Sekretari i Shëndetësisë në Britani: Duhet të mësojmë të jetojmë me Covid

Amelda Amelda

Sekretari i Shëndetësisë në Britani ka thënë se COVID mund të jetë me ne përgjithmonë, por ai shpreson se të gjitha kufizimet mund të hiqen deri në mars.

Sajid Javid shtoi se ne “mund” të kemi nevojë për një vaksinim vjetor kundër koronavirusit, një ditë pasi qeveria njoftoi seheqjen e masav kunër Covid dhe kufizimet e Planit B që do të hiqen të enjten e ardhshme.

Ai i tha Kay Burley në Sky News: “COVID nuk do të largohet, do të jetë me ne për shumë e shumë vite – ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësojmë të jetojmë me të.”

Si do të jetojmë me COVID?

I pyetur nëse donte të krahasonte virusin me gripin gjatë konferencës së shtypit të mbrëmjen e djeshme në Downing Street, ai tha: “Po, sepse ishte një shembull se si duhet të mësojmë të jetojmë me COVID”.

“Mjerisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi. Në një vit të keq gripi, fatkeqësisht mund të humbni rreth 20,000 jetë – por ne nuk e mbyllim të gjithë vendin dhe nuk vendosim shumë kufizime për ta trajtuar atë.

“Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë me masa të arsyeshme, të përshtatshme dhe proporcionale.”

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *