ankara rus escort
ankara escort
ankara escort
etlik escort
eve gelen escort
gaziosmanpaşa escort
keçiören escort
kızılay escort
kolej escort
maltepe escort
mamak escort
otele gelen escort
rus escort
sincan escort
türbanlı escort
tunalı escort
yenimahalle escort
ankara ucuz escort
bahçelievler escort
balgat escort
batıkent escort
beşevler escort
çankaya escort
cebeci escort
çukurambar escort
demetevler escort
dikmen escort
elvankent escort
emek escort
eryaman escort
etimesgut escort
Nga Bashkim Pitarka
Botuar në DITA
Pas dorëzimit Sekretarit të Përgjithshëm zotit Perez de Cuellar të ftesës zyrtare për të vizituar Shqipërinë në një datë të përshtatshme për të, mua dhe misionit tonë na dolën detyra të veçanta. Në mënyrë të veçantë të luftohej fushata e egër e lobit serb dhe e atij grek në SHBA dhe veprimtarisë të misioneve të tyre pranë OKB-së për ta minuar realizimin e kësaj vizite duke nxitur edhe reagimet e miqve të tyre në Komisionin e Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, etj.
Na u desh të shfrytëzonim kontaktet me zv.sekretarin amerikan të Shtetit, zv.Sekretarin e Përgjithshëm Kofi Annan, mik i imi dhe i Shqipërisë si dhe lidhjet e miqve tanë shqiptaro-amerikanë me lobin hebre në Neë York. (Në këtë kuadër diskutuam mundësinë e dorëzimit të listës së familjeve izraelite të mbetura në Shqipëri dhe shqyrtimit të çështjes së riatdhesimit të tyre në SHBA e më vonë edhe në Izrael. Lobi hebre njihej për influencë të fortë në Uashington.)
Sigurisht vendimin përfundimtar të tij De Cuellar e dha pas mbështetjes amerikane. Në atë kohë ishte sigluar nga të dy palët projekt-marrëveshja për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe Departamenti i Shtetit e dëshironte dhe e inkurajonte këtë vizitë dhe De Cuellarin të ushtronte ndikimin e tij mbi Ramiz Alinë për ndryshimet demokratike në Shqipëri.
Ju doni të dini se si ecën punët më tej? A u realizuan pritshmëritë e dëshiruara? Pothuajse. Madje disa edhe më mirë nga ç’kishim parashikuar për shkak të dëshirës së mirë të zotit De Cuellar por edhe të vullnetit të palës shqiptare. Mirëkuptimi i dyanshëm është i domosdoshëm në diplomaci.
Vendi sapo kishte lajmëruar fillimin e disa reformave në kuadrin e “demokratizimit” të jetës së vendit. Vizita e sekretarit të përgjithshëm vinte pas ndryshimeve në legjislacioni penal të 8 majit 1990. Këtë datë, Kuvendi Popullor kishte vendosur ndër të tjera edhe heqjen e nenit të “tradhtisë ndaj atdheut”. Pikërisht për këto arsye, Havier Perez de Kuelar kishte një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë, vendin e fundit në Europë që vazhdonte të mbante sistem qeverisës rendin socialist. Havier Perez de Kuelar mbërriti në Shqipëri më 11 maj 1990. Në takimin e parë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reiz Malile, kreu i OKB-së vlerësoi “evoluimin” hap pas hapi të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm shqiptar deklaronte se ndryshimet që kishin ndodhur në Europë sillnin nevojën e uljen e frymës së blloqeve e forcimin e rolit të OKB-së.
Ramiz Alia nga ana e tij thoshte se Shqipëria udhëhiqej nga idetë socialiste dhe nga mësimet e nxjerra nga historia, ndërsa socializmi, sipas tij, nuk ishte një model unik. Duke mohuar traditën e mëparshme parlamentare të para vitit 1946, Alia u shpreh se Shqipëria nuk kishte mundur të bënte as 50 vjet parlamentarizëm, ndërkohë që në të vërtetë kjo ishte më shumë 70 vjet. Ai shprehu edhe njëherë kërkesën që Shqipëria të pranohej në KSBE, nga e cila vendi ynë nuk kishte pranuar anëtarësim në vitin 1975.
Kështu edhe ndodhi. Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm u caktua e u zhvillua për në fillim të muajit Maj 1990. Dy ditë më parë pritëm në Shqipëri për vizitë të parë zyrtare të Administratorit të PNUD-it, organizmi kryesor i OKB-së për zhvillimin industrial, amerikanin William Draper III.
Unë kisha mbërritur në Tiranë për shoqërimin dhe bisedimet me këta dy bosa të OKB-së.
Siç e kam shtjelluar më me hollësi në shkrimet e mia të mëparshme, këto vizita u zhvilluan me sukses e mund të thuhet jo pa ndikime tek presidenti Alia e disa udhëheqës të tjerë të vendit.
Unë nga ana ime si ambasador pranë OKB-së bëra çdo përpjekje të mundshme për shfrytëzimin sa më pozitiv të kësaj vizite historike në dobi të influencimit sa të ishte e mundur më shumë për shpejtimin e ndryshimeve që priteshin të ndërmerreshin në atë kohë në Shqipëri si dhe për zgjidhjen e disa problemeve akute apo ngërçeve që kish vendi ynë me disa nga vendet fqinj.
Kështu, në një shëtitje të mëngjesit me zotin Perez de Cuellar në kopshtin e Pallatit të Brigadave, ku ishte vendosur mysafiri ynë i lartë, i dola me marifet në bisedë e sipër në çështjen e bllokimit për një periudhë shumë të gjatë, qysh nga viti 1986, të marrëdhënieve me Italinë fqinjë për shkak të strehimit në atë ambasadë të katër anëtarëve të familjes shqiptare Popaj.
De Kuelari tregoi mjaft interesim për këtë problem dhe më kërkoi t’i shpjegoja si kish ndodhur ai incident fatkeq. I shpjegova shkurt si kish ndodhur, duke vënë në dukje se ata të strehuarit kishin hyrë me porta të hapura e si të ftuar nga ambasadori italian, zoti Xhentile, i cili kish ngulur këmbë të lejoheshin ata refugjatë të shkonin në Itali jashtë çdo rregulloreje e ligjeve shqiptare.
Në mënyrë konfidenciale më pyeti në se mund t’ia ngrinte presidentit tonë një ofertë të tij personale për ndërmjetësim të tij në zgjidhjen e çështjes gjatë asaj vizite të tij. Përmendi se për këtë mund të shfrytëzoheshin shërbimet e mira të Drejtorit të kabinetit të tij, italianit Zhan Domeniko Pico, i cili e shoqëronte në atë vizitë.
Sigurisht e mbështeta idenë e tij. Ai nuk priti fort nxitjen time, por më tha që në takimin e radhës me presidentin Alia do ta bisedonte këtë mundësi që të përdorej për këtë qëllim italiani Piko, i cili ishte ekspert i mirënjohur e me dekorata ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve të diplomatëve refugjatë të mbajtur robër.
Ramiz Alia e priti me mirënjohje këtë ofertë miqësore të de Kuelarit dhe u vendos brenda dy ditësh të bëheshin veprimet përkatëse diplomatike për të cilat u ra dakord:shoqërimi nga drejtori Piko dhe konsulli italian, si edhe nga shefi i Degës Konsullore të Ministrisë së Jashtme në zyrën përkatëse të pasaportave në Ministrinë e Punëve të Brendshme; përgatitja e pasaportave me vizat e hyrjes në Itali të atyre katër qytetarëve të të njëjtës familje. Që atje, ata u përcollën për në aeroportin e Rinasit dhe u nisën me avion për në Itali.
Atë ditë mu kujtua ajo mbledhja që na bëri Ramiz Alia në zyrën e ministrit të jashtëm. Atë kohë pyetjes së tij drejtuar mua personalisht si zv.drejtor dhe shef i sektorit përkatës të Italisë se si e mendoja zgjidhjen e atij ngërçi që kish bllokuar marrëdhëniet me Italinë fqinjë. Me atë rast me shumë ndrojtje propozova idenë e pajisjes së atyre katër personave me pasaportë shqiptare për udhëtime jashtë shtetit, pajisjen e tyre me vizat përkatëse nga ambasada dhe nisjen me avion për në Itali. Theksova me këtë rast, se sipas analizës, që i bëja unë, ky incident ishte krijuar nga perëndimorët me synimin për të arritur hapjen e kufijve për udhëtimin jashtë të qytetarëve tanë. Theksova, se hyrja e tyre në selinë e ambasadës ishte e qëllimshme dhe e organizuar nga vetë ambasada italiane.
Kështu edhe ndodhi me ndërhyrjen e de Kuelarit gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në fund të muajit, më 30 maj 1990, Ramiz Alia priti kongresmenin amerikan Tom Lantosh e ish-kongresmenin Joseph Dioguardi, ndërkohë që Shqipëria akoma nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-në. Më 5 qershor 1990, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramiz Alia u shpreh se revolucionarizimi i jetës së vendit përfshinte të gjithë sektorët e jetës.
Por duhet thënë se vizita e Havier Perez de Kuelarit në Shqipëri arritjen më të mirë do ta shënonte pak më vonë. Pas dy muajsh ai do negocionte për zgjidhjen e krizës së 2 korrikut 1990.
***
Kështu kishte ndodhur një vit më parë edhe me lejimin e Nënë Terezës që të vinte për vizitë private në Shqipëri për të bërë homazhe në varret e nënës dhe motrës së saj në Tiranë.
Nuk qe e rastit vizita që kërkoi të më bënte në selinë tonë të zonjushës Janett Petrie, telekroniste e këshilltares kanadezo-amerikane e Nënë Terezës e cila më kërkoi vizat për një vizitë private të Nënë Terezës në Shqipëri. I vura në dukje të dërguarës se misioni nuk lejohej të merrej në Nju Jork me çështje konsullore dhe e sigurova se kërkesën e Nënë Terezës do t’ia përcillja qeverisë sime me një rekomandim timin si ish komshi e mik i motrës së Nënë Terezës.
Vendimi pozitiv mu komunikua në telefon nga vetë presidenti Alia,i cili pranoi mendimin që unë t’i telefonoja me datë 26 Gusht Nënë Terezës për t’ia uruar 80 vjetorin e lindjes.
Kështu u bë realitet kjo vizitë që solli më vonë vendimin për kthimin e lirisë së besimeve fetare në Shqipëri.
Por kam edhe një kujtim tjetër nga një bisedë që kamë bërë me Nënë Terezën.
Në këto ditë të përkujtimit të shpalljes së Nënë Terezës si shenjtore,me një ndjenjë të veçantë kënaqësie e krenarie më kujtohet ajo ditë e 26 gushtit të vitit 1990,80 vjetori i lindjes së kësaj shenjtoreje shqiptare. Atë ditë të shënuar isha ngarkuar nga presidenti i Shqipërisë të asaj kohe,Ramiz Alia,që si ambasador i Shqipërisë pranë OKB-së dhe mik i familjes së saj, ta merrja në telefon në Kalkuta të Indisë t’i transmetoja në emër të tij dhe timin personal urimet më të përzemërta për përvjetorin e 80-të të lindjes dhe t’i komunikoja zyrtarisht ftesën e presidentit shqiptar për të shkuar në Atdheun e saj,në Shqipëri për një vizitë miqësore kurdo që do të dëshironte ajo.
Më kujtohet si tani tek dëgjoja shumë i prekur mallëngjimin dhe gëzimin e saj të madh për këtë sihariq, këtë lajm aq shumë e të mirë pritur për të. E ngashëruar e me një zë që i dridhej u dëgjua në anën tjetër të lidhjes sonë telefonike tek më tha me një shqipe të pastër:
“U bekoftë perëndia vëllau ynë ambasador Pitarka!”
Pastaj biseda vazhdoi në gjuhën angleze për surprizën e saj të madhe, duke më thënë në trajtën e një amaneti: “TA DONI SHQIPËRINE DUKE DASHTUR NJERI-TJETRIN! Si një pëllumb i paqes dhe i dashurisë njerëzore, ju që më dhatë një sihariq të tillë,të cilin nuk do ta harrojë deri sa të jem gjallë, jeni bërë një ndër miqtë e mij më të dashur e më te afërt!”
Më pas biseduam për procedurat e marrjes së vizës në aeroport dhe ndonjë hollësi për vizitën e saj.
***
-Në një rast tjetër, kur shumë ambasada të shteteve të huaja në Tiranë u mbushën dëng me refugjatë shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre e për pasojë ishin bllokuar marrëdhëniet e shkëmbimet me shtetet përkatëse, ishte përsëri ndihma dhe ndërmjetësimi i Sekretarit të Përgjithshëm Perez de Cuellar, një mik i vjetër e i vërtetë i Shqipërisë, që solli zgjidhjen e këtij problemi të tejzgjatur konfliktual ndërkombëtar për Shqipërinë.
Kjo ofertë për ndërmjetësim ndërkombëtar erdhi në një takim të radhës timin në zyrën e de Cuellar, të cilit me takt e kujdes të veçantë ia solla në dijeni me shpresën e një ndërhyrjeje e shtytjeje nga ana e tij tek udhëheqësit e shteteve që kishin mbajtur për muaj të tërë mijëra refugjatë shqiptarë në selitë e ambasadave të tyre. Ai u tregua plotësisht i gatshëm dhe më kërkoi t’ia përcillja predentit Alia propozimin që të ndihmonte konkretisht në zgjidhjen e çështjes. Ai propozoi që të pranohej si ndërmjetës një miku i tij i afërt, ekspertin e mirënjohur për zgjidhjen e problemeve të tilla ndërkombëtare të refugjatëve, zviceranin De Mistura. Kërkoi që viza t’i akordohej atij në aeroport.
Unë,mjaft i gëzuar nga kjo nismë ia përcolla menjëherë udhëheqësit të vendit, Ramiz Alia, i cili më telefonoi direkt e më kërkoi t’i transmetoja pëlqimin dhe falënderimet e tij për këtë gjest aq miqësor ndaj vendit tonë. Më këshilloi t’ia konfirmoja se pala jonë do të merrte të gjitha masat për pritjen e z.De Mistura në aeroport dhe dhënien e çdo ndihme të mundshme atij gjatë atij misioni të tij humanitar e fisnik.
Kështu iu gjet zgjidhja e atij ngërçi të madh që kish bllokuar marrëdhëniet e Shqipërisë me shumë shtete te botës./ Përgatiti botimin Xh. Shehu
*****
©Copyright Gazeta DITA
– Ambasadori Bashkim Pitarka ka qenë ish Përfaqësues i Përhershëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë pranë OKB dhe ambasador në Kanada me rezidencë të përhershme në Nju Jork dhe ish kryenegociator në bisedimet dypalëshe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
– Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

E CFARE .PASTAJ
HESHT O QYP SE U BERE..ME LOLO SE DJALI .I SEVO TARIFES….
JU COI ENVERI NEPER AMBWSADA ME MIK
E TANI DILNI E TREGONI GJASME HEROIZMAT TUAJA E.NUK THONI AS .NJE GJYSEM FJALE NE MBROJTJE TE TIJ E TE MJERIMIT KU E FUTEN VENDIN. QEVERITE ANARKISTE E KLEPTOKRATE TE PAS 90
Se ambasadat më 2 korrik u hapën me urdhër të Beogradit, për të tërhequr vëmëndjen nga kuvendi i Kaçanikut ku shpallej Kosova Republikë.
Rrofte allbania sllavo-komuniste me qëndër në beograd
Jo, jo sunito. Ato u hapën me urdhër të satëme në kohën kur i mbante shalët përpjetë dhe ëndërronte të bëhej shërbëtore e sulltan pekmezit. Eh ça rrota hajdari i janë qepur e s’i shkulen këtij mener me thon forumi
Komunistet-Erdoganistet,po diktojne mbi censuren e gazetes:
Keshtu shkrimet ne pergjigje te komunistit-turkoshak denbabaden tos-tarifes,qe ju i botuat dje, sot jane fshire te krejt.
Demi eshte i gjithe ne ane te gazetes,qe censuron argumentin e lexuesve,bazuar ne fakt.
Shpresojme ta korigjoni gabimin tuaj, ne kohen me te shkurter.
Une personalisht i kam perjetuar ngjarjet qe pershkruan z. Pitarka . Ajo qe shihej nga jasht dihet nga te gjithe por z. Pitrka na jep nje pamje te pa njohur nga publiku i gjere. Na jep qendrimet e personave te rendesishem te cilet merrnin vendimet ne ate situate kaotike . Keto shenime japin nje pamje me kplete te asj ç’ka ndodhi atehere.
Cke o Lis? Per cdo gje do shani…ka bere detyren.idiot.
Mos u merakos hiç se këta kanë një jetë që censurojnë pa teklif mendimin e lirë të qytetarit për tu lënë hapësirë të lirë veprimi ca rroçkave që e kanë të shkruar në lule të ballit injorancën dhe varësinë prej zagari.
Ç’është e vërteta, ky palaçollëk është po e njëjta “metodikë pune” (pe leshi) që ushtronin edhe në kohën e largqoftit, me të vetmin ndryshim, se këta të sotmit i lëshojnë dokrrat si lopa bajgat, kurse ata të djeshmit ishin diçka më të rezervuar.
Edhe diçka tjetër. Nëse të kujtohet dikur në forum mblidheshin e diskutonin shumfishi i këtyre që kanë mbetur. Shkaku i largimit vetkuptohet. Pasi e kanë censuruar tjetrin dy-tre herë radhazi ai i bën mbi kokë atë që s’thuhet paçavures me emrin gazetë.
Replika ishte me Vasilin dhe jo me kët bajgën ktu sipër
Ne nje detaj, pikerisht ate ne lidhje me familjen Popa ne ambasaden italiane, zotin Pitarka do ta kete lene kujtesa, ose e ka rrembyer entuziasmi i Belulit. Z.Pitarka mund te kete folur ne Pallatin e Brigadave me De Kuelarin mbi problemin Popa, por jo se ky problem morri zgjidhje nga kjo bisede. Zeri i Amerikes dhe te gjitha lajmet e huaja deklaronin disa dite para ardhjes se De Kuejarit ne Tirane, se familja Popa do te merrej me vete nga De Kuejari, cfare edhe ndodhi ne te vertete. Pra mbetet te besohet, se kjo bisede e B. Pitarkes me de Kuejarin do te jete bere me shume per te ndikuar ne mos-marrjen e familjes Popa, dhe jo per zgjidhjen e ketij problemi, i cili duket ishte vendosur dite me pare midis OKB-s dhe R. Alise.
I lexova me interes kujtimet e zotit Bashkim Pitarka. Ne to ka atdhedashuri, pergjegjesi e sinqeritet.Pres librin qe ka premtuar se do ta botoje.
keshtu do tregojne historite e tyre pas 50 vitesh antishqiptaret e sotem,brezit te ri qe nuk do ti dije vendimet antikombetare qe firmosin e vene ne zbatim cdo dite.
Ua.
I tha qe te donin “njeri tjetrin”.
Te “martohen” dhe te bejne krushqi Islamistet e Aliut te Tomorrit me ata te perbuzurit Greke te Vorio Epirit qe nuk u tur-qizuan dhe kane Dhodhonen e Zeusit.