Sean Penn në telashe. Detajet e takimit sekret 7 orësh në xhungël me El Chapon

redaktor

Aktori Sean Penn ka hyrë në telashe: ai është nën hetim për intervistën ekskluzive me ‘El Chapo’, baronin meksikan të drogës, publikuar në Rolling Stone.

Takimi sekret mes aktorit dhe bosit të Sinaloas ndihmoi gjithsesi autoritetet meksikane të prangosnin El Chapon.

Takimi mes Sean Penn dhe narkotrafikantit ndodhi në 2 tetor dhe ka zgjatur 7 orë në një zonë të xhunglës në Durango në kufi me Sinaloan.

Sipas asaj që aktori ka treguar në Rolling Stone të dy “kanë ngrënë, kanë pirë dhe kanë biseduar” rrethuar nga truprojat.

Jam i bindur që Dea (agjensia antidrogë amerikane) dhe meksikanët kanë ndjekur çdo lëvizje timen në Meksikë – thotë Sean Penn në hyrjen e intervistës, përkthyer nga Dita.

Ai rrëfen se gjatë përgatitjes së intervistës janë përdorur telefona që digjeshin pas një telefonate të vetme si dhe adresa emaili false dhe mesazhe të kriptuara.

Intervista u organizua nga aktorja meksikane Kate Del Castillo.

Penn tregon që bossi i kartelit të Sinaloas, i konsideruar si narkorafikanti më i madh në botë donte të xhirohej një film mbi jetën e tij.

Ai i ka treguar aktorit se kishte dërguar për 3 muaj një grup inxhinierësh në Gjermani që të mësonin si të hapnin një tunel të gjatë e të thellë nëpërmjet të cilit ai arriti të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë.

El Chappo ka thënë në intervistë se posedon një flotë me nëndetëse, aeroplanë, anije dhe kamionë për transportin e drogës. / Dita /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *