Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit të katërt mes BSH dhe FMN, ka deklaruar se Shqipëria pati ecuri më të mirë se vendet e rajonit, sa i përket shmangies së recesionit gjatë krizës ekonomike. Guvernatori vlerëson se ekonomia shqiptare po rikuperohet për vitet në vijim. Nga ana tjetër, ai deklaroi se masat e marra për promovimin e ekonomisë, pritet që të ndikojnë te rritja e kreditimit.
“Masat e marra për promovimin e ekonomisë tonë për të çliruar kapitalet, duke ndikuar edhe për rritjen ekonomike, janë masa që kemi ndjekur politikat e përcaktuara nga FMN. Ajo që ne presim është që të ndikojmë tek rritja e kreditimit.”- tha Guvernatori Sejko.
Më tej, Guvernatori tha se BSH është e angazhuar në një politikë monetare lehtësuese. “Strukturimi ekonomik do nxisë kreditimin. Standardet e kreditimit për bizneset janë më shtrënguese. Një nga sfidat kryesore është rritja e kreditimit. Bankat komerciale do të ndikojnë në stabilitetin financiar, duke qenë me fleksibël në politikat që ndjekin, duke krijuar lehtësira për kreditimin.”- pohoi Sejko.
Ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë krizën pas, por ka përmendur sfidat që kemi, ndër të cilat duhet një rritje ekonomike më e lartë dhe duhen ndërmarrur politika efikase për rritjen e eksporteve.
“Kemi përjetuar kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para. Qeveria do përballet me to një nga një në ditët në vijim. Qëllimi ynë rritje e produktivitetit në Shqipëri. Kemi patur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Në vitin 2015 Shqipëria rezultate të mira, vendi i 2 eksportues pas Malit të Zi. Në vazhdim do përpiqemi të jemi gjithnjë e më të efektshëm. Kemi mbështetur politika efikase në mënyrë që të kemi rritje të kërkesave. Kemi pasur rritje të PBB-së”, tha Ahmetaj.

Sejko: Ekonomia shqiptare po rikuperohet
Full Hajni:Keshtu mendoj edhe une…
Keta nuk i marr vesh…njerezit jane pa buke, ekonomia shqipetare eshte e mbytur ne borxhe e gjoba…eksportet kane renie, kompanite po falimentojne, cmimet jane ne deflacion..keta po thone cdo gje shkon mire e me mire…gati gati, ishte me i mire fullani…