Trajneri i Milanit, Klarens Sedorf, rrezikon vendin e punës. Holandezi ka marrë ultimatum nga drejtuesit e klubit se ekipi duhet ta përfundojë Serinë A në vendin e pestë.
Kjo, sepse kërkohet kualifikimi për në Ligën e Europës nëpërmjet plej ofit dhe jo nëpërmjet turit të tretë.
Po ashtu, trajneri është i shqetësuar edhe nga ato që i quan klane në skuadër.
Lojtarë të tillë si Montolivo apo Abate janë të pakënaqur me holandezin pasi i ka lënë në stol. Sipas lajmeve nga Italia, drejtuesit e klubit nuk e kanë pritur mirë uljen në stol të Montolivos.
