Sekretarja e Përgjithshme e MD-së fiton sfidën ligjore, DAP e rikthen në detyrë

Gazeta Dita

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë ka fituar sfidën ligjore me kreun e këtij instucionit, pasi ky i fundit e pezulloi nga detyra. Në lidhje me pretendimin e Ministrit Bardhi se Sekretari i Përgjithshëm ka ushtuar detyrën në kundërshtim me ligjin e nëpunësit civil, Departamenti i Administratës Publike u shpreh se veprimtaria e Sekretarit është konform ligjit dhe refuzoi kërkesën e Ministrit. DAP e konsideron urdhrin e pezullimit si tejkalim të kompetencave.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, fiton sfidën ligjore përballë Ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Departamenti i Administratës Publike e konsideron urdhrin e pezullimit të Sekretare së Përgjithshme si tejkalim të kompetencave ligjore të kreut të drejtësisë.

Sipas DAP, kompetenca për pezullim apo largim nga detyra e antarëve të TND (trupi të lartë drejtues-për nëpunësit civile) është vetëm i këtij organi dhe nuk është kompetencë e vetë Ministrit.

Më herët, Sekretarja e Përgjithshne e Ministrisë së Drejtësisë ka shprehur papajtueshmërinë në lidhje me disa urdhra kontrolli të lëshuara nga ministri Bardhi në lidhje me institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për praktikat e ndjekura të cilat po bëhen shkak për keqpërdorim të burimeve njerëzore dhe logjistike të burimeve njerëzore.

Pas këtyre shqetësimeve, Ministri teknik i Drejtësisë i kërkoi DAP pezullimin nga detyra te Sekretares së Përgjithshme për shkak se ajo ndodhej në listat kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Por, DAP në vendimin e datës 9 qershor 2017 refuzon kërkesën e Ministrit Bardhi për pezullim si të pabazuar në ligj duke e konsideruar akti e pezullimit në tejkalim të kompetencave ligjore.

(Ora News)

Share This Article
2 Comments
  • KUSH SHPERDORON PARATE TONA, DUKE BERE FUSHATE NE ORAR TE PUNES, MERITON BURGUN.

    ATA QE E MBROJNE MERITOJNE PLUMBIN.

  • LITARI LITARI LITARI

    PER TE GJITHE ATA QE ABUZOJNE ME RROGEN QE E MARRIN NGA NE PER TE SHERBYER SIPAS LIGJITT, DHE JO PER FUSHATA.

    LITARI LITARI, KJO ESHTE ZGJIDHJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *