Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter. Përmes kësaj letre, Sekretari Amerikan falenderon ministren Kodheli dhe qeverinë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme që ka dhënë në luftën kundër ISIS.
Carter në këtë letër i referohet aktit terrorist të 13 nëntorit në Paris, ndërsa thekson rëndësinë që aleatët dhe partnerët të vijojnë bashkëpunimin në luftën kundër ISIS.
“Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e koalicionit kundër ISIS. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qenësishëm në terren”, thuhet në letër.
Gjithashtu, në letër thuhet se vlerësohet gatishmëria e Shqipërisë për të kontribuar me Polici Ushtarake, në mbështetje të Karabinierisë Italiane me mision trajnues të policisë së Bagdatit.
Sekretari Amerikan për Mbrojtjen thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë.

Ju japim dhe Mriken qe te udheheq koalicionin.