Aktori amerikan Shon Penn nuk shpreh asnjë pendesë për intervistën sekrete me El Chapon, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, që u publikua në revistën “Rolling Stone”.
Pyetjeve me e-mail të agjencisë së lajmeve Associated Press, Sean Penn u përgjigjet se “nuk ka asgjë për të fshehur” mbi takimin me baronin e drogës Joakin Gusman, i cili ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë, korrikun e vitit të kaluar.
Në prag të takimit që u ndërmjetësua nga aktorja e famshme e telenovelave, Kate del Castillo, Sean Pen ishte nën vëzhgimin e autoriteve meksikane.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi takimin e aktorit me trafikantit e drogës, “një cmenduri”, ndërsa për kandidatin republikan për graën presidenciale, Marko Rubio “ishte groteske”. El Capo u arrestua të premten e kaluar, tre muaj pas takimit me Sean Penn, që u zhvillua me 2 tetor të vitit të kaluar.
Joakin Gusman i tha aktorit se ai ishte trafikanti më i madh në botë i heroinës, kokainës dhe marjuanës. Q
everia meksikanë publikoi këtë video të operacionit për kapjen e El Capos, në shtëpinë e tij në Los Mocis, në Sinaloa, ku u zhvilluan përleshje të armatosura mes forcave speciale dhe besnikëve të Capos, pesë prej të cilëve u vranë.
