Seancë informuese për azilkërkuesit shqiptarë në Holandë

Elton Tafaruci

Zyrtarë të ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme po informojnë të mërkurën komisionin e Politikës së Jashtme rreth problematikës së azilkërkuesve nga Shqipëria në Mbretërinë e Hollandës, si dhe masave të marra nga qeveria shqiptare për adresimin e kësaj problematike.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade shprehu shqetësim për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria në Hollandë, të cilët tha ajo, renditen të parët dhe pas tyre vijne sirianët.

Ajo kërkoi riatdhesimin e shpejtë të tyre.

Zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa, i pranishëm në komision, tha se gjatë vitit 2015 në Holandë kërkuan azil rreth 1000 shqiptarë, ndërsa në 2016-n u regjistruan 800 kërkesa.

Share This Article
1 Comment
  • Cudi pse ikin nga atdheu?Prej jush o plehra qe keni marre frenat e nuk i leshoni dhe do ti trashegoni!Dhe kapardiseni si shpetimtare te kombit!Njerez te ndyre qesharake!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *