Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Sekretari John Kerry do të zhvillojë në tur vizitash në Europë dhe veçanërisht në Ballkan.
Mësohet se ndalesa e parë e kryediplomatit amerikan do të jetë në Paris, më 30 nëntor, për t’iu bashkuar Presidentit Barack Obama në punimet e “COP-21” në kryeqytetin francez.
Menjëherë pas kësaj, Kerry do të ndalet në Bruksel më 1 dhjetor, për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, ku marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Aleancës.
Një ditë më pas do të fillojë edhe turi ballkanik. Më 2 dhjetor ndalesa e Kerryt është në Prishtinë.
Por, larg vëmendjes së tij nuk do të mbetet Beogradi, ku Kerry do të marrë pjesë në Këshillin e ministrave të OSBE-së më 3 dhjetor.
Nga Serbia, Kerry do të shkojë në Nikosi të Qipros.
Pas ndalesës në ishull, Sekretari amerikan do të përfundojë udhëtimet e tij me Athinën, më 4 dhjetor.
Shqipëria me sa duket nuk figuron në këtë tur udhëtimesh/
Në vend të vizitës Kerry ka dërguar në Tiranë një mesazh urimi.
Mesazhi i plotë i John Kerry-t:
Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të SHBA-së, uroj qytetarët e Shqipërisë për 103 vjetorin e Pavarësisë më 28 nëntor. Që kur Presidenti Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, dy vendet tona kanë punuar së bashku në mënyrë produktive për të krijuar një miqësi të qendrueshme të bazuar në vlera të përbashkëta dhe respekt reciprok. Si një vend anëtar i NATO-s dhe mentor i shteteve të Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin, Shqipëria luan një rol vital në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe botë. SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku dhe Ukraina dhe deri te ekstremizmi pjesëmarrja në koalicionin global në luftën kundër ISIS.
SHBA është e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në kryerjen e reformave në nevojshme për të realizuar aspiratën e saj Euro-Atlantike. Përgëzoj përpjekjet tuaja për të aderuar në Bashkimin Europian dhe për të punuar në progresin e vazhdueshëm drejt anëtarësimeve Euro-Atlantike.
Gjatë kohës që ju festoni me familjet dhe miqtë, SHBA ju urojmë për festën. Shikojmë përpara për të vazhduar partneritetin e ngushtë për progres, prosporitet dhe paqe në vitet që vijnë.

Falemnderit USA!
IZOLIMI PREJ PARANOJAKUT.
Sikur paranojaku mos na kish izoluar nga Amerika 50 vite, sot Shqiperia do ishte e begate,me shtet ligjor dhe drejtesi te vertete.Ky izolim na fundosui ne nje batak varefrije,qe s’po dalim dot prej tij,ngaqe tranzicionistet me Katovicen,mundesuan kohe zgjatjeaq te madhe duke pjelle ngerce, qe te pasurohen nen rogos, tej normes.
Jo, moreeee!!!!!
Po këto 25 vjetët dhjerokraci, pse nuk arritën ta bëjnë atë begatinë për të cilën flet.
Sipas teje, i bie që kjo që po shikojmë e po jetojmë tani, do ta kishim jetuar qysh para 70 vjetësh, apojo?
Pra, e kupton ç’budallallëk na ke thënë?
Po urimin per festen sllave te 29 Nentorit?
SI NJE LAGJE E UASHINKTONIT SHQIPERIA DUHET TJA KISH KALUAR ZVICRES 10HERE POR POR SE GJITHMON DEL NJE POR I MALLKUAR PORDHITIKANET SHQIPETARE NGA KEQKUPTIMI I VLERAVE DEMOKRATIKE THANE ME QENE SE U HAP THESI PSE MOS JA U KALOJME MILJARDERVE AMERIKANE SHEKULLORE BRENDA PAK VITEVE E “MIR” BENE JA ARITEN QELLIMIT TANI FUKARENJTE LE TI BIEN LEGENIT PARAJA TE BEN TE ZGJUAR TE DITUR TE ZBUKURON TE KULTURON ME PARA HEDH NE ERE DHE GJYKATSA KONOMESH BANKJERE SANTOSH DESHMITARE ORGOCKASH DHE DEL PA U LAGUR MESAZHI I ZOTIT KERI QE URON SHQIPETARET DHE SHMANGJA E VIZITES NE SHQIPERI E KA KUPTIMIN E VET NDONSE HAPUR FARE JU THA METES NE ZERI I AMERIKES!