Në rastin e fjalëve ‘sejmen’ dhe ‘jesmen’ duket sikur kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme, por në të vërtetë është e njëjta fjalë në dy gjuhë të ndryshme. Në fjalorin e shqipes kuptimi i fjalës ‘sejmen’ do të thotë: “Ai që i vente prapa një beu a një çifligari për t’i shërbyer si rojë dhe për të zbatuar urdhrat e dëshirat e tij. Ai që i shërben verbërisht dhe si mercenar një më të fuqishmi”.
Ky është kuptimi i fjalës sejmen, aq familjar për ne si popull që kemi vuajtur një pushtim oriental gjysmë shekullor. Mirëpo fjala ka mbetur e pandryshueshme dhe ka një konotacion tepër real dhe të perceptueshëm lehtësisht në të gjitha kohët dhe nga të gjithë njerëzit, pasi kjo trashëgimi duket se paska rrënjë të thella. Natyrisht që nuk kemi të bëjmë me një fjalë shqipe. As në rastin ‘sejmen’ dhe as në rastin ‘jesmen’, që ka thuajse të njëjtin kuptim. Madje kjo fjala e dytë, ka hyrë gjatë përdorimit gjerësisht të anglishtes vitet e fundit dhe në kuadrin e anglishtes si gjuhë botërore, është më e kapshme nga të rinjtë e sotëm. Ata gjithnjë e më shumë po e zbehin, zhvlerësojnë dhe po e harrojnë fjalën sejmen, duke e zëvendësuar me fjalën moderne ‘jesmen’. Dhe ‘jesmen’ është një fjalë e përbërë që mishëron sjelljen e njerëzve që dinë të thonë vetëm ‘Yes!’, domethënë ‘Po’. Në këtë kuptim ata nuk ndryshojnë thuajse fare nga sejmenët që përmendëm në fillim. Ndaj le t’i trajtojmë sejmenët dhe jesmenët sikur janë një.
Po marrim vetëm një shembull të ditëve të fundit: marrëveshjen mes Ramës dhe Metës që në të vërtetë ka ngjallur reagime të forta pro dhe kundër brenda kampit të majtë ku ndodhi kjo marrëveshje. Dhe është normale që një marrëveshje e tillë të shkaktonte të tilla reagime. Njerëzit me mend gjykojnë dhe diskutojnë a duhej bërë dhe pse duhej bërë kjo marrëveshje. Nuk po hyjmë nëse duhej apo jo kjo marrëveshje para 23 qershorit, por po kapim një aspekt tjetër: për frymën e diskutimeve brenda dy kampeve të mëdha për të njëjtën çështje. Kur katër vjet më parë Ilir Meta bëri paktin e panatyrshëm me Sali Berishën, ku ai u prit me ‘urra’ si shpëtimtar nga kampi djathtë dhe askush brenda atij kampi nuk e kontestoi. Askush nuk u ngrit e t’i thoshte doktorit se ç’na duhet aleanca me Ilir Metën, ai është e majtë, ne të djathtë, na ndajnë shumë gjëra etj., etj. Por Ilir Meta atëherë kishte katër vota shpëtimtare dhe u prit si Jezu Krishti në kampin e kundërshtarëve. Madje u harruan dhe të sharat që kishte këputur Iliri për PD-në dhe për vetë Doktorin që e quante Sali Gërdeci. Ata qeshnin dhe u dukeshin të ëmbla si metafora këto etiketime. Sepse mbi të gjitha ishte pushteti. Dhe për hir të atyre privilegjeve, e hëngrën turpin me bukë, siç thotë populli. Domethënë metaforat i kthyen në barcaleta të kohës së fushatës dhe… hajde të bëjmë përpara!
Ndërsa tani që Ilir Meta kthehet natyrshëm tek të vetët, pra në familjen e majtë socialiste, ka shumë diskutime. Dhe diskutimet bëhen më së shumti brenda kampit të majtë. Kjo në të vërtetë është shenjë e demokracisë që ekziston në këtë kamp, ku mendimet shprehen lirshëm, pavarësisht se ç’mendon lideri kryesor. Kujtoni, fjala vjen, se si e “linçuan” të vetët Edi Ramën dy vjet më parë kur nuk pranoi të bënte aleancë me Hysni Milloshin, nga frika se mos e quanin komunist. Më ka thënë një i djathtë në atë kohë: “Edi Rama bëri gabim fatal që nuk u bashkua me Partinë Komuniste, nga frika se mos e quanin komunist dhe trashëgimtar të diktaturës. Harron ai se ne njëlloj do ta etikonim si enverist me ose pa Hysni Milloshin”. Në fakt edhe Rama duket se është penduar që nuk bëri aleancë me Milloshin për zgjedhjet e 8 Majit të 2011-s. Sepse ishin rreth 2 mijë vota që Ristani i KQZ-së do ta kishte të pamundur t’i përmbyste. Dhe nga ajo sjellje e atëhershme Rama duket se ka nxjerrë mësimet e duhura. Rama me kohë ka shpallur devizën se PS do të bëjë aleancë me këdo që do të jetë për largimin e Berishës nga pushteti. Tashmë kreun e selisë rozë disa e kritikojnë pse u bashkua me Metën, duke rënë na hall me disa nga të vetët. Mirëpo, Rama duket se ka menduar të korrigjojë një të kaluar jo të këndshme, duket se është bërë më shumë politikan dhe në fund të fundit ka vendosur: Edhe të mos bëj aleancë edhe po të bëj, njëlloj do të më kritikojnë. Prandaj më mirë po e bëj këtë aleancë, për më tepër kur këtë ma kërkojnë edhe partnerët socialistë të Europës dhe ata të Internacionales. Pavarësisht se vetë Meta duhej ta kishte bërë këtë hap shumë kohë më përpara dhe pavarësisht dyshimeve të disave se Meta mund ta dredhë sërish dhe pas 23 qershorit të marrë ndonjë kthesë tjetër.
Pa mendoni për një çast në kampin tjetër të ngrihet dikush dhe të flasë kundër kryetarit! Është thuajse e paimagjinueshme. Sepse atje të gjithë duhet të mendojnë e të flasin sipas mendimeve të kryetarit, përndryshe u rrezikohet karriera e lehtë dhe vendi i punës. Përvoja ka treguar se të gjithë ata që i dalin kundër Doktorit, flaken tej prej tij si limona të shtrydhur.
Dhe sot kemi një pamje kënete brenda kampit blu: te gjithë, thuajse pa përjashtim i mbajnë iso udhëheqësit duke na kujtuar delet e Xhorxh Oruellit te “Ferma e kafshëve”. Delet atje blegërijnë në kor pa e ditur pse blegërijnë, mjafton që ajo blegërimë t’i bëjë mirë prijësit. Në atë vepër të madhe, njëra nga kafshët, duke ditur pushtetin e padiskutueshëm të Njëshit, thotë: “Nëse kështu thotë shoku Napoleon, atëherë ashtu dhe duhet të jetë”. (Sqarim: Napoleon quhej derri që u zgjodh në mënyrë ‘demokratike’ për të udhëhequr kopenë e kafshëve të fermës). Absurde ta mendosh. Por fakt është se mentaliteti diktatorial vazhdon të mbijetojë “mrekullisht” atje ku më pak e prisnim pas 90-s: brenda PD-së! Është paradoksal fakti që diktatura ka mbijetuar më së shumti pikërisht tek ata. Ndoshta falë udhëheqësit…
Para dy ditësh në kulmin e vetmisë dhe të dëshpërimit pas aleancës PS-LSI, Berisha në një takim me disa të rinj e të reja në sfond, shqiptoi pikërisht këto fjalë: “entuziazmi i madh ka përfshirë bazën e Partisë Demokratike, strukturat, mbështetësit e saj dhe optimizmi i tyre është për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 qershorit”. Që Berisha i shpall “fitoret” edhe kur humbet, edhe kur i vjedh apo i siguron me mbështetjen e partive të majta, kjo dihet. Por, ku e shikon entuziazmin e tanishëm, xhanëm?! Dhe brenda kampit blu jo vetëm që askush nuk guxon të thotë të kundërtën, por heshtja apo miratimi që i bëjnë fjalëve të liderit do të thotë se “përderisa kështu thotë ai (pra Napoleoni) atëherë kështu dhe duhet të jetë! Të vjen vërtetë për të qeshur me këtë turmë sejmenësh dhe jesmenësh njëherësh, njerëz pa kurajo dhe pa dinjitet që në vend të shikojnë ku kanë katandisur veten për të fituar “simpatinë e Napoleon-Berishës”, i mbajnë kandilin opozitës, merren nga mëngjesi në darkë me kush foli pro e kush foli kundër brenda saj. Këta sejmenë dhe jesmenë na shfaqen përditë në formë ministrash, deputetësh, funksionarësh të lartë të selisë blu, aleatësh minorë në qeveri, nëpunësish mediokër e servilë dhe deri tek të ashtuquajturit analistë e politologë.
Historia do bëjë të vetën, koha do bëjë të vetën, rotacioni do të ndodhë por sejmenët dhe servilët ndoshta do na mbeten edhe ca kohë si një farë e keqe që është e prirur të infektojë shoqërinë dhe të pengojë përparimin.
Shkrim i goditur! Urime Xhevdet. Kulmi i kulmeve eshte meraku i jesmeneve dhe sejmeneve se si guxuan dhe bene koalicion keta te dy, si po zhgenjehet elektorati i majte dhe i ha meraku se si do i veje filli se majtes. O tempora, o mores!
Je lodhur kot ne kete shkrim te gjate dhe te dobet te justifikosh nje gje qe nuk mund te justifikohet.
-Se pari, aleanca PS-LSI ndryshon ne thelb me ate paszgjedhore PD-LSI;ka shume e shume argumente qe analistet dhe gazetaret me te mire ne Shqiperi i kane numeruar tashme .
-Se dyti, argumenti i bashkimit te natyrshem te se majtes nuk qendron,sepse,LSI-ja konsiderohet nga te gjithe,pa perjashtim,si nje parti KLIENTELISTE,pra,qe e ben nuk konceptin ideologjik,te majte apo te djathte.
-Se treti, ata qe reaguan ndaj kesaj aleance jane gazetaret dhe analistet me te mire mire qe kemi,dhe pothuaj te gjithe jane te majte, TE MAJTE.
-E katerta dhe kryesorja,ata qe reaguan ndaj ketij pislleku,jane socialistet e thjeshte ,qe me 21 janar 2011 iu pergjigjen thirrjes se Edi Rames per te protestuar kunder korrupsionit te Ilir Metes,ku edhe u pergjaken ,u vrane (kater u vrane),kurse sot,po ketyre u kerkohet nga Edi Rama te votojne Ilir Meten…tmerr,tmerr,tmerr ,tmerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr…madje eshte me shume se tmerr,eshte tallje b.the me popullin e majte qe ,eshte mashtruar poshtersisht nga keta cakej e hiena te politikes.Flm per mirekuptimin.
Zoti Robespier!
Qe ke te drejte te shkruash si te te pelqeje, eshte e drejta jote, sikurse dhe e imja,kjo eshte liria qe te dy gezojme.
Ama dhe qe je nje PD-ist “i thekur” ,sikurse une jam nje i majte,i paorganizuar ne struktura partiake edhe kete e kupton nga komenti yt dhe ky i imi.
Po si more analist “i persosur”, vleresoke si pozitive nje aleance paszgjedhore ne krahasim me ate parazgjedhore?
Po a kupton kaq pak gje,se ato mbaszgjedhore, jane vetem per te siguruar pushtetin me kompromise te errta,interesa partish dhe individesh,(duke marre 5 perqind vota, merr me kete lloj aleance, 20 perqind te posteve qeverisese ne qender dhe ne baze) dhe jo aleanca programore dhe per rrjedhoje nuk sjellin asgje te mire vetem se plotesim interesash te drejtuesve te ketyre forcave politike?
Persa i takon 21 Janarit kjo ceshtje eshte ne programin e PS-se dhe do te kerkohet vendosja e drejtesise.Sa per t’a ditur ti,sic e di dhe une,ashtu eshte u organizua kunder korrupsionit qeveritar (sidomos te rastit te Ilir Metes me bllok ne dore,por qe gjykatat e Saliut e “pastruan”),ama vrasjet nuk i beri Ilir Meta,por i beri Sali Berisha me Lulzim Bashen si drejtues te Gardes se Republikes dhe per kete akoma nuk kane dhene llogari.
Kaq sa per te te thene se duhet te jesh me i holle” ne verejtjet per te mos rene vete brenda.
I nderuar Bardhi, une jam i majte,jo vetem nga origjina apo historia familjare,por,edhe nga bindjet e mia personale. Por,kjo nuk do te thote qe te ngaterroj apo te ve shenjen e barazimit mes idealeve dhe parimeve fisnike te se majtes me partite e majta ,kushdoqofshin ata. Nuk mund te me akuzosh kot se koti se jam i krahut tjeter vetem se nuk te pelqen komenti im,nga ana tjeter edhe une nuk mund te ta provoj dot sepse jam anonim,prandaj nuk po e zgjas me teper ne kete pike se eshte e kote.
Vrasjet e 21 Janarit i beri pushteti,kjo eshte percaktimi i sakte,perndryshe ,po te flasim ne gjuhen spekulative te politikaneve do te shkonim shume larg!
Pra, me 21 Janar pushteti i sali Berishes ,i Lulzim Bashes,por edhe i Ilir Metes(mos harro kete se eshte thelbesore) i vrau qytetaret.
Sali berisha e quajti 21 janarin PUC…
Ilir Meta e quajti 21 janari Puc…
Pa me thuaj, i nderuar Bardhyl, ku e gjeni ndryshimin ketu?? Pse jeni kaq naive xhanem?? Nes jeni militant partie do te ju kuptoje,por,ju vete thoni se nuk jeni i tille,atehere pse ky naivitet ulerites nga ana juaj??