Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Zonjë mbi zonja Vlora ime
Je e kuqe si qershia
Asnjëherë nuk ke gabuar
Në ballë të mban Shqipëria.
Gjaku që u derdh me okë
Nga djem e vajza Labërie
E vaditën këtë tokë
Me erë parfumi e lirie.
U përballe me mafiozë
Kriminelë qeverie
Po ti mbajte ngjyrën rozë
Ashtu siç të kishte hije.
Mercenarët e kusarit
Mbushën lagjet me hafije
Ti i tregove barbarit
Se ke gjak Arbërie.
Mos harro nëntëdhjetë e shtatën
Ato lot nuk janë tharë
Katër mijë e ca vlonjatë
Janë mbytë e janë vrarë.
Sibila s’qe rastësi
Mafia që ish në Tiranë
Për atë sterrë tragjedi
S’i kurseu një dorë dollarë.
Çdo qershor ne na mbledh tokë
Për të mposhtur kundërshtarin
Jo me pushkë, po me votë
Se s’jemi sërë e barbarit.
Vlora jonë heroinë
Po të vjen një mik i rrallë
Bac Hasani nga Prishtina
Çoje të takoje vëllanë.
Ismail Beu nga Kanina
S’lodhet duke parë pashanë
Ta shijojë dhe më mirë
Do dhe Isën e Hasanë.
