Sebastian Kurz: Presidenti Erdogani ka tipare diktatoriale

Gazeta Dita

Austria konsiderohet si vendi më kritik ndaj Turqisë në BE. Duke qëndruar në këtë linjë, edhe deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, janë të tilla.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po “e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm”, ka thënë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Die Welt”. “Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori.”.

Lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE, Kurz ka theksuar se “edhe pse Ankaraja synon një anëtarësim në BE deri në vitin 2023, kjo nuk do të ndodhë.”. “Evropianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. Por, duhet thënë qartë: Ky vend po largohet gjithnjë e më shumë nga Evropa”, tha ai.

Austria, sipas Kurzit, e mbështet pozicionin e kancelares gjermane Angela Merkel, që e refuzon “për momentin” zgjerimin e unionit doganor me Turqinë. “Ashtu siç shkelen aktualisht në Turqi vlerat bazë të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, nuk është aspak realist unioni doganor me Turqinë”, është shprehur Kurz. /DW

Share This Article
1 Comment
  • PO PO,

    AI JU TREGON VENDIN KU E KENI.

    NE FUND M….TIN DO TI HANI.

    ALLAHU EKBER

    PERPARA ERDOAN

    GJITHE SHQIPETARET JANE ME TY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *