Sejko: Legjislacion për bankat për të shpëtuar nga krizat financiare

Saimir Lleshi

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një vizitë zyrtare në Banken e Shqipërise, Kryetarja e Bordit të Vetëm të Zgjidhjes (Single Resolution Board -SRB),  Elke König.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomiko-financiare në vend dhe rolit të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Duke u ndalur te zhvillimet në sektorin bankar, Guvernatori theksoi se ky sektor është i mirëkapitalizuar dhe likuid, me parametra të shëndoshë financiarë.

Guvernatori u ndal mbi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për përmirësimin e kuadrit ligjor lidhur me sistemin bankar. Nisur nga vlerësimet e kryera nga vetë Banka e Shqipërisë, por duke marrë parasysh dhe rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë, është gjykuar e nevojshme të kryhen përmirësime në kuadrin ligjor ekzistues me qëllim që t’u mundësojë autoriteteve në të ardhmen instrumentet e nevojshme ligjore për menaxhimin e situatave të vështira në sektorin financiar.

Zj. König shprehu pikëpamjet e saj mbi arritjet në vitin e parë të punës të Bordit të Vetëm të Zgjidhjes dhe mbi pritshmëritë e tij për të ardhmen, para se ai të marrë kompetenca të plota më 1 janar 2016 në lidhje me trajtimin e bankave në situata të jashtëzakonshme. Ky institucion, është shtylla e dytë e Unionit Bankar Evropian në vijim të mekanizmit të vetë mbikëqyrës (shtylla e parë).

Në vizitën e saj në Bankën e Shqipërisë, zj. Konig zhvilloi një takim dhe me përfaqësues të departamenteve kryesore të Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Ajo ndau me pjesëmarrësit eksperiencën e Bashkimit Evropian për krijimin e Bordit të Vetëm të Zgjidhjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *