Seanca maratonë për Teatrin; PD, PS dhe LSI mbledhin grupet në Kuvend

Dita

Pak pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi grupet parlamentare në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste mësohet se ka kërkuar 30 minuta pushim.

Kjo forcë politike ka kërkuar pushim për të njëjtën arsye; për të mbledhur grupin e saj parlamentar.

Mbledhja e këtyre tre partive ka ardhur pak para miratimit të projektligjit për shembjen e Teatrit ekzistues Kombëtar.

PD-ja dhe LSI-ja janë larguar nga salla pas përfundimit të mbledhjeve të tyre, për t’u rikthyer sërish për votimin e projektligjeve.

Sakaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama nuk ndodhen në sallën e Kuvendit, pasi do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar sot nga ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, me rastin e përfundimit të mandatit të tyre në Shqipëri.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *