Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar sot Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave
Ai ka theksuar se viti që lamë pas ka qenë një vit progresi për ekonominë dhe për sistemin financiar shqiptar.
“Sipas të dhënave të Instat-it: ekonomia shqiptare u rrit me 3.8% në terma vjetorë dhe krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor; norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan; ndërsa, inflacioni erdhi në rritje.
Paralelisht me zhvillimet në sektorin real, normat e interesit në tregjet financiare mbetën të ulëta dhe treguesit e shëndetit të sistemit bankar erdhën në përmirësim.
Në veçanti, raporti i kredive me probleme zbriti në 13.2% në fund të vitit, një reduktim ky prej rreth 5 pikësh përqindjeje krahasuar me një vit më parë. Të gjithë këta indikatorë tregojnë një përmirësim të pozicionit ciklik të vendit dhe ofrojnë sinjale inkurajuese për perspektivën e rritjes ekonomike në të ardhmen“, vuri nw dukje guvernatori.
Sejko u ndal tek kursi i këmbimit.
“Forcimi i lekut gjatë dy viteve të fundit ka qenë në vëmendjen e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e ndikimit të gjithanshëm që ka ky faktor mbi treguesit e përgjithshëm ekonomikë e financiarë, përfshi dhe inflacionin.
Analizat tona tregojnë se tendenca mbiçmuese e kursit të këmbimit pasqyron përmirësimin e faktorëve fondamentalë, të tillë si ngushtimi i deficitit tregtar dhe i atij të llogarisë korrente, nivelet e larta të prurjeve valutore në formën e investimeve të huaja direkte, si dhe rritja e besimit ndaj monedhës kombëtare në tregun e brendshëm financiar.
Për sa kohë ky mbiçmim përfaqëson efektin e faktorëve të qëndrueshëm ekonomikë e financiarë, ai nuk sjell pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare.
Megjithatë, efektet e tij shfaqen në formën e presioneve të reduktuara inflacioniste në tregun e brendshëm shqiptar. Forcimi i lekut vlerësohet të ketë reduktuar inflacionin e vitit 2017 me 0.2-0.3 pikë përqindje”, tha Sejko.
a.s/dita

Shefi i bankes ka lajthitur. Monedha europiane Euro forcohet ne krahasim me te tjerat ne Shqiperi forcohet leku. Keto lloj sofizmash ndodhin vetem ne Shqiperi ke leku nuk eshte as ne bursen nderkombetare. Z. Governator ose te kane vene aty per te treguar perralla me mbret ose ndryshe duhet te nderrosh profession. Do t’ju keshilloja si genjeshtar. Good luck
Leku i Sejkos forcohet, sepse banka nuk ka valute te huaj.
I ka perlare te gjitha qeveria per te shlyer borxhet dhe per te bo qef oqef…
Per te terhequr vemendjen politikanet perpiqen te bejne ca protesta te cilat natyrisht i dirigjon EDI.
Shkurt “Ku ua ve qeveria dhe ku pjerdh opozita!”
Ore Sejko!Kavajsit thone:Ka ra Daci ne Kos.Nuk e kupton ti arsyen,kush do ta tregoje,une?Nje i semure i kane dale analizat te gjitha bloze.Keti skemi c`i bejme thone mjeket,cojenio te vdese ne shtepi.Ai papritmas cohet si karafili taspasha,vrapon neper koridor,zbret shkallet,i fut nje dopio ke klubi spitalit.Ja fut vrapit,i thote taxise ik pirdhu se shkoj vete ne shtepi.Kur mberrin tek dera,top ne vend.Keshtu eshte kjo CUDIA Lekut.Shif o Sejko ku te rrjedh gjymi Bankes,mos tu ka cpu ndonje brime si Bryma Fullanit,qe ja vidhte paret Bitri me tufa poshte brekeve.
Nje Lek i forte do te thote qe te shtrejtosh ekportet dhe te besh me te lire importet. Pra pakson eksportet dhe shton importet, nje veprim qe nuk ka vend per krenari. Por paksimi I eksporteve sjell edhe paksim te prodhimit, rrjedhimisht te uljes se vendeve te punes. Pra ka pasoja te demshme per ekonomine, ndryshe nga cfare thoni. Pse budallej jane amerikanet qe cvleresojne dollarin? I gezoheni vetem faktit qe me leket qe keni mund te merni me shume euro apo dollare dhe te beni qejf si turista!
O sejko je teresisht gabim , per keto statistika qe paraqet konsultohu me ekspert dhe jo me burgaxhinjt e droges ne gjermani qe sot po ndertojn godinen e bankes se re
kaq keq paska ngel shqiperia
Ore cfare perrallis ky se me keto qe thote duket sikur flet per klimen ne Mars e jo per situaten finaciare te Shqiperise. Ore qarkullimi i miliarda eurove te droges ka pasur ndonje influence? Po keto kullat qe po ndertohen a kane pasur ndonje influence? Po tregu imobiliar qe luhatet sipas interesave te nje grupi te ngushte oligarkesh qysh vete? Per c’rritje ekonomike flet kur po mbyllen mijera biznese e njerezit po emigrojne ne mase. Dy jane gjerat: o je kungull nga ekonomia ose je bere servil e rezil i rilindjoteve se qenke ne unison me daljet e kriepsikopatit dhe te ministrit Qametaj