Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, vizitë zyrtare në Tiranë

Dita

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger nis këtë të martë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të shtetit.

Sipas OSBE-së, Greminger do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gjithashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin e ri, ‘Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar’.

Projekti ka për synim ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e qytetarëve, me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *