“SEAL”-ët amerikanë stërvitje të përbashkët me komandot shqiptarë

DITA Online

Super skuadra speciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “SEAL” mësohet se ka bërë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara njihet si skuadra me e stërvitur e SHBA-ve dhe ky është një privilegj i madh për Forcat Speciale Shqiptare.

Njoftimin e ka bërë publik Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila thotë se kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s

Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, shkruhet në njoftim.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Shqiperise i duhen trupa speciale per te mbrojtur Shqiperine dhe jo per te “nxjerre geshtenjat nga Afganistani me djemte shqiptare”! Ndersa SEAL po largohen nga Afganistani, vendin e marrin djemte shqiptare. E cfare perfitojme ne qe dergojme keto trupa ne Afganistan? ASGJE! Vec arkivole me te vdekur dhe te rinje te gjymtuarc si fizikisht ashtu edhe shpirterisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *