit; disa përjashtime janë për avionët e vegjël, ku pesha e udhëtarëve dhe bilanci i avionit janë kritike për sigurinë.
Një studiues, beson se linjat ajrore momentalisht ngarkojnë rreth një për qind më shumë se sa kanë nevojë, dhe rrjedhimisht djegin midis 0.3 dhe 0.5 për qind më shumë karburant. Pra me linjat ajrore që shpenzojnë rreth 200 miliardë dollarë për karburant çdo vit, mundësia e kursimit në mbarë botën është deri në 1 miliard dollarë.
Kursime shtesë mund të bëhen duke ndarë udhëtarët në vendet optimale për të siguruar që avioni të jetë i balancuar në mënyrë të duhur. Aktualisht pilotët nganjëherë duhet të aplikojnë manovra të posaçme gjatë fluturimit, për të niveluar një mosbalancim prej mosllogaritjes korrekte të peshës së avionit, duke shkaktuar djegie më të lartë të karburantit.
l.h/dita

Po ne se kandaret nuk peshojne sakte rrezikojne qe pasagjeret te mbeten ne mes te rruges….dhe pjesen tjeter do ta bejne “me kembe” ose me koke…!
More skakanaviste, kjo nuk eshte zgjidhja .Zgjidhja vjen kur kompanite ajrore te investojne ne teknologjine qe cfrytezon energjine e diellit per aqe kohe sa avjoni del siper reve,pra ne kontakt me rrezet diellore.Te tjerat jane pordhe me rigon,kur dihet se ndotja e ajrit vjen dhe nga pordhet e lopeve qe leshojne gaz metan i pa cfrytezuar nga keto mendje te ndrituara qe kerkojne te bejne sensacion.Tashme eshte koha qe te cfrytezohen energjia e diellit, eres, levizjes dhe njeriut si faktor per arritjen e me te mires se mundeshme njerezore Kohes se djegjes se karburanteve si produkte te naftes qe nxirret nga thellesite e tokes, ka kohe qe i mbaroje koha.