Disa nga sekretet e (pa)zbuluara të ish-Bashkimit Sovjetik

anazapta

Programi Hënor: Dërgimi i një personi në Hënë

Në maj të vitit 1961, presidenti amerikan John F. Kennedy deklaroi se besonte se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen për dërgimin e një njeriu në Hënë brenda viteve të fundit të dekadës. Deri në atë pikë, sovjetikët kishin udhëhequr eksplorimin e hapësirës, duke hedhur objektin e parë në orbitë, duke dërguar kafshën e parë në orbitë, dhe njeriun e parë në hapësirë. Megjithatë, më 20 korrik 1969 Neil Armstrong u bë njeriu i parë i cili shkeli në Hënë, duke mundur sovjetikët në atë garë. Me përjashtim të faktit që zyrtarisht sovjetikët nuk morën kurrë pjesë – ata gjithashtu kanë mohuar ekzistencën e një programi hënor të drejtuar nga njerëzit deri në vitin 1990. Kjo ishte mentaliteti i një politike më të madhe, atë të mbajtjes sekret të çdo programi hapësinor derisa ky program të rezultonte i suksesshëm.

Sovjetikët ishin të detyruar të pranonin në mënyrë të pjesshme pothuajse një dekadë më parë, në gusht 1981, kur një satelit sovjetik i njohur si Kosmos 434, i lëshuar në vitin 1971, ishte gati për të ri-hyjnë në atmosferën e Tokës sipër Australisë. Qeveria Australiane, e shqetësuar nga materialet bërthamore që mund të kishte në bord, u sigurua nga Ministria e Punëve të Jashtme te BSSR-së që ishte kabina e një sateliti hënor eksperimental. Aspekte të tjera të programit, duke përfshirë këtu fillimin e testimeve, gjithashtu ishin fshehur. Sovjetikët vazhdonin të përsërisnin se ata nuk kishin plane për të shkuar në Hënë. Ata ndaluan programin hapësinor për dërgimin e një njeriu në Hënë në vitin 1976, pa regjistruar asnjë sukses kundër gjashtë uljeve të suksesshme nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Sa shumë art!

Në vitet 1990, gazetarët dhe diplomatët perëndimorë u njohën me një muze të fshehur në qytetin e largët Uzbek, Nukus. Në këtë muze përmbaheshin me qindra e vepra arti nga ditët e para të regjimit stalinist, kur piktorët ishin të detyruar të ishin në përputhje me idealet e partisë komuniste. “Arti dekadent borgjez” u zëvendësua nga piktura ku shiheshin fabrika dhe punëtorë, dhe shumica e prodhimit krijues të piktorëve të asaj kohe do të kishte qenë krejtësisht e humbur po të mos kishte qenë për punën e Igor Savitsky, një koleksionist këmbëngulës. Savitsky bindi artistët dhe familjet ti besonin atij punën e tyre.

Ai fshehu punimet në Nukus, një qytet i rrethuar nga qindra milje prej shkretëtirës. Kjo ide meriton një pozicion unik në këtë listë për faktin që nuk është fshehur vetëm nga bota e jashtme, por nga regjimi shtypës që kontrollonte gjithcka. Edhe pse mbeten pyetje mbi sa i rëndësishëm ky art mund të jetë në vetvete, nuk ka asnjë dyshim mbi vlerën e një historie mbi diçka të fshehur për dekada të tëra, nën hundët ruajtësve të sekreteve më fanatikë që historia ka njohur.

Një nga krizat e urisë më shkatërrimtare në histori

Horrori i urisë sovjetike të vitit 1932 është diskutuar shumë herë, por dezinformimi kombëtar dhe ndërkombëtar që ju bë kësaj historie të trishtë përbën vlera diskutimi në vetvete. Gjatë fillimit të viteve tridhjetë, një numër i madh politikash shkatërrimtare sovjetike çoi – me dashje apo jo – në vdekjen e disa miliona njerëzve. Do të mendonit se kjo është një nga ato gjëra që do të ishin të vështira për të fshehur nga bota jashtë, por për fatin të mirë të Stalinit dhe shpurës së tij, shumë në botën e jashtme lëkundeshin mes injorancës dhe mohimit me paramendim.

E përditshmja e famshme “The New York Times”, së bashku me pjesën tjetër të shtypit amerikan, fshehu dhe minimizoi krizën e urisë. Stalini me kujdesin më të madh organizoi një numër të madh vizitash të inskenuara me përfaqësues me influencë nga vende perëndimore: dyqanet u mbushën me ushqim por gjithkush i afrohej dyqaneve arrestohej; rrugët u lanë dhe pastruan; dhe të gjithë fshatarët u zëvendësuan nga anëtarët e partisë komuniste. HG Wells në Angli dhe George Bernard Shaw në Irlandë bënë të ditur gjithkund se “thashethemet” për krizën e urisë ishin të pabazuara. Më skandalozja, Kryeministri i Francës bëri një vizitë në Ukrainë dhe e përshkroi atë si një kopsht “në lulëzim të plotë.” Ndërkohë që të dhënat e regjistrimit të vitit 1937 u bënë konfidenciale, uria u shtyp dukë përdorur të gjitha mjetet edhe pse numri i të vdekurve ishte me shume gjasa në të njëjtin nivel me Holokaustin.

Ekranoplan

Në vitin 1966, një satelit spiun amerikan bëri një fotografi të çfarë duket të ishte një aeroplan deti rus i papërfunduar. Aeroplani ishte më i madhe se çfarëdolloj avioni disponohej ose ishte ndërtuan në SHBA. Avioni ishte aq i madh, saqë ekspertët llogaritën se edhe me hapje e krahëve të gjerë sa një anije, fluturimi i atij avioni do të ishte një sprovë e tmerrshme. Çuditërisht, motorët e tij ishin vendosur përpara krahëve. Amerikanët u habitën, dhe do të mbeteshin të habitur deri sa regjimi sovjetik u shemb, njëzet e pesë vjet më vonë. Përbindëshi i Detit Kaspik, siç u quajt më vonë, ishte një ekranoplan – diçka midis një avioni dhe një anije, i projektuar për të fluturuar vetëm disa metra mbi ujë ose mbi tokë.

Edhe vetëm përmendja e emrit ishte e ndaluar për ata të cilët ishin në dijeni, pavarësisht se sovjetikët po e financonin projektin me sa shumë të holla që ky i fundit kërkonte. Ata avionë mund të trasportonin qindra trupa, ose disa tanke, duke fluturuar nën rezen e zbulimit të radarëve me një shpejtësi në mbi treqind kilometra në orë. Ishin projektuar në mënyrë të tillë që të ishin më eficient sesa aeroplani i mallrave më modern në botë për sa i përket konsumit të karburantit, të ishin shumë më të mëdhenj, dhe mbresat qe të linte ishin të një objekti madhështor, gati epik. Rusët gjithashtu ndërtuan një version i cili ishte dy herë e gjysëm më i gjatë se një aeroplan Boeing 747, në të cilin motorë reaktiv, me gjashtë lëshues raketash bërthamore. Fatmirësisht, ka disa koleksione fantastike e fotografive dhe videove në dispozicion online.

Katastrofa me raketa më e madhe në histori

Mospërfillja Sovjetike përkundrejt shëndetit dhe sigurisë nuk ndalet tek mbeturinat bërthamore. Në 23 tetor 1960, ata ishin përgatitur për nisjen e një raketë të re – R-16 – e cila ruhej me shumë sekret. Përdorte një lloj të ri karburanti, dhe raketa mbahej me anë të një vinçi – urë në të cilin qëndronin shumë teknikë. Raketa filloi të rrjedhë acid nitrik, pikë e vetme në të cilën veprimi i arsyeshëm do të ishte evakuimi i të gjithëve sa më shpejt të ishte e mundur. Por komandanti i projektit, Mitrofan Nedelin, në vend të evakuimit urdhëroi më shumë staf për skuadrën e riparimit të rrjedhjes e cila duhet të bënte të pamundurën. Kur shpërthimi i pashmangshëm ndodhi, ekuipazhi I cili qëndronte në urë u vra në çast. Zjarri ishte aq i nxehtë sa të mjaftonte për të shkrirë pistën e asfaltit – shumë nga njerëzit që u përpoqën të largohen u mbërthyen në asfalt dhe u dogjën deri në vdekje. Mbi njëqind njerëz u vranë. Ajo mbetet fatkeqësia me raketa më e keqe në histori.

Makina sovjetike e propagandës u vu në veprim. Raportohet se vetë Nedelin ishte vrarë në një aksident ajror. Raportet e një shpërthimi masiv u zvenitën në thashethemnajën që u përhap në tërë ish Bashkimin Sovjetik. U desh të arrinim deri në vitin 1989 për të parë publikimin e raporteve të para. Sot është ndërtuan një obelisk në kujtimin e atyre që vdiqën, por mbi Nedelin nuk ka shenja në obelisk. Edhe pse zyrtarisht ai mbetet një hero, personat të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe që mbijetuan e konsiderojnë Nedelin si përgjegjës për humbjen e njëqind jetëve të cilat i ishin besuar.

Rrjedhja e virusit të lisë (dhe programi masiv i përmbajtjes)

Në vitin 1948, Bashkimi Sovjetik krijoi një laborator armësh biologjike top-sekret në një ishull në Detin Aral, të cilin e përdorte për të kthyer antraksin dhe murtajën bubonike në armë bakteriologjike. Ata gjithashtu zhvilluan armën e sëmundjes së lisë dhe, në vitin 1971, kryen një provë në ambiente të hapur. Në një kthesë të habitshëm të ngjarjeve, arma e projektuar për të shkaktuar një shpërthim të lisë u aktivizua pranë ambienteve të banuara.

Dhjetë persona u infektuan, tre prej të cilëve vdiqën. Qindra u vunë në karantinë, dhe pesëdhjetë mijë njerëz nga zona përreth u vaksinuan brenda një periudhe kohe prej dy javësh. Incidenti u bë i njohur për publikun e gjerë vetëm në fund të vitit 2002. Epidemia u përmbajt në mënyrë efektive, por pavarësisht dokumentacionit të gjerë dhe të përhapur rreth incidentit, Moska kurrë nuk ka pranuar ekzistencën e tij. Kjo është për të ardhur keq, pasi nuk ka evidence të cilat do të lejonin të nxirreshin mësime të cilat mund të shpëtojnë jetën, nëse armët biologjike do të mund të bien ndonjëherë në duart e terroristëve dhe të përdoren nga ta.

Masakra në Katyn

Kemi shkruar shumë rreshta në lidhje me masakrën e Katyn-it më parë, dhe njësoj si me urinë e vitit 1932, pati një mohim masiv ndërkombëtar i cili na bëri ta rendisnim me numrin një në këtë listë. Në vitin 1940, sovjetikët vranë më shumë se 22.000 të burgosur polakë dhe i varrosën në varre masive. Zyrtarisht sovjetikët fajësuar nazistët dhe nuk pranuan përgjegjësinë deri në vitin 1990.

Kjo masakër rendit e para edhe jo vetëm për faktin që vërtet ajo u be e mundur për shkak të mashtrimit të sovjetikëve, por edhe prej bashkëpunimit të gatshëm të drejtuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Winston Churchill pranoi në mënyrë private se masakra u realizua nga duar e bolshevikëve të cilët “mund të ishin kaq mizorë”.

Megjithatë, ai këmbënguli se qeveria polake në ekzil duhet të ndalonte akuzat e saj nga masakrës, duke censuruar gazetat në gjuhën polake, dhe dha ndihmën e tij për të parandaluar një hetim të pavarur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Ambasadori i Britanisë në Poloni e përshkroi ngjarjen duke përdorur “emrin e mirë të Anglisë njësoj si vrasësit shfrytëzojnë Koniferët për të mbuluar një masakër”.

Gjithashtu Franklin D Roosevelt ishte po aq i gatshëm për të ndaluar që faji të binte mbi Stalinin. Dëshmia se qeveria e SHBA-së kishte dijeni mbi çështjen u fsheh edhe gjatë një seance hetimore për kongresin në vitin 1952. Në fakt, për vite me radhë qeveria e vetme e madhe që promovoi të vërtetën ishte Gjermania naziste. Kjo është një tjetër fjali qe nuk do të lexohet shumë shpejt.

b.m./dita

Share This Article
1 Comment
  • KENI DISA GABIME THELBESORE NE KETE SHKRIM KREJT TE VERTETE O GAZETA DITA:

    1. Ju shkruani:

    “…Ndërkohë që të dhënat e regjistrimit të vitit 1937 u bënë konfidenciale, uria u shtyp duke përdorur të gjitha mjetet edhe pse numri i të vdekurve ishte me shume gjasa në të njëjtin nivel me Holokaustin…”

    E VERTETA ESHTE SE:

    Ne vitin 1933 u be e qarte se ne Rusi dhe Ukraine nga uria dhe semundjet, por edhe nga ekzekutimet masive te xhelateve te Stalinit kishin vdekur me shume se 33 milione njerez krejtesisht te pafajshem.

    2. Ju shkruani:

    “…Në vitin 1940, sovjetikët vranë më shumë se 22.000 të burgosur polakë dhe i varrosën në varre masive. Zyrtarisht sovjetikët fajësuar nazistët dhe nuk pranuan përgjegjësinë deri në vitin 1990…”

    E VERTETA ESHTE:

    Masakra e Katynit u urdherua nga shefi i NKVD (Policia e fshehte e Stalinit me vone KGB), Lavrentiy Beria për të ekzekutuar të gjithë anëtarët e rrezistences polake kunder ndarjes se Polonise ne vitin 1939 midis Hitlerit dhe Stalinit nga mareveshja Molotov Ribbentrop, shumica ishin oficerë dhe intelektuale polake te zene rob dhe te prangosur nga forcat ushtarake sovjetike, ne fillim te vitit 1940 me urdher personal nga Joseph Stalin qe jep urdher konfidencial per likuidimin e tyre te menjehereshme pa lene asnje gjurme ne 5 mars te vitit 1940. Numri i viktimave vlerësohet në rreth 22,000. Viktimat u ekzekutuan në pyllin Katyn në Rusi, midis të vrarëve kishte edhe disidente te regjimit komunist ukrainas , belarus dhe hebrenj e klerike .

    Ishte qeveria e Gjermanisë Naziste te Hitlerit e para qe njoftoi per zbulimin e varreve masive në pyllin Katyn në prill të vitit 1943. Kur qeveria polake në mërgim me qendër në Londër kërkoi një hetim nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq , Stalini nderpreu menjëherë diplomatike marrëdhëniet me të. BRSS pretendonte se ishin nazistët qe kishin vrarë viktimat në vitin 1941 dhe jo sovjetiket ne vitin 1940 dhe sovjetiket vazhduan të mohojne përgjegjësinë për masakrat deri në vitin 1990, kur zyrtarisht Gorbacovi pranoi dhe dënoi kryerjen e vrasjeve nga NKVD, si dhe fshehjen e krimit makaber komunist nga qeveria sovjetike per nje kohe te gjate.

    Një hetim i kryer nga zyra e Prokurorëve të Përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik (1990-1991) dhe Federatës Ruse (1991-2004) konfirmoi përgjegjësinë sovjetike për masakren ne Katyn, por refuzoi ta klasifikonte këtë veprim si një krim lufte ose një akt genocidi kunder njerezimit. Hetimi u mbyll me arsyetimin absurd se autorët ishin të vdekur dhe pasi qeveria ruse nuk do t’i klasifikonte të vdekurit si viktima te regjimit komunist, rehabilitimi formal i tyre pas vdekjes u konsiderua i pazbatueshëm.

    Në nëntor 2010, Duma e shtetit rus miratoi një deklaratë që fajësonte Stalinin dhe zyrtarët e tjerë sovjetikë për urdhërimin e masakrës dhe shteti rus akordoi ndihma per familjet e viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *