Në daljen mujore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përshëndeti miratimin e paktës kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e vendit.
Ai tha se ky ndikim reflektohet akoma më shumë për faktin që u miratua edhe me konsensus të plotë dhe nga të gjithë deputetët në Parlament.
Paketa kushtetuese ishte hapi i parë dhe që reforma të jetë e plotë duhet të kalojnë të gjitha ligjet kryesore të saj, mes të cilëve edhe Vetingut. Por gushti ka sjellë edhe një rritje të riskut politik, që për Bankën e Shqipërisë është një rrezik i shtuar për ekonominë.
“Çdo destabilizim politik do të kishte ndikim negativ në ekonomi dhe e kundërta. Miratimi i reformës me 140 vota është pozitiv”, tha Guvernatori Sejko.
Kreu i BSH u pyet edhe për raportime të fundit në disa media, të cilat flasin për një raport sekret të KLSH-së, ku thuhet se shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është 3 herë me e lartë se ajo e deklaruar.
Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, raporti flet për një skemë të vjedhjes, ku janë përfshirë edhe banka të nivelit të dytë.
Guvernatori Sejko hodhi poshtë që të dyja pretendimet dhe tha se nga të gjitha hetimet dhe e bëra, shuma është ajo e deklaruar dhe e njoftuar më herët.
Ndërkohë, Guvernatori njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi të mbajë të pandryshua normën e interesit. /TCH

Po varferia, papunesia, korupsioni a nuk jane dhe keto rrezik per ekonomine?
Mos beje konferenca me porosi or djale qe nuk ke kellqe ti te ofrosh siguri tek publiku.
O Genti, na thuaj se cfare u be me verifikimin e pasurise, si i bere gjithe ato para vetem ne rrogen tende?
O gazeta Dita, botoheni edhe nje here shkrimin e para disa diteve ku behej fjale mbi pasurimin e Sejkos sapo u be guvernator i bankes.
Ky qenka me hadut se Full-hajni.
Te dhenat e raportit te kontrollit te KLSH jane bere publike, ky mediokerr i pergjumer flet per kohe shume te shkuara, qe kane te tjera shifra vjedhe ne BK.
Edhe kontrolli i KLSH eshte i mangut dhe nuk tregon realitetin e megagrabitjes te bere ne kohen e qelbesire e mediokri Full-hani, ai eshte vetem maja e ajsbergut.
Nje rikontroll do te nxjerre qe BK e Full-hanit ka bashkepunuar me bankat e nivelit te dyte duke bere kerdine ne thesarin e shtetit, duke e ndare “torten” pasurine e shqiptareve me te pangopurin ish Guvernatorin 2 kv.
Ne Shqiperi nje hajdut pulash apo te ndonje keci denohet maksimalisht “bazuar” ne ligj, ndersa per vjedhje ne 21 milion euro, e shperdorime pa fund, me blerje vjetersirash nga 30 milion euro si ish Hotel Dajti nga Full-hajni per tu bere godine e BK e qe rri strehe per minjte e drogaxhinte merr pafajsi dhe shperblim 100 milion leke.
Keto poshtersi ndodhin vetem ne Albanistan.
Eriku i Full-hajnit bredh me Ferrarri te blere nga parate e korropsionit dhe te grabitjeve duke u ekspozuar si nje djale Sheiku, jo i Arabise por i Albanistanit.