Sejfi Protopapa njihet nga shumë shqiptarë si Sali Protopapa i filmit “I Teti në Bronx”. Në fakt, ai është bash e kundërta e atij personazhi filmi. Në një intervistë me Roland Qafokun në Ora News, Protopapa ka shpieguar se vërtet ka qenë një komandant çete i Ballit Kombëtar, si dhe zv-kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri”, por personalisht ka arrestuar në emër të Ballit Kombëtar një komandat çete balliste (Dane Cukalatin) që bënte pikërisht ato gjëra që i janë veshur atij vetë në filmin e sipërparmendur. (Cukalati u pushkatua nga njerzit e Protopapës pas gjyqit që ai i bëri).
Pas arratisjes nga Shqipëria, Sejfi Protopapa mbrojti doktoraturën për fizikë bërthamore në SHBA dhe punoi në laboratorin Los Alamos për shpikjen e bombës me hidrogjen, e më pas në NASA për komunikimet satelitore me reze lazer. Gjatë jetës në emigracion, ka qenë një aktivist i palodhur për pavarsinë e Kosovës, pavarsinë e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe për Çështjen Çame.
Në një prononcim të shkurtër elektronik për DITA-n, Dr.Protopapa, shprehu përkrahjen e tij për Lëvizjen Çame, të përfaqesuar politikisht nga Aleanca Popullore.
“Pavarsisht se me Profesor Pëllumb Xhufin kam divergjenca ideologjike, e vlerësoj dhe e kam mbështetur punën e tij të palodhur studimore në lidhje me Çamërinë e Epirin në përgjithësi. Dhe më gëzoi shumë fakti që ai përkrah publikisht Lëvizjen Çame. Gjithashtu e vlerësoj faktin që në krye të Aleances Popullore është një pinjoll i familjes patriote çame Dojaka, pasardhës i të ndjerit Profesor Abaz Dojaka. Kosovën, ne ballistët deshëm ta merrnim duke luajtur fort kartën etnike, por Kosova u fitua duke luajtur kartën e të drejtave të njeriut. E përgëzoj Aleancen Popullore që edhe Çështjen Çame po e adreson pikërisht si një çështje të të drejtave të njeriut,” shkruan Dr. Protopapa në prononcimin e tij elektronik për DITA-n.

Pse nuk e botoni komentin tim para gjysem ore.Mos keni moderator Mero Bazen ?
Pse nuk i botoni komentet e njerezve apo jeni gazete me censure dhe diktature ?
Ketu vinka era Diktature, ose me mire e thene komunizem, dukeni qe jeni te majte.