Padroni i Milanit i ka lënë në dorë fatin e skuadrës trajnerit Clarens Seedorf për të bërë revulucionin e pritur prej kohësh. Lajmi bombë për shitjen e 20 futbollistëve është bërë publik direkt pas eleminimi nga gara Champions League nga Atletico Madrid. Humbja ndaj spanjollëve ka trazuar gjakrat e Berluskonit i cili ka urdhëruar trajnerin të bëjë ndryshime drastike. Trajneri dhe skuadra janë të gjithë nën akuzë nga Berluskoni dhe në merkaton e verës pritet një “revolucion” i vërtetë kuqezi. Disa prej yjeve të skuadrës ose duhet të largohen ose duhet të pranojnë ulje të pagës pasi pa Kupat e Europës buxheti do të ulet ndjeshëm. Sipas “Milannews”, rrezikojnë të largohen nga skuadra plot 20 futbollistë, mes tyre edhe ata që aktualisht janë të huazuar në ekipe të tjera./ I.K

Qerojini te gjithe keta plehra,por sidoqofte nuk shporret HORRI Berluskoni,qe e gatoi kete CORBE DERRI!!!