Sekretet e fisit Maja, në varrin mbretëror të zbuluar në Belize

redaktor

Në një varr mbretëror në Belize është zbuluar sekreti i fisit Maja. Bëhet fjalë për një zbulim të “Dinastisë së Gjarprit”. Mund të jetë varri më i madh i zbuluar  deri më tani, që nxjerr në dritë sekretet e civilizimit të Majas.

Ky zbulim është bërë në Belize, në një shtet të vigël të Amerikës Qendrore nga kërkuesit e Universitetit të Arizonës së Veriut, të cilët e kanë gjetur varrin duke gërmuar shkallën gjigande të një ndërtese ceremoniale të kompleksit Xunantunich.Varri 2

Ky është një qytet antik i lumit Mopan dhe qendër e rëndësishme ceremoniale mes viteve 600 e l800 pas erës sonë. Rreth varrit monument (shumë i gjerë: Dimensionet janë 4,5 x 2,4 metra), ishin fshehur eshtrat e një njeriu të rritur (rreth 20-30 vjeç), i shtrirë me shpinë, me kokën e drejtuar nga jugu dhe sipas studiuesve, i ngjante familjes së “Dinastisë së Gjarprit”.Varri 4

Bëhet fjalë për një dinasti që ka jetuar rreth 1300 vjet më parë, e shtrirë pothuajse në të gjithë rajonin  dhe që u quajt kështu për shkak të emblemës me kokë gjarpri. Në varr  përveç kockave të drerit dhe xhaguarit, 6 perlave (ndoshta të marra nga një gjerdan), 13 thikave të bëra nga material vullkanik, 36 enëve qeramike, u gjetën edhe disa pllaka hieroglifi, të cilat janë çelësi për zbardhjen e shumë të vërtetave në kontekstin historik.Varri 3

Varri është i rrethuar nga një tempull, me një shkallë të gjatë. Dy objektet janë ndërtuar në të njëjtën kohë. Një risi interesante, pasi sipas arkeologëve shumica e varreve Maja janë ndërtuar në një strukturë të vetme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *