I cilësuar dy vjet më parë nga institucione ndërkombëtare, si kryebashkiaku më i suksesshëm në vend, Qazim Sejdini, kryetar i bashkisë së Elbasanit , “ecën” drejt gjysmës së dytë të mandatit të dytë. I zgjedhur në mënyrë plebishitare, me mbi tetë mijë vota mbi kundërshtarin e zgjedhjeve të fundit vendore, ai duket komod si kryeqytetar i Elbasanit, përpos problemeve të shumta që ia dikton koha. Njeri i ekuilibrit politik e qytetar, njeri i punës pa shumë bujë, politikan i sprovuar për balancat mes grupeve të interesit, e për të tjera cilësi më të vyera se këto, jo me kot për banorët e Elbasanit ai sinjifikon dhe etiketimin komunitar, “lalë”! Në një intervistë për “Koha Jonë”, Sejdni flet për projektet e tij në Bashkinë e Elbasanit. Ndërsa flet pa rezerva dhe për marrëdhenit me kryeministrin Edi Rama. Kreu i Bashkisë së Elbasanit nunk heziton të bëjë dhe një vlerësim për ministrat e kabinetit, duke përzgjedhur dhe atë që sipas tij duhet veçuar në kabinetit e qeveritar.
Si ndjeheni teksa mandati i dytë i postit tuaj po shkon kah perëndimit?
Njësoj, si në fillim të mandatit të parë, e si në mes të mandatit të dytë. Punoj me të njëjtin temp e ritëm, me të njëjta forca e përgjegjësi dhe kam të drejtë të shoh cilindo në sy.
Motivi?
I thjeshtë. Kam punuar e punoj me ndershmëri. Askush nuk më cek për “xhaketë” që të kem përfituar në kurriz të karriges që përfaqësoj. Gjithçka e bëj në të mirë të qytetit tim, në të cilin jam rritur, kam jetuar e do të jetoj gjersa të më ketë dhënë jetë e frymë Zoti.
Me një fjalë, ndjeheni “kaluar”?!
Jo në atë kuptim që e thatë ju disi me ironi. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj direkt, me thënë të drejtën, unë eci në këmbë e gjithmonë mbetem me “këmbë mbi tokë”. Eci e shoh këtë qytet, jo për ato gjëra që janë bërë mirë, por kqyr me vëmendje ndonjë dobësi edhe të punës sonë e shoh se çfarë i mungon e çfarë duhet bërë më mirë në të ardhmen. Nuk po përsëris ato që janë bërë. Por ato që janë në ndërtim e ato që do të bëhen në të ardhmen. Bulevardi i Namzgjasë është drejt përfundimit. Në projekt është edhe ai drejt Rrugës Pedagogjike, i cili do të ketë pamjen e bulevardit kryesor si dy shëtitore paralele, pa lënë mënjanë akset e tjera rrugore të kategorisë së parë e të dytë. Më në fund u zgjidh edhe problemi i ndotjes së qytetit nga vendgrumbullimi i plehrave. Landfilli i ri, zgjidh një herë e përgjithmonë këtë problem gangrenë jo vetëm për Elbasanin.
Ndërkohë që ne po flasim, në Bradashesh ka nisur protesta kundër Landfillit!
Unë nuk jam kundër protestimeve. Përndryshe nuk ka demokraci. Pas një projekti tonin, që e kërkojmë prej disa vitesh, ka një vendim Qeverie, i cili nuk është marrë kundër interesave të banorëve të zonës që protestojnë. Impianti i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane është shumë modern dhe nuk ka ndotje. Nuk dua të politizoj, por këta banorë, kur pak janë ankuar për ndotjen masive të zonës industriale, pse bëjnë “gurgulenë” për këtë Landfill?!
Çfarë po bëhet për punësimin ?
Bashkia nuk punëson, por nxit punësimin me politika punësimi. Për këtë janë realizuar jo pak projekte të tillë. Më vjen mirë që Elbasani ka hyrë në projektet pilot të Qeverisë për rritjen aftësive kualifikuese të njerëzve. Forcimi i atyre ekzistuese dhe hapja e shkollave të tjera apo kurseve të formimit profesional, zbut në masë papunësinë dhe rrit rendimentin e punës të të kualifikuarve. Rritja e sektorit privat ka ndikuar për mirë në zbutjen e papunësisë. Por ky problem nuk zgjidhet aq shpejt si me “shkop magjik”.
Gjithandej flitet për spastrime politike në administratë. Një “fshesë” e tillë, sa zë vend në këtë godinë?
Bashkia nuk është institucion i mirëfilltë politik. Në të vërtetë, ky institucion lind nga zgjedhjet komunitare në bazë të programeve të fushatave politike të partive, por në fund përfundon në shërbim dhe në dobi të të gjithë qytetarëve. Kjo ka qenë motoja ime. Kam zgjedhur e përzgjedhur specialistë pa menduar se cilës parti i përkasin. Me kohë unë kam ruajtur balanca të tilla. Madje edhe etnike e pakicash komunitare. Pak poste janë sipas orientimit politik. E gjithë pjesa tjetër përbëhet nga nëpunës të aftë e të përzgjedhur edhe me konkurs. Nga ana tjetër, kam dy këshilltarë nga komunitetit rom. Për këtë komunitet jemi duke punuar shumë.
Çfarë kanë përfituar fëmijët tuaj për hir të postit të babait?
Kanë përfituar kujdesin dhe rritjen kur ishin të vegjël e të padalë në jetë. Tani kanë përfituar këshillat e mia dhe djersën e punës së tyre si shumë të tjerë. Asgjë më tepër.
Marrëdhëniet tuaja me Ramën janë si dikur , apo … ?
Më të mira se ç’i kam patur. Është racional dhe bashkëpunëtor i mirë. Një bashkëpunim të tillë e kam me të gjithë deputetët, qoftë edhe me ata të krahut tjetër. Vetëm për të mirën e Elbasanit.
Ke për zemër ndonjë ministër ?
Për zemër, nuk mund të thuash. Por për të veçuar, po. Erjon Veliaj. Është me vizion, koherent e prakticien. I kam thënë edhe Ramës. Për të mbetet radha një e karrigia një.
Po për median?
Komuniteti juaj mbetet solid dhe përballë sfidës ekonomike. Me thënë të drejtën, nuk më vjen mirë, që për Elbasanin, herë-herë shkruhet “zi” e aq më keq, shkrime me autor anonimë! Akoma nuk e keni vrarë frikën?!
Do kërkoni një mandate të tretë ?
Po të kisha menduar për mandate, nuk do kisha punuar as në të parin e as në të dytin. Kam ardhur në këtë post pa ëndrra mandatesh, por me ëndrra për punë sa më të mirë për të gjithë qytetarët.
Faleminderit dhe suksese!
Faleminderit juve dhe gazetës “Koha Jonë”, e cila tani po kthehet në identitet.
Intervistoi: Besim Dybeli
Je shume i sakt kryetar!
Kjo ne fakt eshte qeveria e duhur, e VEliaj eshte nje djale Shume punetor qe gjer me tani meriton vetem RESPEKT./ Bravo
Shum sakte. Veliaj eshte nje nga ministrat me punetor te kabinetit.
Bravo z.SEJDINI mendim shume I drejte. Erion veliaj eshte me te vertete nje minister por dhe nje njeri qe meriton te vlersohet maksimalisht per punen e bere 😉
Eshte shume e vertete, Erioni eshte me te vertete njeri qe duhet vleresuar per kete pune madheshtore qe po ben, bravo z.Qazim per mendimin e dhene
Jeni nje njeri me norma dhe nivel te larte inteligjence qe dini te vlersoni njerzit te cilet meritojne te vlersohen.
Keni shum te drejte. Qeveria me ne krye Ramen dhe z.Veliaj do beje te mundur futjen e Shqiperis ne BE.
Velija ke vizion per te ardhmen, ai di se ca ben per te miren e popullit.
shum e vertete z.Sejdini Velija eshte fenomen.
Velija nje nder ministrat me punetor ne historin e shqiperis.
Z.Velija do e coje perpar vendin me vizionin dhe punen e tije.
OK!
<3 Erion Veliaj <3 nje nder ata njerez ambicioz e me nje qellim per jeten
Nje nder zgjedhjet me te mira qe Rama mund te kishte . Njeriu ideal per te qene sa me prane njerzve
Epo vetem nje servil, apo dikush qe nuk banon ne Elbasan mund te lavderoje SEJDININ, KRYEHAJDUTIN qe e shkaterroi qytetin