Postimi për Delijorgjin, zyrtarja e MK: Ndjesë për çdo fjalë që mund të ketë shkaktuar keqkuptim apo lëndim

Dita

Sekretarja e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona, (në foto me ministren) ka sqaruar pozicionin e saj, lidhur me entuziazmin e shprehur në Facebook, për fitoren e Delijorgjit ndaj shtetit shqiptar në Strazburg.

Kokona shpjegon se ajo është gëzuar për shkak të kontributit të saj profesional.

Kokona thotë se “ka nje keqkuptim te madh lidhur me statusin tim te djeshem, objekt i komenteve ne media. E kam pasur fjalen vetem per kontributin profesional ne mbrojtjen dhe respektimin e ligjeve te vendit tim dhe te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne te cilin kam kontribuar si staf i Gjykates Europiane per me shume se 7 vjet.”kokona

Më poshtë Kokona thotë se “aty nuk ka asnje koment per ngjarjen tragjike dhe te dhimbshme te Gerdecit. Dhe nuk ka si te kete! Kurre s’do t’ia lejoja vetes nje gje te tille.

Per ate ngjarje askush nuk mund te mendoje ndryshe pervecse si nje tragjedi dhe dhimbje e thelle dhe e tmerrshme per familjaret e viktimave, dhimbje qe e ndaj ploteisht, pasi e kam provuar te njerezit e mi me te dashur.

Por, gjykimi si jurist eshte nje ceshtje tjeter. Komenti im, me permbajtje vetem dhe vetem juridike, i dedikohet respektimit te ligjit per persona qe ndodhen ne paraburgim dhe asgje me teper.

Si juriste dhe nepunese e Administrates shteterore, kam punuar dhe punoj, vetem per te respektuar germe per germe ligjet, Kushtetuten e vendit tim dhe garancite e te drejtave te njeriut.

Kam qene dhe jam po kaq e angazhuar qe ne detyren time, te punoj me te gjitha forcat e mia per te respektuar ligjet e Republikes dhe angazhimet e kesaj Qeverie ku kam nderin te punoj.

Ndjese per çdo fjale qe mund te kete shkaktuar keqkuptim apo lendim!”

Share This Article
2 Comments
  • te ndeshkohen prokuroret gjyqtaret qe kane shkelur ligjin!!! te ndeshkohen sipas ligjit dhe normave prokuroret hetuesit e policise gjyqsore qe nuk jane te afte te bejne punen!!! tu mbahen nga pagat parate qe do i jepen delijorgjit!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *