Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo/ E vlerësojmë marrëveshjen historike Kosovë – Serbi. Do të ketë normalizimin ekonomik mes dy vendeve

Arta Taja
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 26: U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks to the media in the briefing room at the State Department, on November 26, 2019 in Washington, DC. Secretary Pompeo spoke on several topics including Iran, Cuba, and recent protests in Hong Kong. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit, në një deklaratë të dhënë theksoi se e vlerëson marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo çon në rritjen e vendeve të punës për të rinjtë, dhe vendos një tonalitet të ri pajtimi në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunime më të gjera. SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për negociatat e vazhdueshme Kosovë-Serbi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, – u tha në deklaratë.

Sekretari amerikan ka përgëzuar gjithashtu njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe vendimin e Serbisë për të vendosur ambasadën në Jerusalem. Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parashikon bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë ujdish  të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Po kështu, në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit” të krijuar në 2019 e ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërsa është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve te pavarësisë së Kosovës.

Share This Article
1 Comment
  • Ishalla Kanceri ta gjene adresen dhe te ta hane trupin ndal ngadal ,ju e shpetuat Kosoven,dhe mbasandej filluat presionin ndaj Kosoves,hiqeni taksen 100%mos flisni per Reciprocitetin,mos flitni per demet e Sebise,mos flitni per 20.000 gra te perdhunuara,mos flitni per asgje kunder Serbise se doti hjekim ushtaret Amerika nga Kosova,kurse sot e keni planin qe tja ktheni Kosoven Serbise dhe kete e quani marveshje Hitorike,Nji njeri me nji nivel ma te ulet ju kupton se ku doni te dilni por vetem qeverija e Kosoves ju falenderon pse se kuptojne taktiken tuaj qe punoni fshehtas me Rusin,dhe Serbine,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *